Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa fitues do pranohen në degët “Master” dhe “Bachelor” tek Drejtësia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa fitues do pranohen në degët “Master” dhe “Bachelor” tek Drejtësia
AktualitetLajmi i fundit

Sa fitues do pranohen në degët “Master” dhe “Bachelor” tek Drejtësia

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

Rreth 1105 studentë të rinj do të mund të vijojnë për herë të parë studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në programin e integruar të ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, si dhe programet e studimit të ciklit të dytë “Master” të nivelit shkencor dhe profesional.

Sipas vendimit të marrë më herët në lidhje me kuotat e pranimeve që do të realizohen për vitin e ri akademik 2022-2023, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar për këtë fakultet 640 kuota pranimi, fituesit e të cilave do të përzgjidhen në garën që do të zhvillojnë maturantët dhe kandidatët e tjerë që konkurrojnë për vijimin e studimeve në degën e Drejtësisë.

Ndërsa në programet e nivelit të dytë do të pranohen në total 465 kandidatë për të dy ciklet e studimit, ku 330 prej tyre do të mund të frekuentojnë studimet në tre degët e “Masterit Shkencor”, ndërsa 135 janë kuotat e miratuara për pranimet e reja në katër programet e studimit në “Master profesional”.  Ndarjen e plotë të kuotave për secilin nga tetë programet e studimit që zhvillohen në të dy ciklet e këtij fakulteti e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Kriteret e pranimit për maturantët

Maturantët kanë përmbyllur tashmë ciklin e Maturës Shtetërore 2022 dhe po bëhen gati për të vijuar me procedurat e konkurrimit për vijimin e studimeve të larta. Referuar kushteve të përcaktuara më herët për konkurrimin në degën e Drejtësisë, e cila njëherësh është edhe një ndër programet më të preferuara në radhët e maturantëve, sipas formulës së shpallur më herët, përzgjedhja e fituesve do të bëhet në tre kritere vlerësimi, që janë: mesatarja e shkollës së mesme, ajo e provimeve të Maturës Shtetërore 2022, si dhe mesatarja e lëndëve formuese që vetë Fakulteti i Drejtësisë i ka përcaktuar si prioritet për pranimet në këtë degë.

Për secilin prej kritereve të përmendura më lart, është vlerësuar edhe ndikimi që do të kenë në shpalljen e fituesve që do të vijojnë për herë të parë studimet në këtë fakultetet përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023. Sipas formulës së përcaktuar, 40 për qind të pikëve të rezultatit final maturanti do t’i sigurojë nëpërmjet mesatares së shkollës së mesme, teksa me 10 për qind të pikëve do t’i sigurojë nga vlerësimi mesatares së provimeve të Maturës Shtetërore.

Ndërkohë që sasinë më të madhe të pikëve rreth 50 për qind do të sigurohen nga vlerësimi i mesatares së gruplëndëve formuese të përcaktuara si prioritet. Sa i takon këtij kriteri, më herët janë përcaktuar si lëndë preferenciale nga vetë fakulteti, lëndët gjuhë shqipe, gjuhë e huaj, letërsi, qytetari, histori, ekonomi dhe matematikë. Tre lëndët që kanë ndikimin më të madh, e që vlerësohen maksimalisht sa i takon këtij kriteri, janë: gjuha shqipe, letërsia, si dhe gjuha e huaj, ku secila prej tyre ka 10 për qind të ndikimit në rezultatin final të pikëve që do të sigurojë aplikuesi në këtë degë. Ndërsa lëndët e tjera të kësaj liste vlerësohen me 5 për qind të ndikimit në rezultatin final që do të sigurojë kandidati që aplikon për këtë program studimi. Mesatarja e këtyre lëndëve do të llogaritet nga të gjitha vlerësimet që maturanti ka marrë po në këto lëndë të zhvilluara përgjatë tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë këtu edhe notën e provimit të Maturës Shtetërore nëse maturanti e ka përzgjedhur për ta dhënë si lëndë me zgjedhje

Gjithashtu është përcaktuar edhe koeficienti me të cilin Fakulteti i Drejtësisë vlerëson ccdo lloj të shkollës së mesme. Kështu, më shumë shanse për të qenë fitues në këtë program studimi kanë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollave të mesme të përgjithshme, seksioneve dygjuhëshe, etj, pasi këto profile shkollash vlerësohen me koeficientin maksimal 1.2, ndërsa profilet e shkollave profesionale vlerësohen me koeficientin 1.0.

