Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ryshfet për të mbyllur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkon burg për ish-shefat e Policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ryshfet për të mbyllur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkon burg për ish-shefat e Policisë
AktualitetKronike

Ryshfet për të mbyllur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkon burg për ish-shefat e Policisë

Published: February 24, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) lexoi konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkoi që dënimi të ulet në 2 vite e 8 muaj dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Për ish-shefin e Hetimit të Aksidenteve, Sokol Novakun, SPAK kërkoi të njëjtin dënim.

Ndërsa për Bledi Belbën, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, pezullimin e dënimit dhe konvertimin e tij në shërbim prove.

- Publicitet -

Për oficerin e OPGJ-së, Edison Tabaku, organi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e një të tretës së dënimit për shkak të procedurës së shkurtuar.

Sa i përket Ergest Vrionit, i cili i dha një shumë parash Edison Tabakut për të fshehur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, dënimi të ulet në 1 vit e 4 muaj dhe të pezullohet, duke e vendosur Vrionin në shërbim prove për këtë periudhë.

SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e parave që iu dhanë Edison Tabakut. Hetimet treguan se Zeka, në bashkëpunim me dy ish-zyrtarë të policisë, kanë marrë para nga Ergest Vrioni, në mënyrë që aksidenti i shkaktuar nga bashkëshortja e tij, Anisa Vrioni, të mos referohej në prokurori dhe të mos nisnin hetimet.

Sipas prokurorisë, u kërkuan 2000 euro me qëllim që Anisa Vrioni të mos arrestohej për shkaktimin e aksidentit me disa të plagosur, ndërsa paratë u kërkuan të jepeshin në mënyrë të menjëhershme.

Personat që i kanë dhënë shumën e parave Edison Tabakut kanë qenë Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • MASAT E REJA: Nga ulja e TVSH për ushqimet dhe naftën te taksat e rritura për dividentin, vilat në bregdet dhe ujin e pishinave
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit

Komentet e Fundit

  1. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  2. demo on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  3. Durrsaku on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Remo on Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?