Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia kryen sulme me dronë në veri dhe jug të Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusia kryen sulme me dronë në veri dhe jug të Ukrainës
Bote

Rusia kryen sulme me dronë në veri dhe jug të Ukrainës

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Infrastruktura në jug dhe veri të Ukrainës ishte cak i një sulmi në shkallë të gjerë me dronë gjatë natës të nisur nga territori rus, tha ushtria ukrainase më 18 nëntor.

Forcat ajrore ukrainase pretenduan se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 29 nga 38 dronët e prodhuar nga Irani, që u përdorën në sulm. Ky është numri më i madh i dronëve i lëshuar brenda një nate nga Rusia që nga 30 shtatori, sipas të dhënave të forcave ajrore.

“Fatkeqësisht, infrastruktura e një ndërtese të energjisë u godit në rajonin e Odesës”, u tha në njoftimin e komandës jugore të ushtrisë të publikuar në Telegram. “Një punëtor civil është plagosur dhe është hospitalizuar. Ndërtesa e administratës është dëmtuar. Ndërtesa u përfshi nga zjarri, por ai u shua shpejt”.

- Publicitet -

Dy ndërtesa po ashtu raportohet se janë dëmtuar në rajonin verior të Çernihivit, që gjendet në kufirin ukrainas mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pret që Rusia të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase të energjisë dhe ngrohjes para stinës së dimrit. Vitin e kaluar, miliona civilë mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për periudha të gjata kohore gjatë dimrit të ftohtë. Sulmet ruse gjatë dimrit ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase ishin parë si përpjekje e Moskës për të kthyer vullnetin e ukrainasve.

Zelensky tha më 16 nëntor se Rusia po “akumulon” raketa në përgatitje për sulmet e pritura, duke shtuar se mbrojtja ajrore e Ukrainës nuk do të ofrojë “100 për qind” mbrojtje, por që mbrojtja ajrore është më e mirë se vitin e kaluar.

Kievi po ashtu ishte cak i sulmeve me dronë gjatë natës, thanë zyrtarët. Sipas tyre, të gjithë dronët e lëshuar drejt kryeqytetit ukrainas u rrëzuan. Në frontin jugor, komanda e forcave të armatosura tha më 18 nëntor se trupat “po vazhdojnë të mbajnë pozicionet në lindje të bregut të lumit Dnjepër” në territorin e pushtuar nga Rusia të rajonit jugor të Hersonit.

“Mbrojtësit tanë janë duke konsoliduar pozicionet e tyre dhe sulmet ndaj pushtuesve”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase duke njoftuar se operacionet po vazhdojnë në këtë rajon.

Ka pasur raportime se forcat ukrainase kanë transportuar pajisje të rënda ushtarake dhe trupa përtej lumit, duke nxitur sugjerimet se Kievi po tenton të shënojë përparim në frontin jugor dhe të hap një linjë të re të sulmeve direkte në Gadishullin e Krimesë.

Ky gadishull ukrainas në Detin e Zi është nën kontrollin e Rusisë që nga viti 2014, kur Moska e aneksoi atë të paligjshëm.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?