Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa nevojё kemi pёr t’u marrё me aktivitet fizik qё tё jemi tё shëndetshëm?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa nevojё kemi pёr t’u marrё me aktivitet fizik qё tё jemi tё shëndetshëm?
AktualitetShoqëri

Sa nevojё kemi pёr t’u marrё me aktivitet fizik qё tё jemi tё shëndetshëm?

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

Aktiviteti fizik është një ndër faktorët e rëndësishëm sa i takon përfitimeve qё sjell nё shёndet, kryesisht nё parandalimin e sëmundjeve jo tё transmetueshme, të cilat gjatë viteve të fundit shfaqen në rritje, po ashtu edhe ndërlikimet e rënda të shkaktuara prej tyre.

Dje në “Ditën Botërore të Promovimit të Aktivitetit Fizik” autoritetet e shëndetit publik kanë kërkuar që tё rritet vёmendja e publikut, si dhe njohuritё nё lidhje me dobinё, qё sjell aktiviteti fizik nё parandalimin e shumë sëmundjeve.

“Duke u ushtruar çdo ditë, ju do të reduktoni riskun për të pasur probleme me kolesterolin e lartё, presioni e lartё të gjakut, diabetin tip 2, sёmundjet e zemrёs dhe goditjet e trurit, disa lloje të kancerit siç janë: kanceri i gjirit dhe ai i zorrёve, depresionin, mbajtjen e një peshe normale, ndërlikimeve të osteoporozës. Nëpërmjet të ushtruarit rregullisht synohet pёrmirёsimi i mirёqenies psikologjike, si dhe pёrmirёsimi i shёndetit muskulo-skeletor.

- Publicitet -

Çfarë ёshtё aktiviteti fizik?

Aktiviteti fizik ёshtё ҫfarёdolloj lёvizje, e cila vё nё pёrdorim muskujt duke pёrdorur mё tepёr energji, sesa gjatё qёndrimit pa lёvizur. Pёrfshin sportet, ushtrimet dhe seancat e fitnesit, aktivitetet e kohёs sё lirё si: ecja nё natyrё, kёrcimi, punё tё ndryshme nё shtёpi, kopshtaria, ecja pёr nё shkollё, punё apo dhe psonisja.

Aktiviteti fizik me intensitet tё moderuar rrit rrahjet e zemrёs dhe bёn qё personi tё ndihet i vaposur dhe me frymёmarrje tё shpeshtuar siҫ janё: ecja e shpejtё, kёrcimi dhe kopshtari, si dhe aktiviteti fizik me intensitet të fuqishëm bёn qё personi i cili e kryen atё tё djersitet dhe t’i mbahet fryma siҫ janё: vrapimi, dhёnia e shpejtё e biҫikletёs apo dhe noti si sport.

Aktivitete si: ecja, vrapi, ҫiklizmi dhe noti janё forma tё aktivitetit fizik aerobik i cili forcon zemrёn dhe sistemin respirator. Njerёzit kanё nevojё tё bёjnё njё jetё aktive, ku tё integrojnё aktivitetin fizik nё rutinën e përditshme.

Në lidhje me pyetjen se sa duhet të meeremi me aktivitet fizik për të qenë të shëndetshëm, autoritet e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se ajo ndryshon edhe në varësi të moshës. Kështu për fёmijёt dhe tё rinjtё (5-17 vjeҫ) rekomandohet që duhet tё bёjnё tё paktёn 60 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё të fuqishëm pёrditё. Aktivitete, qё forcojnё muskujt dhe kockat, duhet tё pёrfshihen tё paktёn 3 herё nё javё. Evitoni sa tё mundeni qёndrimin ulur pёr njё kohё tё gjatё, videolojrat, televizorin apo kompjuterin. Ndërsa tё rriturit (18-64 vjeҫ) duhet tё bёjnё tё paktёn: 150 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё të fuqishëm nё javё. Bёni tё paktёn 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të fuqishëm nё javё. Aktivitete tё forcimit tё muskujve mund tё bёhen nё dy ose mё shumё ditё tё javёs.

