Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë në BE
Rajoni

Rubin: Ka njerëz në Rusi që nuk duan ta shohin Maqedoninë në BE

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, u ka thënë të martën krerëve institucionalë në Maqedoni të Veriut se duhet të punojnë me vendosmëri në parandalimin e përhapjes së dezinformatave.

Ai është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovka, me të cilët ka diskutuar për dezinformat ruse dhe kineze dhe ndikimin e tyre ndaj gjendjes së sigurisë.

“Është e qartë se burimi kryesor i kërcënimit në këtë pjesë të botës është dezinformata e gjeneruar nga Rusia…presidenti (rus, Vladimir) Putin mendoi se mund të pushtonte Ukrainën dhe të ndante Evropën, por ai dështoi. Por kjo nuk do të thotë se Rusia nuk vazhdon të përhapë ‘helmin’ e dezinformimit dhe ndarjes”, ka thënë Rubin.

- Publicitet -

Duke folur për Rusinë, Rubin ka thënë se është i sigurt se në Kremlin ka njerëz që nuk duan që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Jam i sigurt se ka njerëz në rajon, dhe në Kremlin, që nuk duan përparim në procesin që do t’i lejojë Maqedonisë së Veriut të ecë përpara drejt BE-së.

Unë jam i sigurt se ata janë ulur diku duke menduar se çfarë të bëjnë për ta bërë atë një problem dhe gjithçka që mund të them është se Qeveria këtu do të punojë me ne për të krijuar një qasje më të gjerë shoqërore për trajtimin e dezinformimit, si institucionet, ligjet, standardet, e tjera”.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë masa për t’u përballur me efektet e dëmshme të dezinformatave që, sipas tij, kanë për qëllim të fusin frikë dhe pasiguri në popullatë, për të minuar demokracitë e tyre dhe në mënyrë të pandershme, manipuluese, në dëm të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, për të përhapur ndikime te të tretët.

“Qeveria qëndron e vendosur në luftën kundër dezinformimit dhe po krijon vazhdimisht partneritet në këtë betejë globale, me partnerë strategjikë, me shërbime të pavarura të verifikimit të fakteve, me institucionet vendase, me organizatat mediatike dhe me median.

Vetëm me qasje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse të të gjitha palëve të interesit në shoqëri do të mund të përballemi me veprimet e dëmshme të dezinformatave”, ka deklarauar kryeministri Kovaçevski.

Për rreziqet nga dezinformatat ruse ka folur edhe Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Kërcënimet hibride, duke përfshirë dezinformimin, synojnë të ulin elasticitetin tonë shoqëror dhe të shkaktojnë ndarje të brendshme dhe mosbesim të qytetarëve tek institucionet dhe efikasiteti i tyre.

Prandaj duhet të kemi një qasje të përbashkët që bashkon përpjekjet e të gjithë aktorëve të shoqërisë në përballimin e kësaj sfide”, ka thënë Petrovska.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Po si thanë, iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më negociata”, Rama ndan videon nga Brukseli
  • Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove” përfiton nga amnistia penale
  • Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale
  • Nis zbatimi i amnistisë penale, mbi 1300 persona përfitojnë lirim ose ulje dënimi
  • SHIFRAT: 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Komentet e Fundit

  1. Kastriot Saliaj Vepra artistike e Todit dote mbetet si nje trashgimi kulturore ne mendjen e publikut shqiptare per breza me radhe on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. K R on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  3. Kastriot Saliaj on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  4. K R on E dashur Europë…
  5. Shqiptar on E dashur Europë…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?