Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
EkonomiLajmi i fundit

Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë

Published: November 19, 2026
Shpërndaje

Shoqëria shqiptare është treguar bujare me Erion Braçen dhe Tritan Shehun dhe shumë politikanë të ngjashëm, duke i mbajtur për dekada në politikë dhe në sallën e Parlamentit. Por duket se bujaria do të vazhdojë edhe pasi dy deputetët, dhe të tjerë si ata, të largohen nga politika dhe të dalin në pension.

Sipas një përllogaritjeje të bërë nga eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha në A2 CNN, Erion Braçe mund të përfitojë një pension mujor që tejkalon 4.4 milionë lekë të vjetra, ose 440 mijë lekë të reja (rreth 4 900 euro/muaj sipas kursit të sotëm). Ndërsa Tritan Shehu, sipas ekspertit, mund ta kalojë edhe këtë shumë.

Braçe është deputet i Partisë Socialiste prej vitit 1996, ndërsa Tritan Shehu ka një karrierë të gjatë parlamentare dhe qeveritare, që nis në fillim të viteve ’90. Të dy vijojnë të jenë pjesë e Kuvendit edhe në legjislaturën aktuale.

- Publicitet -

Nëse Edi Rama dhe Sali Berisha nuk vendosin t’i rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2029, dy politikanët do të mbyllin një nga karrierat më të gjata në politikën shqiptare, sigurisht pa llogaritur Berishën.

Por vitet e shumta në politikë dhe funksionet e larta qeveritare që kanë mbajtur pritet të përkthehen edhe në përfitime të konsiderueshme financiare gjatë pensionit.

Duke marrë si shembull Erion Braçen, eksperti Kujtim Hoxha shpjegoi se përllogaritja lidhet me moshën e daljes në pension dhe pagën referuese të funksionit më të lartë që ai ka ushtruar.

“Nëse del normalisht 65 vjeç, Erion Braçe do të jetë rekordi i pensionit dhe pritet ta kalojë 4.4 milionë lekë të vjetra. Sepse ai ka qenë zëvendëskryeministër dhe kur të dalë në pension do të merret si referencë paga e zëvendëskryeministrit në atë kohë”, u shpreh Hoxha.

Braçe ka ushtruar funksionin e zëvendëskryeministrit nga viti 2019 deri në vitin 2021, krahas mandateve të shumta parlamentare.

Për Tritan Shehun, eksperti bëri një përllogaritje edhe më të lartë, duke marrë në konsideratë funksionet që ai ka ushtruar gjatë karrierës.

“Tritan Shehu po se po, sepse edhe ai ka qenë zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Shëndetësisë. Sipas ligjeve që kemi sot, nisur edhe nga fakti që ka punuar mbi moshën e pensionit, kjo i jep atij bonus tjetër në lidhje me vitet e punës. Tritan Shehu do t’ia kalojë edhe Erion Braçes për pensionin”, deklaroi Hoxha.

Shehu është aktualisht 77 vjeç dhe vijon të ushtrojë mandatin e deputetit, megjithëse e ka kaluar prej vitesh moshën e zakonshme të pensionit.

Pensionet e zyrtarëve të lartë të shtetit përfshijnë edhe trajtime suplementare të përcaktuara me legjislacion të posaçëm, të cilat lidhen me funksionet e ushtruara dhe kohëzgjatjen e tyre.

Megjithatë, shumat e përmendura nga eksperti janë përllogaritje të mundshme dhe jo pensione të caktuara zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Vlera përfundimtare do të varet nga legjislacioni dhe pagat referuese në momentin e daljes në pension.

Kontrasti me pensionistët e zakonshëm është i fortë

Ndërkohë që eksperti parashikon përfitime prej qindra mijëra lekësh në muaj për ish-funksionarët e lartë, qeveria po diskuton në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, ku parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët.

Sipas skemës së prezantuar nga qeveria, për pensionet urbane me vite të plota pune bonusi mujor do të rritet nga 1,800 në 3,600 lekë, ndërsa për kategoritë e tjera shtesat janë më të ulëta.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar 20 miliardë lekë për bonusin mujor të pensionistëve, krahas fondeve për indeksimin e pensioneve.

Kështu, ndërsa shumica e pensionistëve shqiptarë presin shtesa prej disa qindra apo mijëra lekësh, ish-drejtuesit e lartë të shtetit mund të përfitojnë pensione shumë më të larta, falë një skeme të posaçme që shpërblen vitet dhe funksionet e ushtruara në politikë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  • Policia e Kosovës, aksion i gjerë në lokalet e natës, kontrollohen edhe 155 vajza nga Shqipëria
  • Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese
  • Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre
  • Kur e Majta tradhton vetveten, lind një e Majtë e re

Komentet e Fundit

  1. Xhemilja on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  2. Vl on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  3. Lili on Kundër investimeve apo kundër korrupsionit?
  4. Dajti on Refuzimi i shfuqizimit
  5. Lili on FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?