Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?
EkonomiLajmi i fundit

Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?

Published: October 8, 2025
Shpërndaje

Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona. Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës. Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.

Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%. Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj.

Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritja e referencave në masën 196% për këtë zonë. Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë. Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.

- Publicitet -

Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.

Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019. Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.

Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%. Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Doni me per Belul Ramen? says:
    October 8, 2025 at 3:19 pm

    Ja ketu komentoni more, se ketu e keni dhe haberin me te mire per vitin e ri qe po vjen
    Tarifa te reja per rritje te reja taksash per shtepite e dyqanet, si mase e pare kjo per vitin 2026 per te frenuar ca pasurimin e mireqenien pa dogane qe qeveria Rama i ka bere e do ti beje me tej shqiptareve te pasur apo te varfer qofshin (ketyre te fundit ca me shume ngaqe eshte dhe kreu i partise “prane shtresave ne nevoje”)
    Ta gezojme suksesin e rradhes se qeverise Rames. RRITJEN E TAKSAVE PER SHTEPI E DYQANE. Me Ramen ne krye te tilla suksese jane te garantuara.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 8, 2025 at 5:40 pm

    Dyqan s`kam.Apartamentin e kam blere pas 47 vjet pune 20 ne komunizem 27 ne maskarallek demokraci hajdutesh.Cfare taxe kerkon ti?Mos me dhe ndonje kredi pa interes? Shko or pirdhu maskara!Shko merr taxa tek oligarket,qe ju jep tendera e u fal detyrimet cdo fund viti. C`ke me fukarejte?

    Reply
  • Edi says:
    October 8, 2025 at 5:55 pm

    Taksa per shtepi nuk duhet te kete
    Kush ka 2 shtepi e lart po

    Reply
  • tefik says:
    October 8, 2025 at 6:01 pm

    Plehra gjoja rriten pensionet 2.5% dhe pastaj rrisin taksen e shtepise dmth na I marrin mbrapsh edhe ate palo rritje pensionin.

    Reply
  • Pavlin says:
    October 8, 2025 at 7:25 pm

    e mira do ishte qe keto taksa te vendosen per ato shtepi dhe dyqane qe do te blihen nga 1 janari 2026 e në vijim , por jo per keto qe kemi,se boll paguajme kaq sot per sot dhe po na detyroni tis hseim e te ikim krejt prej ketu se nuk e perballojme dot per te madhin zot.

    Reply
  • Dashi says:
    October 8, 2025 at 7:37 pm

    Tefik , kush të ka thënë që u rritën pensionet ? Askush . U bë indeksimi në bazë të inflacionit , që është detyrim i përvitshëm për të gjitha shtetet evropiane . Gjermania i indeksoi 2.2 % , Franca 1.8 % , Italia 2.3 % e kështu me rradhë , në bazë të inflacionit të çdo shteti . Ndërsa Edi më sipër mirë e ka , logjikisht nuk duhet të ketë taksë për shtëpinë e banimit , por për të dytën e lart . Në disa vënde të BE-së taksohet shtëpia e parë , në disa jo . Për stadin ekonomik të Shqipërisë , nuk duhet të taksohet banesa e vetme .

    Reply
  • Detari says:
    October 9, 2025 at 4:33 am

    vini minare baneses dhe nuk paguni taksa.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 9, 2025 at 5:39 am

    Konkretisht cfare paguhet si “takse shtepine” ? Tek fattura e ujit? Nqs une banoj ne shtepine primare, ku kam edhe rezidencen nuk paguaj asnje takse per pronesine e shtepise. Nqs kam 3 shtepi dhe rezultoj une posedues (s’po e quaj pronar), ate here per shtepine primare ku banoj vete dhe jam rezident nuk paguaj. Paguaj per dy te tjerat takse shtepie por Jo per te treja. A ne sqaron dikush qe eshte keshtu apo ndryshe?

    Reply
  • Edi says:
    October 9, 2025 at 7:53 am

    O dudum
    Nuk Eshte ashtu si thua ti
    Duhet te jete ashtu si thua ti

    Reply
  • Tartari says:
    October 9, 2025 at 10:29 am

    Ligj mbi ligjet, ne nje shtet demokratik Ligjet kane fuqi vetem paravepruese dhe jo pasvepruese! Pra, nga momenti qe ligji del ne fletoren zyrtare e ne vazhdim!

    Reply
  • Afrimi says:
    October 9, 2025 at 11:17 am

    Kush di të më tregojë, në cilin institucion mund të marrë informacion për lartësinë e tatimit për apartamentin tim tek Shkëmbi i Kavajës?
    Ju falemnderit

    Reply
  • xxx says:
    October 10, 2025 at 6:10 pm

    Ska ekonomi ky prandaj parane e nxjerr sa duke shit e sa duke taksuar toka shteterore e banesa. I vetmi biznes qe ky xhiron eshte Real Estate. Ndaj esht kreu i komisionit te Rregullimit Territorit, ai i komisionit Investitorve Strategjik etj etj si keto. Edhe Turizmen e nxit vec te tjerash per me kriju Treg per Real Estate…. Banesa e territore tonat po shiten nder te huaj ne heshtje, nderkohe qe vendasit i perze me metoda si pun e ktyre rritjeve arbitrare taksash, apo dhe me keq ne periferi e fshatra.
    Ka borxhe gjer ne fyt, arka shtetit bosh, e shpenzime luksi per vete e klanin, ulurime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Dhjetëra makina nga Europa, diaspora i bashkohet protestës në kryeqytet
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?