Një kështjellë me vlerë rreth 2.6 milionë euro, dy apartamente, llogari bankare me mbi 2 milionë euro dhe mjete motorike janë disa nga pasuritë e identifikuara në Francë që sipas SPAK i përkasin biznesmenit Ermal Beqiri, i cili disa ditë më parë u arrestua në Francë pasi ishte shpallur në kërkim nga GJKKO.
SPAK bën të ditur se pas bashkëpunimit me autoritetet franceze janë evidentuar një sërë asetesh të dyshuara me origjinë kriminale, për të cilat i është kërkuar palës franceze sekuestrimi.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime për llogari të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llogari të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.
Ndaj personave nën hetim dhe konkretisht shtetasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme te Shkalles se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.
Me shkresën nr. 43981 prot, datë 24.12.2025, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zyrës Qendrore Kombëtare, Interpol Tirana, shpallja në kërkim ndërkombëtar të këtyre shtetasve ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice)
Më datë 19 qershor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kontaktuan Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në gjetjen e shtetasit E. B, në kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej në territorin e Republikës Franceze.
Në momentin e kësaj kërkese, shtetasi E.B ishte subjekt i një “Njoftimi të Kuq” (Red Notice) të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve gjyqësore shqiptare për qëllime arrestimi dhe ekstradimi. Pas marrjes së kësaj kërkese, SSI kontaktoi menjëherë Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) Franceze, duke mundësuar fillimin e menjëhershëm të hetimeve në territorin francez. Po atë ditë, u vendos një bashkëpunim i ngushtë me Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO).
Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj,
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.
Këto hetime, të kryera nga Brigada Kombëtare e Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF), çuan gjithashtu në zbulimin e automjeteve që mund të ishin përdorur nga personi në kërkim dhe lejuan që operacionet në terren të përqendroheshin më saktësisht në atë zonë gjeografike.
Njëkohësisht, u angazhua Zyra Qendrore për Luftën kundër Krimit të Rëndë Financiar (OCRGDF) për të kryer hetime financiare lidhur me asetet kriminale të identifikuara në Francë dhe për të përgatitur — në koordinim me autoritetet gjyqësore franceze dhe shqiptare masa sekuestrimi që do të zbatoheshin në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
Që nga data 19 qershor 2026, shkëmbimet operacionale midis Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (SSI), magjistratit ndërlidhës dhe shërbimeve të policisë gjyqësore kanë qenë të vazhdueshme. Ky koordinim i përditshëm ka mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe përshtatjen e vazhdueshme të hetimeve.
Më datë 24 korrik 2026, shtetasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Hetimet gjyqësore po kryhen tani nga njësi të specializuara të Drejtorisë Kombëtare të Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me SPAK-un.
Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht për të mundësuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të identifikuara në territorin francez, në kuadër të mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor.
Me kërkesë te Prokurorisë së Posaçme autoritetet franceze kane kryer kontrollin personal si edhe të disa ambienteve në pronësi të shtetasit E.B., ku janë sekuestruar sende qe vlerësohen me interes për procedimin penal.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ti përcjellë autoriteteve kompetente të Republikës së Francës, kërkesa për ekstradimin nga Republika e Francës në Republikën e Shqipërisë së shtetasit E.B.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Po jo moj Dita
Keta jane fukarenj, jetojne me qira, mezi mbyllin muajin
E ka thene vetë kumandar Shurreli
E konfirmon edhe xha Teme analisti te dominoja lagjes
Me.vjen turp nga vetja qe kam votuar edi ramen
Jam i vetmi komentues,qe diten e themelimit e inkurajoj vazhdimisht SPAK.,.Me aq mundesi sa ka eshte i vetmi Institucion ne kete vend,qe punon, I dha fund pandeshkueshmerise ne Nivele te larte te hajduterise Pushtetare.
