Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia paralajmëron se mund të godasë satelitët perëndimorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia paralajmëron se mund të godasë satelitët perëndimorë
AktualitetBote

Rusia paralajmëron se mund të godasë satelitët perëndimorë

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë që Moska të rrëzojë satelitët komercialë perëndimorë që sikurse tha, po përdoreshin për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës. Paralajmërimi vjen ndërsa Rusia po vazhdon fushatën e saj të bombardimit të infrastrukturës jetike ukrainase.

Ky kërcënim, nëse bëhet realitet, në mënyrë të pashmangshme do të nxiste frikën për përshkallëzim të konfliktit dhe rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Perëndimit.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara apo kompanitë ofruese të satelitëve komercialë.

- Publicitet -

Konstantin Vorontsov, një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme ruse, tha se përdorimi i satelitëve perëndimorë për të ndihmuar operacionet ushtarake të Ukrainës ishte “një prirje jashtëzakonisht e rrezikshme”.

“Infrastruktura pothuajse civile mund të jetë një objektiv legjitim për një sulm hakmarrës”, i tha ai një strukture të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se përdorimi i satelitëve të tillë nga Perëndimi për të mbështetur Ukrainën ishte “provokues”.

“Po flasim për përfshirjen në një konflikt të armatosur të komponentëve të infrastrukturës hapësinore civile, përfshirë atë komerciale, nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”, tha zoti Vorontsov.

Ai nuk përmendi ndonjë kompani specifike satelitore, megjithëse në fillim të këtij muaji Elon Musk tha se kompania e tij ‘SpaceX’ do të vazhdojë të financojë shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë, duke nënvizuar atë që e quajti, nevojë për të kryer “vepra të mira”.

Rusia ka një aftësi të konsiderueshme sulmuese hapësinore, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 2021, Rusia lëshoi një raketë anti-satelitore për të shkatërruar një nga satelitët e saj.

Në muajin gusht Moska akuzoi Shtetet e Bashkuara për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftë pasi Vadym Skibitsky, zëvendës kreu i zbulimit ushtarak të Ukrainës, i tha gazetës britanike ‘Telegraph’ se Kievi po përdorte sistemet HIMARS, të furnizuara nga SHBA, duke u bazuar në ato që ai i quajti imazhe satelitore të shkëlqyera dhe informacione në kohë reale.

Imazhet satelitore të zonës së konfliktit të kapura nga kompanitë komerciale satelitore amerikane, publikohen çdo ditë në Twitter nga ekspertë të zbulimit, të cilët vënë në pah koordinatat që dëshmojnë dobësi të mundshme ushtarake të trupave ruse./ VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    October 28, 2022 at 12:38 am

    Te lutemi shume mos godisni ato dy satelitet Shqiptare qe me te shtyre i nisem ne orbite

    Reply
  • ?+ says:
    October 28, 2022 at 6:17 am

    po të lexosh gazetën “sot” so mendosh që i erdhi fundi botës.
    faktikisht kjo gazetë ka tër kohën që ktë pun bën.
    u mban ison ktyre. edhe kta nuk bëjnë dot gjë. thhesht na frikëspjnë ne se duan të na shfrytëzojnë përjetë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?