Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!
Investigim

Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Një orë luksoze ngjyrë e bardhë, tërhoqi vëmendjen në pamjet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi. Ora i përket modeleve luksoze të Richard Mille, mes tyre edhe seria RM 61-01 Yohan Blake.

Nga fotografia, ora që mban në dorë Agasi përkon pikërisht me modelin më poshtë, që sipas kërkimeve në internet kushton deri në 300 mijë euro.

- Publicitet -
FOTO: Model i orës Richard Mille
Foto: Ergys Agasi me të njëjtën orë në dorë

Por gama e Richard Mille përfshin edhe ora shumë më të shtrenjta. Modelet më ekskluzive, veçanërisht ato tourbillon dhe edicionet e kufizuara, mund të kalojnë 1 milion euro, ndërsa disa prej tyre arrijnë në treg rreth 2 milionë euro ose më shumë.

Përpara arrestimit të Agasit, në Francë u arrestua bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Ermal Beqiri në Francë, teksa shëtiste në qiell me një avion privat. Kjo shënoi një nga zhvillimet më goditëse lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi procedurat e tenderave publikë dhe abuzimet me fondet e teknologjisë (AKSHI).

Ndaj ​fotoja e Agasit (për publikimin e së cilës pati masa disiplinore në polici) me një orë luksoze të tipit Richard Mille, përmbledh kontrastin e fortë mes fondeve publike të zbrazura dhe luksit të shfrenuar që do të zbardhej më pas nga kërkesat e drejtësisë për sekuestrimin e pasurive.

Për Beqirin avioni ishte vetëm një nga elementët që tërhoqi vëmendjen. Hetimet financiare zbuluan se vetëm në Francë, ai kishte blerë një kështjellë 1,200 metra katrorë me një vlerë prej 2.6 milionë eurosh në departamentin Oise. Përveç kështjellës, autoritetet franceze dhe SPAK-u identifikuan llogari bankare me mbi 2 milionë euro cash, si dhe apartamente e mjete motorike luksoze të blera jashtë Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi janë vënë nën akuzë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që diktonte fituesit e tenderave në fushën e teknologjisë së informacionit përmes presionit, paracaktimit dhe trukimit me paranë publike.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt…” Zbulohen mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Të gjithë ne do përfundojmë shumë keq…”
  • Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!
  • A mund të ndjekim Hungarinë në hetimin e pasurive të zyrtarëve?
  • Reforma territoriale: 3,500 qytetarë u dëgjuan, Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së
  • DORIAN MERSINI – Nga e Drejta Detare te Yachtmaster, një jetë profesionale e lidhur me detin

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  2. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  3. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  4. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?