Kompania e shtetit rus, Gazprom, pezulloi furnizimet e gazit natyror në Itali, duke përshkallëzuar një krizë energjetike të thelluar në Evropë.
“Gazprom informoi se nuk është në gjendje të konfirmojë vëllimet e gazit të kërkuara, duke thënë se nuk është i mundur furnizimi me gaz përmes Austrisë. Prandaj, furnizimet e sotme me gaz rus për Eni-n përmes pikës hyrëse të Tarvisio do të jenë zero”, tha Eni SpA, kompania më e madhe italiane e naftës, në një deklaratë në faqen e saj të internetit të shtunën.
Vendet evropiane kanë nxituar të gjejnë alternativa ndaj gazit rus dhe të mbrohen nga ndërprerjet e furnizimit, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin planifikon të heqë energjinë në kontinent për të ushtruar presion mbi Bashkimin Evropian si shkak i sanksioneve të vendosura nga pushtimi i Ukrainës.
Ndërprerja e gazit italian vjen disa ditë pasi shpërthimet nënujore dëmtuan tubacionin kryesor të gazit Nord Stream që lidh Rusinë me Evropën.
a.m/dita