 

Kriteret e pranimit në programet “Master”

Ndryshe nga sa ndodh me ciklin e parë, konkurrimi për kuotat e pranimeve në degët “Master” do të zhvillohet me anë të dosjes së dokumenteve, ku çdo kandidat sipas afateve të përcaktuara do të duhet të paraqitet për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.

Janë përcaktuar tashmë edhe prioritetet që do të ndiqen në shpalljen e fituesve që do të mund të ndjekin programet e ciklit të dytë. Kanë të drejtë që të aplikojnë për kuotat e ciklit të dytë, të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet e ciklit të parë dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, programi i studimit të kryer duhet të jetë i licencuar dhe i akredituar në momentin e diplomimit të studentit. Po ashtu mund të konkurrojnë edhe kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit, e në këto raste ai është i detyruara që të kryejë edhe njehsimin e diplo0mës pranë QSHA-së.

Sa i takon kushteve të pranimit për këtë cikël, autoritetet e Fakultetit të Drejtësisë bëjnë me dije se do të zbatohen këto kritere pranimi: Nota mesatare minimale 6.5 për të aplikuar në programet “Master shkencor”, mesatarja minimale që duhet për të konkurruar për programet “Master profesional” është nota 5.

Për kandidatët që do të konkurrojnë për kuotat e miratuara në degët e “Masterit shkencor” një tjetër kriter i rëndësishëm aplikimi është edhe njohja e një prej 5 gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian, sipas testeve ndërkombëtare të licencuara nga MAS (anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Kuotat fillestare do të plotësohen duke u dhënë prioritet aplikantëve që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në këtë fakultet, si dhe aplikantëve që kanë përfunduar studimet e nivelit të parë në institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit. Nëse në përfundim të vlerësimit të këtij prioriteti do të ketë sërish kuota të lira, plotësimi i tyre do të vijojë me kandidatët e tjerë që kanë përfunduar studimet në ciklin e parë të fakulteteve të tjera publike në vend. Ndërkohë që të fundit si prioritet në përzgjedhje do të jenë kandidatët që kanë kryer studimet e larta në institucionet e tjera jopublike të arsimit të lartë.

Në dokumentacionin që duhet të dorëzoni në dosjen e konkurrimit duhet të përfshini detyrimisht: formularin e aplikimit të plotësuar në mënyrë sa më të saktë, diplomë dhe listë notash të ciklit të parë, të njehsuara me origjinalin, dëftesë pjekurie ose diplomë dhe certifikatë notash e shkollës së mesme, të njehsuara me origjinalin, 2 fotografi standarde personale, fotokopje të mjetit të identifikimit, si dhe certifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj që duhet vetëm për aplikantët që do të garojnë për kuotat e miratuara në programet e studimit të nivelit “Master i shkencave”.

Duke qenë se kërkesat për studimet të këtij cikli janë më të larta se sa kuotat e miratuara për çdo program, ekspertët bëjnë me dije se studentët fitues do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studimet e ciklit të parë (Bachelor) dhe prioriteteve të përmendura më lart.

KUOTAT DHE KRITERET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE “BACHELOR” (PROGRAM I INTEGRUAR)

  • Dega Drejtësi  640 kuota pranimi

Kriteri 1

Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40 për qind.

Kriteri 2

Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 10 për qind.

Kriteri 3

  • Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind
  • Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind
  • Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind
  • Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind
  • Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind
  • Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind
  • Matematikë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH) 5 për qind

Koeficienti i shkollës së mesme

  • Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e

kanë koeficientin 1.2

  • Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0

KUOTAT E PRANIMIT NË CIKLIN E DYTË MASTER SHKENCOR

  • Drejtësi, me profil “E Drejtë Civile” 110 kuota
  • Drejtësi, me profil “E Drejtë Penale” 110 kuota
  • Drejtësi, me profil “E Drejtë Publike 110 kuota

KUOTAT E PRANIMIT NË CIKLIN E DYTË MASTER PROFESIONAL

  • E Drejtë Civile 25 kuota
  • E Drejtë Penale 30 kuota
  • E Drejtë Publike 20 kuota
  • EU Business Law 60 kuota

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?