Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet
EkonomiLajmi i fundit

Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i qirave, ushqimeve dhe shërbimeve.

Sipas një përllogaritjeje zyrtare orientuese të shpenzimeve mujore, një i ri që jeton vetëm në kryeqytet, paguan qira dhe ka një jetë sociale modeste, mund të shpenzojë nga 76 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj nëse është student dhe ka tarifa shkolle për të paguar.

Kostot janë ndjeshëm më të larta krahasuar me disa vite më parë, kur për një buxhet të ngjashëm vlerësohej se mjaftonin 350–450 lekë në euro në muaj.

- Publicitet -

Shtrenjtimi ka prekur pothuajse çdo kategori të konsumit, por rritja më e fortë është regjistruar te qiratë, që përbëjnë edhe shpenzimin më të madh të një personi që kërkon të jetojë në mënyrë të pavarur.

Për të rinjtë që janë në fillim të karrierës, kostot e banimit dhe të konsumit të përditshëm po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve vetëm me një pagë, duke nxitur bashkëjetesën me persona të tjerë ose qëndrimin më të gjatë në familje.

Ndërkohë që pagat janë rritur me ritme më të ulëta se çmimet, studentët paguhen më pak se pjesa e tjetër e të punësuarve. Për shkak të orareve më të kufizuara dhe mungesës së përvojës studentët punojnë në punë që paguhen pak dhe kanë paga 35-55 mijë lekë në muaj.

Qiratë, shpenzimi më i madh, deri në 600 euro për një apartament 1+1

Qiraja zë peshën më të madhe në buxhetin e një të riu që jeton vetëm në Tiranë. Në rang vendi indeksi i çmimeve të qirave u rrit me 20% ndërmjet 2015-2025, sipas INSTAT, por në Tiranë rritja është shumëfish më e lartë.

Para pandemisë një garsonierë ose apartament 1+1 në zonat jo qendrore mund të merrej me qira për 200–300 euro në muaj.

Sot, një apartament i ngjashëm në zonat dytësore ose pranë qendrës kushton rreth 350–500 euro në muaj, ndërsa në disa zonat afër universiteteve dhe vendeve të punës i kalon të 600 eurot në muaj,

Në periudhën janar – qershor 2026, sipas të dhënave të agjencisë imobiliare “Century 21” (të analizuara në bazë të transaksioneve, për 13 zona në Tiranë që përfshijnë si periferinë edhe qendrën), qiraja mesatare mujore ka arritur në 590 euro nga 565 euro në muaj që ishte në muajt janar – qershor 2025.

Në një apartament me qira të tipologjisë 1+1, duhet të paguajë mesatarisht 590 euro në muaj. Ndërsa për një apartament me sipërfaqe më të madhe, kostoja mesatare e qirasë arrin në 954 euro në muaj.

Sipas vlerësimeve orientuese, qiratë janë rritur me 40–70% gjatë viteve të fundit, duke u kthyer në një nga faktorët kryesorë të rritjes së kostos së jetesës.

Për të përballuar këtë shpenzim të rinjtë që vijnë nga rrethet për studiuar ose punuar në Tiranë punojnë dhe ndajnë apartamentin me persona të tjerë. Në këtë rast, kostoja individuale e qirasë mund të zbresë në 175–250 euro në muaj.

Ushqimet, deri në 25 mijë lekë në muaj

Pas qirasë, ushqimet përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të shpenzimeve mujore.

Çmimet e produkteve bazë, si mishi, bulmeti, buka, frutat dhe perimet, vlerësohet se janë rritur në dekadën e fundit e sidomos pas pandemisë kur nisi kërkesës së turistëve me ritme shumë më të larta se inflacioni i përgjithshëm. Sipas të dhënave të INSTAT nga 2015 në 2025 indeksi mesatar çmimeve u rrit me 29% pikë, ndërsa çmimet e ushqimeve me 57 pikë %.

Ne mesin e ushqimeve psh rritjen më të fortë e kishin zarzavatet dhe patatet me 148 pikë % rritje të indeksit të çmimit ndërmjet 2015-2025. Më tej me rritje më të madhe ishin frutat me 92 pikë %, bulmeti dhe vezët me 63.8%.

Për një person që gatuan kryesisht në shtëpi, shpenzimet mujore për ushqime mund të arrijnë në 18–25 mijë lekë. Brenda kësaj shume, rreth 2–3 mijë lekë shkojnë për bukë dhe produkte brumi, 3,500–5,000 lekë për bulmet dhe vezë, ndërsa 4–5 mijë lekë për mish, pule dhe peshk.

Frutat dhe perimet kërkojnë mesatarisht 4–5 mijë lekë në muaj, ndërsa produktet e tjera të konsumit, përfshirë vajin, orizin, makaronat dhe artikuj të ngjashëm, mund të kushtojnë 4,500–6,000 lekë.

Këto përllogaritje nuk përfshijnë ushqimin e konsumuar në restorante apo fast-food, i cili e rrit më tej faturën mujore.

Faturat, deri në 8,500 lekë në muaj

Një tjetër kategori e rëndësishme janë shpenzimet për shërbimet bazë të banesës. Fatura e energjisë elektrike për një person që jeton vetëm vlerësohet në rreth 2,500–4,000 lekë në muaj, në varësi të stinës dhe përdorimit të pajisjeve elektrike.

