Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa më rëndë humbasin, aq më radikalë bëhen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Sa më rëndë humbasin, aq më radikalë bëhen
AnalizaLajmi i funditopinion

Sa më rëndë humbasin, aq më radikalë bëhen

Published: 27 Maj, 2025
Shpërndaje

Nga Ergys Mërtiri

Kur 3 vjet e gjysëm më parë Berisha nisi foltoren për të marrë PD-në kam qenë i sigurt se kjo do të ishte katastrofë për opozitën.

I kam dalë kundër që ditën e parë kësaj aventure, pasi, siç edhe e kam thënë e shkruar asokohe, jo vetëm që nuk do ta shpinte kurrë opozitën në fitore, por përkundrazi, do ta zhyste PD-në në një rrugë pa kthim drejt shndërrimit në një garnizon të mjerë militantësh agresivë që i gafurren gjithë botës në mllef e dëshpërim për pamundësinë e thellë për të qenë konkurrues.

- Publicitet -

Rezultati i 11 majit nuk ma përkëdhel aspak sedrën e bastit të fituar, pasi ky lloj basti është, së pari shumë i parashikueshëm, dhe së dyti, kurrsesi i urueshëm, për pasojën që sjell. Për më tepër, jam i qartë që rezultati nuk do të sjellë as reflektim dhe shumica e atyre që humbën do vazhdojnë t’i bien murit me kokë.

Kjo është natyra e militantit. Sa më e fortë të jetë goditja që ha, aq më shumë këmbëngul tek e veta. Kjo është arsyeja pse sot, shumë prej tyre duken akoma edhe më të vendosur në mbrojtje të Berishës, dhe akoma edhe më agresivë e histerikë kundër atyre që thonë të vërtetën për të.

Të keqen e të verbërve! Një dijetar thoshte dikur se dijen e mësoi prej tyre: ata nuk e hedhin kurrë një hap pa testuar tokën mirë me këmbë nëse ka ndonjë pengesë. Militanti është nga ata lloj të verbërish që vrapon i sigurt drejt murit dhe nuk ndalet as kur thyen kokën pas tij.

Pikërisht, ky është ustallëku i Berishës. Duke ua njohur fort mirë kokën, i përdor e manipulon ata si ti vijë për mbarë, i bindur se nuk do ta zhgënjejnë kurrë.

Kur Berisha propozoi në statut nenin Basha, një sanksion që shkarkon automatikisht kryetarin e partisë në rast humbjeje, pavarësisht nëse zgjedhjet janë të grabitura, dikush mund ta ketë ngrënë karremin duke besuar se ai e ka seriozisht, sepse do përballet me këtë vendim sapo të vijnë zgjedhjet.

Në fakt, ai e ka ditur më mirë se kushdo se asnjë problem nuk do ketë për ta shkelur atë çfarë vetë ka premtuar e sanksionuar në sy të të gjithë shqiptarëve. Sepse ai i njeh shumë mirë krijesat e veta dhe i manipulon si të dojë.

Sot në PD, jo vetëm që askush nuk i kërkon zbatimin e statutit, por kush e përmend këtë shihet si tradhtar që i shërben Ramës duke penguar “luftën për votën e lirë”.

Para zgjedhjeve, shumë berishistë (përfshi këtu edhe miq të mi) më thonin se, duke mbështetur partitë e reja po copëtoja votën e opozitës e për rrjedhojë po ndihmoja Ramën.

Unë u thoja se partitë e reja vetëm i shërbejnë opozitarizmit, sepse:

1. Nxjerrin në zgjedhje edhe votues që nuk do votonin kurrë për Berishën, çfarë rrit në tërësi votat kundër Ramës.

2. Krijon premisën për largimin e Berishës dhe reformimin e PD-së, çfarë është e vetmja mënyrë që mund të sjellë përmbysjen e Ramës. Në kushtet kur Berisha nuk fiton dot, vota për të vetëm sa i zgjat jetëgjatësinë pengmarrjes së PD-së, e për pasojë zgjat jetëgjatësinë e Ramës në pushtet.

E megjithëse rezultati i zgjedhjeve provoi se Berisha nuk kishte asnjë shans për të fituar (ndërkohë që vendi humbi një shans për t’i hapur rrugë rinovimit të opozitës duke e dërguar Berishën në pension), sot askush nga militantët e tij nuk del të thotë se kanë gabuar.

Përkundrazi, shumica prej tyre janë bërë edhe më agresivë e histerikë duke sulmuar e akuzuar (shpesh me shpifje nga më të turpshmet) këdo që i kërkon Berishës të mbajë përgjegjësi.