Ёshtё mjaft e rёndёsishme pёr tё moshuarit tё qёndrojnё aktiv dhe tё bёjnё ushtrime tё forcimit tё muskujve, tё përmirësimit tё lёvizshmёrisё. Njerëzit me probleme tё ndryshme shëndetësore, apo me paaftësi mund tё ndjekin kёto udhëzime vetëm në rastet kur është e mundur. Për këtë katgeori këshillohet që të marrin mendimin e profesionisteve tё fushёs pёr tё pёrcaktuar llojin dhe sasinё e aktivitetit fizik, qё i pёrshtatet mё mirё gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa për njerёzit qё nuk kanё ushtruar aktivitet fizik, duhet ta nisin me kohё tё shkurtuar dhe mё pas, gradualisht tё rrisin kohëzgjatjen e përfshirjes nё aktivitetin fizik. Kini parasysh, se nёse nuk arrini nivelet e rekomanduara tё aktivitetit fizik, ёshtё mё mirё tё kryeni pak aktivitet fizik, sesa aspak.

 

Pёrfitimet nga aktiviteti fizik tek fёmijёt

  • Ndihmon nё rritjen e shёndetshme dhe nё forcimin e kockave dhe muskujve.
  • I jep mundёsinё fёmijёve tё krijojnё miqёsi tё reja, si dhe pёrfshirje nё lojra.
  • Fёmijёt qё janё aktiv, kanё mё shumё gjasa qё tё jenё të tillë gjatё gjithё jetёs.

 

Pёrfitimet nga aktiviteti fizik tek tё moshuarit

  • Aktiviteti fizik i ndihmon tё ruajnё forcёn dhe fleksibilitetin, pёrmirёson ecjen dhe lёvizjet.
  • Zvogёlon rrezikun ndaj rrёzimeve dhe dёmtimeve.
  • Ndihmon nё parandalimin e problemeve tё shёndetit mendor, ҫrregullime tё zakonshme tё kёsaj moshё siҫ janё: depresioni dhe demenca.
  • Bёn tё mundur krijimin e mundёsisё pёr t’u shoqёruar dhe pёr tё mos u izoluar .

 

ISHP jep disa kёshilla pёr tё gjithё familjen:

  • Shiheni aktivitetin fizik si njё mundësi dhe jo si pengesë.
  • Bëhuni aktiv çdo ditё nё mёnyra tё ndryshme sa mundeni.
  • Shfrytёzo ҫdo mundёsi tё vogёl pёr tё qenё aktiv si p.sh.: pёrdorni shkallёt nё vend tё ashensorit, apo kryeni punё ku tё pёrfshiheni fizikisht.
  • Nёse mundeni, mos pёrdorni automjetin tuaj, por drejtojuni ecjes, biҫikletёs, transportit publik, pёrdorni shkallёt nё vend tё ashensorit.
  • Mos pёrdorni makinёn, kur keni pёr tё bёrё distanca tё shkurtra, por ecni, pёrdorni biҫikletёn ose transportin publik.
  • Zvogёloni kohёn e qёndrimit ulur pёr njё kohё tё gjatё si nё shtёpi, ashtu edhe nё punё. Pёrdorni kohёn e pushimit tё drekёs pёr tё bёrё sadopak lёvizje, nёse ёshtё e mundur.
  • Regjistrohuni nё palestёr ose vraponi nё park.
  • Inkurajoni fёmijёt tuaj qё tё merren me sport, nё mёnyrё qё tё zvogёlojnё kohёn e qёndrimit ulur.
  • Bёhuni modeli pozitiv nё familje duke u angazhuar nё aktivitete sportive dhe limitoni kohёn e qёndrimit para ekranit.
  • Shuajeni televizorin ose kompjuterin dhe pёrfshihuni nё lojra me fёmijёt tuaj.
  • Bёhuni krijues nё kohёn e lirё, si dhe pjesёmarrёs nё aktivitete fizike si familje.
  • Ecni dhe dilni me biçikletë me fëmijët tuaj, bёni zgjedhjen e shëndetshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?