Nga Adriatik Doçi
Duket disi paradoksale, por sekuenca të pamjeve filmike dhe dëshmi tregojnë se ‘ajka demokratike’ sa më gjatë qëndron në opozitë aq më luksoze dhe me salltanete i organizon dasmat.
Për të ekslipsuar dasmën e parë në Suedi, i biri i Berishës organizoi në 2022 një dasëm të zhurmshme dhe luksoze, e cila nisi në Shijak dhe mbaroi në Como të Italisë, me salltanete që diktojnë shpenzime dhjetëra mijëra euro.
Tre vite më vonë, dasma e djalit të zonjës Topalli në Romë është një niveli tjetër, para të cilës dasma e Shkëlzenit duket si dasmat e zakonshme të Shijakut.
Cili është burimi i parave? E rëndësishme është të hapet ndonjë fraksion i ri hetimor për Erion Veliajn dhe të procedohet Fatos Tushe për herë të katërt ose të pestë!
Sa ka kushtuar?
Dasma është zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma. Vetëm marrja me qira e vilës kushton rreth 100 mijë euro. Mbi 150 mijë euro ka kushtuar velloja. Dhjetëra mijëra euro ka marrë grupi i këngëtareve.
Organizimi, bileta avioni, cermonitë shtesë dhe salltante të tjera, rezervim në hotele, veshje, makina me qera, ushqim katering etj., sipas një burimi të brendshëm, kanë kushtuar mbi 800 mijë euro. Në total, dasma e djalit të Topallit, ku si të ardhura kanë vetëm pagat, ka kushtuar mbi 1 milionë euro.
Në pamjet e rezervuara që kanë dalë nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma.
Edhe pse duket sikur dasma ka qene private fakti që janë ftuar personazhe të show bizz tregon se organizatorët e dasmës kanë qenë të interesuar për bërjen e saj publike.
Bie në sy prania e këngëtares Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi, balerinës Enada Hoxha, gazetarit të kronikës rozë Eraldo Rexho dhe drejtorit të programacionit në TV Klan Albert Dumani.
Një rezervim normal kushton rreth 100 mijë euro pa përfshirë shpenzimet për të ftuarit, ushqimin, muzikën dhe spektaklin argëtues për dasmorët.
Djali i zonjës Topalli martohet me vajzën e një familje emigrantësh shqiptarë në SHBA që nuk janë të pasur kështu që barra e shpenzimeve i ka rënë zonjës Topalli.

Qe Metes do i vinte rradha tek kasapi s’donte mend, por kupen e mbushi gruaja budallaqe qe futi TV te shikonte dhomat dhe banjot per mace tek vila e Lalzit. Dhe Jozit tek veshi po i bie zilha e Karmes.
Fol po deshe ..te vjen tjetri nga Londra e te thote Enverist.
Zonja Topalli preferon qente,jo macet.
Ky Tik Doci rrenen e madhe e le per ne fund – Djali i Jozefines martohet me vajzen e nje familje emigrantesh qe nuk jane te pasur!
Komentues te gazeta Tema qe e njohin mire familjen e vajzes thone se ajo eshte shume me e pasur se familja e Tonin Topallit (babait te dhenderrit) qe zoteron shume prona. Tik Doci kete e di por si nje sherbetor pushteti, mashtron te kunderten.
Besojeni Zhelen, e keni deputete ne Kuvend.
Qe diten e pare qe te paraqitet, SPAK duhet tja vere bylyzikun.
Nuk ka asnje justifikim. Po me siguri do te pritet te kalojne vitet e te ftohen provat.
Kesaj I thone prit gomar te mbije bare.
Pak zgjuarsi, te ishte treguar me e matur. Por eshte gje e madhe mendja e holle.
Kush e kerkon e gjen, por ketyre ju ka mare koka ere, po ere perc ama.
SPAK- UT I uroj pune te mbare. Aman, vetem mos u vono.
po ato kane pase prona she kane more njerez po ata jane me taban e kame ne toke o njerez te mire merruni me te tjeret se keto kane pasuri te madhe te trasheguar.
Zhelezina dhe familja e saj nuk kane pasur as nje kacidhe te kruanin koken e jo “me taban” e me “pasuri te medha”, o Niko Topalli.
Aman se na hapen barkun!
Para ca vitesh z. Jozefine ankohej se kishte motren emigrante per “buk t’gojs” ne Itali.
Per ironi bejne gjithe kete show bajat per tu dukur dhe mburur..para kujt, per çfare?
Fle gjume ky SPAKU?
Bravo se e ke gjet ore Doc i Docerve, sepse edhe keta Socialistet e shpallur Rilindas nga Rama sa me shume qendrojne ne pushtet aq me te varfer e me te vobegte behen aq sa as shtepi private nuk kane por rrijne me qera e as makina nuk mbajne por levizin vetem me Taxi.