Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? Numri i përfituesve rritet, financimi mbetet në “vend”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? Numri i përfituesve rritet, financimi mbetet në “vend”
EkonomiLajmi i fundit

Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? Numri i përfituesve rritet, financimi mbetet në “vend”

Published: 2 Shtator, 2024
Shpërndaje

Rritja e perfomancës së të ardhurave në buxhet dhe rialokimet që u bënë me anë të aktit normativ, nuk prekën fondin e parashikuar për indeksimin e pensioneve dhe as për bonusin e pensionistëve.

Referuar aktit normativ për ndryshime në buxhet , fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar në 4.137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3. 650 milionë lekë. Fond ndahet midis skemave, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Por pavarësisht se numri i përfituesve në skemë në gjysmën e dytë të vitit është rritur, fondi i parashikuar është i njëjtë si në buxhetin fillestar dhe nuk ka ndryshuar.   Sipas ligjit, indeksimi i pensioneve bëhet në muajin Tetor, ndërsa bonusi shpërndahet në festat e fundvitit.

- Publicitet -

Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të siguruara nga SCAN TV,  bëjnë me dije se deri në Qershor 2023, numri i pensionistëve përfitues ka arritur në 713.333 individë, me një rritje prej 8334 përfitues më shumë se fundviti që lamë pas.

Ndërsa totali i përfituesve nga skema e sigurimeve shoqërore në fund të Qershorit 2024 rezulton 796.563 me një rritje prej 7136 përfitues në raport me Dhjetorin 2024.

Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën e madhe që ekziston midis pensioneve të lidhura para vitit 2015 kur u ndërmor reforma e parë, dhe atyre e lidhura pas saj, të cilat janë më të larta.

Një nga diskutimet është alokimi i indeksimit, pasi aktualisht indeksohet totali që marrin pensionistet dhe formati i indeksimit të çdo elementi të pensionit do dojë një rishikim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Komente
  • edi thotë:
    2 Shtator, 2024 te 7:53 am

    E morem vesh qe pensionet jane rritur aq shume sa qe nuk e dijme ku ti çojme gjithe ato leke por un kisha nje pyetje, çfar u be me njohjen e viteve te punes me Italine ose ndryshe marreveshja Rama- Meloni ?

    Përgjigjiuni
  • Vigjilenca thotë:
    2 Shtator, 2024 te 9:41 am

    Indeksimi i pensioneve nuk është bërë që nga prilli i vitit 2023. Indeksimi i pensioneve që është i detyruar të bëhet nga qeveria çdo vit, nuk ka qenë i llogaritur në vlerën e duhur. Rritja e çmimeve bën detyrimisht dhe një tvsh më të rritur. Në vendin tonë tvsh që është 20 %për çdo artikull është më e larta se në shumë vende të Europës. Se në shumë vende tvsh për artikujt e shportës(artikujt e domosdoshëm është 6_9%ndërsa për artikujt e ndryshëm varion deri në maksimum 22%.E Si mund të flasësh për indeksim me një %qesharake,pastaj mos të flasim për kohën që ka kaluar(një vit e gjysmë) që i bien një poshtërim total për këta njerëz me këtë status. Për ata që s’kanë ndihmë nga fëmijët mundësia më e madhe është varfëri e tejskajshme, gjë që kryeministri ynë nuk e pranon, turpi e mbuloftë për këtë thënie të papërgjegjshme.

    Përgjigjiuni
  • Theodor thotë:
    2 Shtator, 2024 te 10:51 am

    Ushtarakët marrin suplement ,(pension 500-600mij) gjithë jetën kanë shtypur barin me bythe, njëherë që duhet të mbronin depot i shqyen..Saliu mund të çmëndej..këta duhet të bënin detyrën, për këtë nder që i bën shqiptarëve po nderohen, ata që u roptuan për këtë vend (inxhinier, mësues mjek) duhet të luftojnë me minimumin jetik!!…koha që ing . mjek mësues duhet të reagojnë! Duke pritur talljen e radhës!👍

    Përgjigjiuni
  • Vlonjati thotë:
    2 Shtator, 2024 te 2:35 pm

    Edi , marrveshja Itali-Shqipëri për njohjen e pensioneve midis dy vendeve, ka filluar zbatimin e saj qysh në korrik 2024 . Nuk ka asnjë pengesë për të gjithë të interesuarit.

    Përgjigjiuni
  • Violeta Myhedin thotë:
    2 Shtator, 2024 te 7:32 pm

    Është me mir te mbyllin gojën e mos të flasim me fare për pensjonistet ,për ne brezi që punuam dhe i dham dinjitet familjes ,shoqeris,vendit.Ju lutemi zotërinj qeveritar na lini në hsllet tona dhe mos vazhdoni me e gënjeshtra për gjeneratë ton.Po jeni ju të ngopur me shumat e majme që merni nga të gjitha anët në tepsi,kazan etj në të ngopur jemi me lug bosh.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedia në Shkodër, kush ishte KAPITENI i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë!
  • Manisë së kullave në Tiranë nuk i shpëtojnë as religjionet, kullë e re te “Rruga e Kavajës” nga Kisha Ortodokse!
  • BE-ja pas koncertit të Thompsonit: Dënojmë çdo shprehje të fashizmit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Elon Musk themelon partinë e tij “America Party”: Nuk jemi në demokraci, do t’iu kthej lirinë
  2. TRENI në Trump sulmon Elon Musk: Ka dalë nga binarët, më vjen keq! Partitë e reja nuk funksionojnë në Amerikë
  3. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. TRENI në Trump sulmon Elon Musk: Ka dalë nga binarët, më vjen keq! Partitë e reja nuk funksionojnë në Amerikë
  5. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?