Provuan burgun Sajmir Tahiri,Erion Veliu,Ilir Beqja,Cyrbje,Tyrbja,Ilir Meta,Koka,Beqiri,etj.Jane nja dy Tiranosaure,qe po bejne kerdine dhe SPAK nuk ka takate ti plase ne burg,.Ka.Me keta te dy duhet te merret populli,sepse keta kan garde,polici me 140 vota ne parlament,qe nuk e lejne SPAKUN ti arrestoje.
Ec perpara SPAK,prangat AKSHIT,me mire SPAK,se Hic..
Prisni, prisni. S’kemi pare gje akoma!
Kur ka bërë kaq lekë, ky dhëmb prishuri, imagjinoje Ramën, Salën, Monën, Belën me kompani…..
Shqiperia mund te qendrojë në këmbë vetëm me diktaturë .
E pamë , e shohim perdite se ç’mut demokraci ndertuam – gënjeshtra e hipokrizi , ky popull debil , injorant e frikacak nuk mund te jetojë pa u hequr per kapistre . Jo rrastesisht po tkurremi perdite si popullsi dhe si territor .
Keta hajdute që dalin perditë frymezohen dhe mbrohen nga kryehajduti , k/ministri Rama .
Ne llapim kot , ne Shqiperi e ka marre ferra uraten .
Po u perbetua grua me femije te vegjel jeton me qera….
Vilat e argites dhe shkerdhenit
Ortaku shkerdhenit eshte ermali.
Understand
Djersën dhe gjakun me breza të këtij populli e grabitën ujqërit e politikës shqiptare.
Sa shumë u lodh dhe u poshtërua ky popull!!
Konfiskim total i pasurisë së politikanëve gjakpirës, të shumtë në numër dhe të bashkuar me njëri _tjetrin për krime mbarë popullore.
Duke filluar nga Berisha, Meksi, Fullanë,Ruli,Noka
dhe Memia eGjana pa harruar dhe mafiozin Fatmir Mediu duke vazhduar me Ed Ramën, Ahmetaj, Balluku dhe këto me mafiozët e tyre, më pas Meta, Kryemadhi, xhixho dhe të tjerë dhe lista vaxhdon…….
Ja kush e vodhi dhe e shkatërroi këtë vend.
Sa shume janë, sa gjak i morrën këtij populli, sa e drobitën shqiptarin dhe e poshtëruan në këtë gjysmë shekull.
Njërëz, vendosni në krye të protestës të mënçurit dhe të urtët në të kundërt do të themi se ishte njëherë një popull shqiptar në Ballkan.
Me shumë dhimbje dhe keqardhje një shqiptar i ndershëm.
I Nderuar Mentor, tashme mafia e krimi ne pushtet e politike ,ka fuqi te tmerrshme ekonomike, qe ka bere e do beje gjithshka per ruajtjen e pushtetit te tyre me cdo mjet. Nuk eshte e rastesishme qe ata jane bashke, kujtoj ketu manifestimin popullor qe e zhbene me hordhine e Salihut, nuk eshte e rastesishme qe kater vete dhane jeten ne 21 Janar , per Edi Ramen dhe PS, me shpresen per nje jete me te mire , dhe Shqiperi me te vertete demokratike e te gjithe shqiptareve, por u genjyen , kjo ishte goditja me fatale per popullin e ndershem e patriot, qe duhet te ishte realisht zot i fateve te vendit.Shpresa e plagosur prej dhjetevjecaresh, u vra perfundimisht nga bandat e hajduteve. Shqiperise kurre nuk i kane munguar burrat ne momentet me kyce te historise se saj, ashtu sic do te duhet te ndodhe dhe tani, por jo nga veglat e atyre qe na sollen deri ketu. Populli e ka fjalen. Intelektualet e vertete , populli duhet te marrin pergjegjesite e tyre , dhe jo te lidhur me interesa te castit , ku cdo gje mund te blihet , perpara se te perfundojme ne gremine.Behet fjale per te ardhmen e ketij vendi.Ky vend ka zot.
