Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rubla ruse merr tatëpjetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rubla ruse merr tatëpjetën
AktualitetEkonomiKuriozitete

Rubla ruse merr tatëpjetën

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Valuta ruse rubla është zhvlerësuar në nivele që janë parë vetëm në javët e para pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Të hënën, 101 rubla ruse janë treguar me 1 dollarë amerikan, çka nënkupton zhvlerësim të valutës për 25 për qind këtë vit dhe më të madhin në 17 muajt e fundit.

Maksim Oreshkin, këshilltar ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se faji i zhvlerësimit të rublës qëndron te “politikat e lirshme tregtare”. Sipas tij, forcimi i rublës është në interes të ekonomisë ruse dhe një rënie e vlerës së saj e “komplikon ristrukturimin ekonomik dhe ndikon negativisht në financat e popullsisë”.

Oreshkin ka thënë mes tjerash se Banka Qendrore e Rusisë “i ka të gjitha mjetet e nevojshme” për ta stabilizuar situatën dhe ka thënë se pret normalizim së shpejti. Analistët besojnë se dobësimi i rublës është duke u nxitur nga rritja e shpenzimeve për mbrojtje që ndikojnë në rritje të importit dhe rënie të eksportit, sidomos në sektorin e naftës dhe gazit natyror.

- Publicitet -

Në mesin e masave që ka marrë Banka Qendrore e Rusisë, për ta luftuar këtë gjendje, është rritja e normës së interesit për 1 për qind muajin e kaluar. Ajo ka thënë se normat mund të rriten sërish nëse rubla rrezikohet. Të hënën, disa rusë në Moskë janë shfaqur të shqetësuar për dobësimin e valutës së tyre.

“Çmimet do të rriten, që nënkupton se standardi i jetesës do të bjerë. Veçse ka rënë, e do të bjerë edhe më shumë ne definitivisht jemi njerëz të varfër”, ka thënë Vladimir Bessosedny, 63-vjeçar, mësues i pensionuar. Të tjerë shpresojnë se kjo rënie është e përkohshme dhe që situata do të stabilizohet. Në janar 66 rubla janë treguar me një dollarë amerikan, mirëpo valuta e ka humbur rreth një të tretën e vlerës në muajt pasues.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)
  • I gjakosur dhe në pranga, ky është i riu që u përball i vetëm me grushte me 6 policë të FNSH
  • VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  • Balla nxjerr foton e dhëndrit të Berishës nga protesta: Po ky student është?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  2. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. demo on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  5. Gjergj on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?