Fatura e ujit varion nga 500 në 1,000 lekë, ndërsa interneti në shtëpi kushton rreth 1,500–2,000 lekë në muaj referuar çmimeve zyrtare për këto shërbime.

Në këto shpenzime shtohet edhe telefoni celular, me një kosto të vlerësuar prej 800–1,500 lekësh në muaj. Në total, faturat mujore për energjinë, ujin, internetin dhe telefoninë mund të arrijnë në rreth 5,300–8,500 lekë.

Jeta sociale, nga kafeja te restorantet dhe argëtimi shtrenjtohen

Të grup-moshat e reja në ditët e sotshme argëtimi dhe jeta sociale zë një hapësire të konsiderueshme të shpenzimet.

Një kafe në Tiranë kushton sot mesatarisht 100–150 lekë, krahasuar me 70–90 lekë që para pandemisë. Për një të ri që konsumon 15–20 kafe në muaj, shpenzimet mund të arrijnë në 1,500–3,000 lekë.

Edhe ushqimi jashtë shtëpisë ka pësuar shtrenjtim. Çmimet në restorante dhe fast-food-et vlerësohet se janë dyfishuar në shumë raste. Psh hamburgerët kushtojnë 7-1100 lekë për një porcion, çmimi i sufllaqeve nga 150 lekë para pandemisë tani është 250-300 lekë. Për katër deri në gjashtë dalje në muaj, një i ri mund të shpenzojë rreth 4–7 mijë lekë.

Ndërkohë, për aktivitete kulturore, kinema apo forma të tjera argëtimi, mund të nevojiten edhe 1,000–2,500 lekë në muaj. Në total, një jetë sociale modeste mund të kushtojë nga 6,500 deri në 12,500 lekë në muaj.

Higjiena dhe veshje, deri në 13,500 lekë të tjera

Përveç nevojave bazë dhe argëtimit, të rinjtë përballojnë edhe shpenzime për kujdesin personal, si higjiena dhe veshjet.

Psh produktet e higjienës, shampo, larës enësh detergjente për rrobat etj. çmimet gati janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë. Këto produkte në të kërkojnë 2–3,500 lekë në muaj. Ndërkohë, duke shpërndarë gjatë vitit shpenzimet për veshje dhe artikuj të tjerë personalë, kostoja mujore mund të llogaritet në rreth 3–5 mijë lekë.

Në total, kjo kategori mund t’i shtojë buxhetit mujor edhe 8–13,500 lekë.

Studimet, deri në 750 euro në vit në universitetet publike

Kostoja akademike për një student në Tiranë varion nga 330 deri në 750 euro në vit për studimet Bachelor në universitetet publike, ndërsa për programet Master shpenzimet arrijnë nga 670 deri në 1,200 euro në vit, në varësi të degëve. Këto përfshijnë tarifat e shkollimit, librat, materialet mësimore dhe shpenzimet e kancelarisë, etj.

Pesha më e madhe e shpenzimeve i takon tarifës së shkollimit, e cila në universitetet publike për nivelin Bachelor varion nga 20 mijë deri në 45 mijë lekë në vit, sipas te dhënave zyrtare. Studentët me rezultate të larta akademike dhe ata që u përkasin kategorive të caktuara sociale mund të përfitojnë ulje ose përjashtim nga tarifat.

Për studimet Master, kostot janë më të larta. Një Master Profesional kushton rreth 100–120 mijë lekë për të gjithë programin, ndërsa një Master Shkencor nga 120 mijë deri në 160 mijë lekë.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë librat dhe materialet mësimore. Sipas studenteve blerja e teksteve të reja origjinale mund të kushtojë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë në vit. Shpenzimet për kancelari, printime dhe detyra kursi vlerësohen në 3–6 mijë lekë në vit.

Për studentët e degëve që kërkojnë pajisje dhe materiale specifike, si Arkitektura apo Mjekësia, kostot mund të rriten me 10–30 mijë lekë të tjera në vit. Në këtë mënyrë, edhe kur zgjidhet arsimi publik, studimet universitare përfaqësojnë një shpenzim të konsiderueshëm për buxhetet familjare.

Sa duhet të fitojë një i ri për të jetuar vetëm në Tiranë

Përllogaritja e të gjitha kategorive tregon se një i ri që jeton vetëm në Tiranë, paguan qira individuale dhe përballon shpenzimet e zakonshme të konsumit, mund të ketë nevojë për një buxhet mujor prej 76,400 deri në 112,100 lekësh.

Vetëm qiraja, ushqimet dhe faturat përbëjnë rreth 58–84 mijë lekë në muaj, pa përfshirë transportin, daljet, veshjet dhe shpenzimet e tjera personale.

Nëse qiraja ndahet me një person tjetër, buxheti individual mund të ulet në rreth 58,900–90,100 lekë në muaj, duke supozuar se shpenzimet e tjera mbeten të pandryshuara.

Kjo tregon se banimi i përbashkët është një nga mënyrat kryesore për të reduktuar kostot, sidomos për studentët dhe të punësuarit në vitet e para të karrierës.

Rritja e çmimeve po ndikon jo vetëm në konsumin e përditshëm, por edhe në mundësinë e të rinjve për të kursyer dhe për të krijuar pavarësi financiare. Për ata që jetojnë vetëm, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave shkon për nevojat bazë, duke lënë pak hapësirë për kursime apo shpenzime të paparashikuara./ Monitor

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on Akademikë të diasporës kërkojnë përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?