I Nderuar Mentor, tashme mafia e krimi ne pushtet e politike ,ka fuqi te tmerrshme ekonomike, qe ka bere e do beje gjithshka per ruajtjen e pushtetit te tyre me cdo mjet. Nuk eshte e rastesishme qe ata jane bashke, kujtoj ketu manifestimin spontan popullor qe e zhbene e degjeneruan me veglat e tyre e hordhine e Salihut , nuk eshte e rastesishme qe kater vete dhane jeten ne 21 Janar , per Edi Ramen dhe PS, me shpresen per nje jete me te mire , dhe Shqiperi me te vertete demokratike e te gjithe shqiptareve, por u genjyen , kjo ishte goditja me fatale per popullin e ndershem e patriot, qe duhet te ishte realisht zot i fateve te vendit.Shpresa e plagosur prej dhjetevjecaresh, u vra perfundimisht nga bandat e hajduteve e te shiturve. Shqiperise kurre nuk i kane munguar burrat ne momentet me kyce te historise se saj, ashtu sic do te duhet te ndodhe dhe tani, por jo nga veglat e atyre qe na sollen deri ketu. Populli e ka fjalen. Intelektualet e vertete , populli duhet te marrin pergjegjesine , dhe jo te lidhen me interesa , ku cdo gje mund te blihet , perpara se te perfundojme ne gremine.
Po ca ujqer o Mentor, keta jane ca copa qelbesirash qe populli shqiptar ka vendosur tu perrulet..
Eshte ne mendesine e shqiptarit lapanjoz tu lepije bythen atij qe ka ne dore me shume.
I ben shteti kriminel i Rames qelbesirat me fuqi.
Vete, keto fytyra nuk do hanin dot as mut, ate qe jep Mutedhenesi Kerminister i ketij shteti
Burrat shqiptare qe rrine kafeneve dhe bejne muhabete ndyresirash..keta jane ata qe e lene kete pleren te behet “ujk”
Mos na hapni barkun
Krim pas krimi, qe ngaçirmanidat, ari i shtetit, nafta, minierat, bamka qendrore-Fullanët, energjoa, shendetesia, pronat, tatimei, doganat, tenderit me para buxheti, …secili me kriminel se tjetri.
Shqiptart e bashkuar, pushtetarët te tmerruar.
Ju erdhi fundi!
Mirmengjes o moterqira patronazhista
Keni gje per te thene per ermal bythqirin ?
Te ishte per SPAK ky hajduti i RAMES do jetonte edhe 1000 vjet si boss. Thuaj e zuri haku i popullit te vjedhur qe e kapen Francezet dhe hajde ti marre meritat SPAK. Po ta lexosh artikullin me vemendje e kupton genjeshtren e SPAK dhe lajmi francez. SPAK eshte organizate noterejale e NARKO SHTETIT RAMOVIÇ
Ka plot sufllaqexhinj si puna jote qe sulmon spakun per hesap te SaliEdit.
Pa spak nuk leviz Drejtesia dhe Policia franceze dhe e asnje vendi jashte shtetit. Zoteria ka qene ne ndjekje prej kohesh. Ka tentuar te manovroje por e kane zene. Tani shpresojme qe Ministria e Drejtesise se SaliEdit mos te vonoje procedurat e ekstradimit per te mbrojtur SaliEdin, Linden dhe Belen qe po lufton te mbetet shtatzene qe mos te shkoje ne burg.
Stop Sufllaqeve te SaliEdit se bejne dem per trupin dhe shendetin!
Le te shpertheje urrejtja popullore!
Mirmengjes o moterqira patronazhista
Keni gje per te thene per ermal bythqirin ?
Me keto shifra qe lexojme per Belen, Gysin, kete Beqirin dhe rilindasit e tjere, 700 mije eurot e bllokut te Ilir Metes, per te cilat dolem ne bulevard me 21 janar dhe lame pas 4 viktima, duken si qindarka.
Ketu nuk eshte problemi ky qe ka vjedhur po ketu eshte grup i mah se te blesh ne france keshtjellen apo 1 studio eurot duhen me banke.
Kshu qe te transferosh kaq euro pa dallaverin e bankes ne shqiperi nuk ka mundsi.
U QR