Ky është fati i pashmangshëm i një partie që nuk pranon ndryshimin. Sa më shumë humbet aq më radikale bëhet, e sa më shumë radikalizohet aq më shumë humbet.

Derisa një ditë shndërrohet në një grusht njerëzish të egërsuar në luftë me mullinjtë e gjithë botës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Komente
  • fjala thotë:
    27 Maj, 2025 te 3:06 pm

    More kete ne njerezit normal e dinim qysh para shume vjetesh qe kjo parti (shoqate) do humbiste thelle, (mua me vinte dhe rende se mund te kish humbur ne kufijte e te pa imagjinushmes) , por me kane bere pershtypje qe eshte interesante nuk u ben pershtypje fare atyre te pd, qe kam grumbulluar ne nje dosje te gjithe lajthitjet para e pas zgjedhjeve te Sali Berishes, nje katastrofe njerezore qe te rrishe afer tij. PO jap shprehjen e nje video sot qe thote se do ti denoncojme farsen e zgjedhjeve te majit te vitit 2005 ! Akoma eshte 20 vjet mbrapa. eshte per te qare hallin ne fakt dhe vazhdojne komentet , por njeri me beri te qeshe me lot : ” ka harruar pordha vrimen, o Sali “! Prandaj i thoni Agron Llakes qe ta mbyll emisionin se do vendos une ne Yuutube te gjitha lajthitjet e Saliut qe jane shume here me gazmore, por dhe per te vajtuar per mendjen e tij. Mos e merrni me te vertete se nuk i ve, por do ti shperndaj njerzeve falas per festat e ardheshme. Si kane fytyre e dalin para njerzeve qe nga Saliu e deri tek gjithe bashibuzuket e tjere, eshte çudi; kane nje çike fare turp, dinjitet, nder, seder, çfare nejrezish jane , aman ?! Pupuuuuuu, ikni se do u peshtyjne ne fytyre deri ne fund se po u durojne shume. Ca do futur ne çmendine, ndersa Saliun, do i lutesha gjykates, ti sekuestroje vetem parate dhe vilat dhe ta lere te lire se ate mendja e ka lene e po i numurohen ditet. E, po dhe keshtu s’kisha pare: topi bam, e Saliiu tutje; topi bama e delirantet e tij tutje !

    Përgjigjiuni
  • vlonjati thotë:
    27 Maj, 2025 te 5:37 pm

    Fjala,s’na the asnje fjale per Ramen .

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    27 Maj, 2025 te 6:36 pm

    zoti Sali!Lere te qete Edi Ramen dhe Brigaden e Votave te punojne.A u fute ne bixhoshane ne 2008,?Ndryshove ligjin e Drejte e te ndershem te Komunistit njerezor me ftyre njeriu ,Ramiz Alia?E ndryshove.Ne bixhoz o do fitosh o do humbesh.
    Ky Edi Rama nuk qelloi socialiswt i ndershem,komuniswt njerezor halleshume si Ramiz Alia,,qelloi Rilindas bir kurve qe te ben hilera ne Bixhoz dhe ti nuk e kupton.Ky ti sheh letrat o Sali dhe te rras derrin mac cdo Zgjedhje.Ti bertet ma beri me hile,por ca te beje poplli qe ti luan Bixhos?Se Bixhozi hile eshte.Edhe po u terbove,sulmon institucionet,,ky eshte me bir kurve se Nano,,I ka mbushur mire Cisternat me gaz Hiprit,,Qe nuk te vrasn malokce,,por te ze gabzerrin e frymes,qe nuk ka cub ,malok te rezistoje. Po c`deshe o shoku Tropojan qe futesh ne bixhoshane te luash kumar Ligjin e Zgjedhjeve? Do fitosh ne bixhos me horrat e Bulevardit?
    Po Tropoja nuk e ka zanat kumarin!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk te ben derman as BE,as OSBE,as Civita,as Trumpi. E ke vete fajin.

    Përgjigjiuni
  • fjala thotë:
    27 Maj, 2025 te 7:15 pm

    Jam vlonjate prandaj nuk fola per Ramen ! Pastaj fituesi nuk diskutohet, diskutohet humbesi qe te marre masa per here tjeter, apo jo?

    Përgjigjiuni
  • Luani i Tines thotë:
    27 Maj, 2025 te 8:52 pm

    Ore nje pyetje per ju te salles. Pse duhet medoemks te presim qe pdja te ngrihet nga varri qe te zevendesohet rama. Lereni mer lla pdne ne llumin e vet ajo parti sdo te dal nga bataku dhe po terheq edhe njerezit qe duan ndryabim. Vleresoni te rrinjte.

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    28 Maj, 2025 te 4:21 am

    Pritet qe ne parlamentin e ardhshem Strazua kokhelmta qe hyri nga dritarja ne parlament se nga dera , pra nga votimi ne popull nuk hynte kurre, Strazua me patllake do rrije i veshur ushtarak si lideri i tij shpirteror Fidel Kastro , per te deshmuar vazhdimesine e revolucioneve duke filluar nga rev.nr 13 se 12 jane konsumuar, nen udheheqjen e Hu Xhintaos 81 vjecar nen shembullin e revolucionit te madh kulturor te Mao Ce Dunit.

    Përgjigjiuni
  • Kur politikani e mbush « kupën » thotë:
    28 Maj, 2025 te 4:26 am

    Unë kam ndjesi tjetër! Si ka mundësi që akoma gati gjysëm milionë njerëz akoma votojnë Berishën duke i dhënë 50 deputetë?! Në sistemin kapitalist politikani nuk mund të qëndrojë 35 vite në politike, veçanërisht me problemet e Berishës! Vetëm në Shqipëri ndodh kjo dhe është minus për popullin shqiptar!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    28 Maj, 2025 te 2:14 pm

    Une jam krejt radikal ne lidhje me Mbeturinat e Partise Demokratike.Nuk eshte vetem Berisha.Berisha klonoi veten ne ate Parti..Nuk e shihni si nje mengaraq,lapanjoz frikanjoz si Alizoti therret -Une do ti haj te gjalle!Se ai te ha mune.Femrat ne Ate parti jane bundra,xhadore rrugesh.Se ashtu i do Berisha.
    Kjo Parti duhej shkrire ne 4 dhjetor 1991 kur rrezoi Qeverrine e Koalicionit. Ne korrik 1992,pas humbjes sfiduese te zgjedhjeve Lokale dhe rekrutimit te llumit te rrugacerise kunder Mocionistave themelues,Berisha duhet te kishte bere dorzimet ne Ate parti dhe PD duhej shperndare duke nxjerre nga radhet burgaxhijte,hajdutet,rrugacet,bundrat,maloket,sigurimsat.Qe atehere.Sot eshte vone.Sot duhen groposyr me gjithe PD,si pularia Agron Dukes,qe e ka zene gripi pulave.Ti hedhesh edhe gelqere siper mos perhapet virusi.
    I bej rixha Agron Shehajt mos beje lufte klasash ne Ate formacion Sfidant qe ka krijuar.Te respektoje themeluesit edhe kur mendojne ndryshe.Te mbaje larg falangat e infektuara te rrugacerise Berishiste.Asnje funksionar te PD mos fuse brenda radheve,se e mori ne qafe gjithe Ate qe ngriti me mund e sakrifica.Po u fut mikrobi shpelles fundi eshte katastrofa.Maloket e kane morrin me bisht,dhe mikrobin me bisht.Ja,i perzuri Berisha gjithe Intelektualet themelues.I zevendesoi me rrugacerine.Per 1 mocionist,,1000 rrugace ju bashkuan Berishes,.He ku i ka?Pse nuk merr votat e malokerise dhe rrugacerise? Keta jane qen per kermaaaa!Noc Rrokun e Edi Rames do marresh,sa te egzistoje Ajo turme zagaresh e bishtrash qe quhet PD me kryebishen Sali.

    Përgjigjiuni
  • Andrea thotë:
    28 Maj, 2025 te 7:37 pm

    Po sa te varfer e servila kishim qen si popull. Po pse nuk kerkoni qe keta pushtetaret qe kan pushtetin te punojn per vendin te investoj ne zhvillim infrastrutture etc por merreni me opoziten. Jemi popull per te ardhun keq sepse merremi me viktimen e jo me fajtorin.

    Përgjigjiuni
  • Ujku ujku (Opozita) e Cakalli (Qeveria) ben kerdine thotë:
    29 Maj, 2025 te 9:56 am

    Sa me rende fitojne aq me varferi e korrupsion shperndajne – kjo shkon ca me shume or Ero Mertiro.

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    29 Maj, 2025 te 10:23 am

    Zori Ilir Alimehmeti!Ti nuk je si Ata.Ti je ndryshe. Sikur te kishe kandiduar me siglen tende,me aq vota sa more duke shtyre qerren e mutit PD,do kishe fituar,.Formo Formacionin tend qytetar den baba den dhe lere karrocen e Dylit me Sali Berishen,Xhusepina Topallen,Fatmir Mediun,Edmond Haxhinaston,Erisa Xhixhon,… Se boll punuan qorrat,qe te hane Horrat.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    29 Maj, 2025 te 2:11 pm

    Lexova nje titull gazete;Berisha shpalos strategjine e PD per betejen ne Parlament.
    Kjo nuk eshte rrene.Kjo eshte Komedi. A ka pasur ndonjehere Strategji Berisha?Kur pedagoget e Ekonomise vrisnin mendjen si do aplikonin Ekonomine Kapitaliste te Tregut ne Ekonomine socialiste,,Berisha cante perpara neper Tribuna I SIGURTE,I SHUMEDITUR ME INICIATIVEN E BUDALLAIT.
    Katastrofa e Shtetit te Ramiz Alise.Katastrofa e Pedagogeve te Ekonomise themelues te Levizjes Demokratike,eshte se e moren seriozisht Berishen.Nuk i dhane nje -Hik pirdhu or derr maloku! Sic vepron Edi Rama.E afron,e miklon,e sugjestjonon,E lavderon,,Ben sikur bashkepunon per Ligjin e Zgjedhjeve “Per interesa te perbashketa”I merr voten ne Parlament per Ligjin zgjedhor,,pastaj i fut shqelmin:Shko or pirdhu!Do fitosh Zgjedhjet Ti malok muti!
    Zgjedhjet i fiton per te 10 here ne menyre plebishitare dhe malokut i tregon Noc Rrokun.
    Ah mor profesore,ju s`duhet te ishit profesore,por duhet te ishit horra bulevardi si ky pikturisti,qe t`mos ua rrembente maloku buken nga goja.

    Përgjigjiuni
  • edhe uji qelbet duke ndenjur thotë:
    29 Maj, 2025 te 2:53 pm

    Mosha e politikanit nuk eshte sa vite qendron ne politike por sa vite qendron ne pushtet.
    Sali Berisha ka ndenjur 5 vite president e 8 vite kryeminister, gjithsej 13 vite .
    Edi Rama ka nga 1998 si minister kulture fillimisht pastaj 12 vite kryetar Bashkie Tirane e 12 tjera kryeminister der sot ne 2025 – pra 27 vite ne pushtet der sot pa shtuar se sa do akoma me tej te rrije duke ja kaluar tere pushtetareve para tij ne keto 35 vite post-diktature e duke sfiduar dhe vete 47 vitet e diktatures madje e duke u qelbur kesisoj plotesisht e krejtesisht ne pushtet.

    Përgjigjiuni
  • rp thotë:
    29 Maj, 2025 te 3:33 pm

    vlonjati, per Ramen gte kemi ty …

    Përgjigjiuni
  • xhaxhi moderatori thotë:
    29 Maj, 2025 te 4:36 pm

    Kane vjedhur hajdutin,,ereeee!

    Përgjigjiuni
  • Dajti thotë:
    29 Maj, 2025 te 4:51 pm

    Demo, keto dy komentet i ke qare, te lumte. Kur u themelua PD, ne Elbasan, nje shoku im demokrat mori pjese ne nje mbledhje te PD ne lagje. Tregonte: Ne mbledhje pashe nje tip halabak qe e njihja mire. I thashe kryetarit se çfare kerkon ky ne PD. Me tha ai eshte i persekutuar se ka bere burg. U rovoltova dhe i thashe a e njihni ju kete tip, ky nuk ka lene qymez pulash dhe te tjera pa vjedhur! Kryetari nuk reagoi. Une u largova nga mbledhja dhe u nisa per Greqi, tregonte ky shoku im.
    Ja kjo ka qene PD-ja, te tjerat i ka thene Demo.

    Përgjigjiuni
  • lato thotë:
    29 Maj, 2025 te 5:12 pm

    Kush ka qene mre Dajti,Demir Pojani?

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  • Shkarkimet, Tavo: Jam më radikal se Rama! Çdo punonjës shteti ta konsiderojë veten shërbëtor
  • Homazh për Ambasadorin Werner Daum
  • Evi Kokalari tregon detajet e operacioneve të Salianjit: Në një dhomë ai me Gridën, në dhomën tjetër…
  • Ishte “misteriozi” që habiti CIA-n në vitet ’60, po kthehet “përbindëshi i detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  2. Arben Tashko në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  3. Arben Tashko në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  4. intelektuali në Trump letër BE-së dhe Meksikës: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti! Reagon Von Der Leyen
  5. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?