Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa shpenzime, sa borxhe: Disa shifra për pesë bashkitë që këtë të diel zgjedhin kryetarët e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sa shpenzime, sa borxhe: Disa shifra për pesë bashkitë që këtë të diel zgjedhin kryetarët e rinj
Ekonomi

Sa shpenzime, sa borxhe: Disa shifra për pesë bashkitë që këtë të diel zgjedhin kryetarët e rinj

Published: November 8, 2025
Shpërndaje

Bashkitë që nesër shkojnë në zgjedhje të parakohshme, rezervojnë sfida për drejtuesit e rinj, nga borxhet e vjetra tek problemi i menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë, gjendja financiare e tyre me përjashtim të Cërrikut, është pozitive, ndërsa Vlora sprovë ka fushën e vjetër të mbetjeve.

Të pesta bashkitë që këtë të diel zgjedhin kryetarët e rinj kanë sfida të ndryshme që rezervojnë për drejtuesit që marrin stafetën e ‘qytetarit të parë’.

Vlora, bashkia me numrin më të madh të banorëve (83,683 banorë) mes 5-qyteteve që mbajnë zgjedhje, ka shpenzimet më të larta për shërbime dhe investime afro 23.9 milionë euro dhe borxhet më të ulta, vetëm 115 mijë euro. Shifra që tregojnë për ecuri pozitive financiare. Të ardhurat mblidhen kryesisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, turizmi e tarifat vendore.

- Publicitet -

Por sfida e të zgjedhurit të ri janë halli i vjetër i mbetjeve. Fusha e vjetër e mbetjeve në Vlorë që vazhdimisht ka rënë pre e zjarrit është ende e hapur derisa të finalizohet landifilli i Sherishtës që mbyllet si projekt në 2027-ën.

Drejtuesi/ja i ri duhet të menaxhojë më me efektivitet edhe vijën bregdetare, kryesisht me çmimet për turistët, apo hapësirat publike, duke qenë se është industria kryesore ekonomike e qytetit jugor.

Berati i UNESCO-s, po ashtu është në ditë të mira sa i takon financave. Me 62,232 banorë, për investime e shërbime, shpenzon 13.3 milionë euro, ndërkohë ka 535 mijë euro detyrime të prapambetura. Berati është i pari qytet që ka finalizuar me sukses projektin për ndarjen e mbetjeve në burim, me qëllim rritjen e riciklimit, që ka ndikuar jo vetëm në uljen e ndotjes por edhe ka fituar para prej shitjes së mbetjeve të ndara. Por edhe ky qytet rezervon sfida, nga menaxhimi i turizmit tek mungesa e fuqisë punëtore.

Bashkia tjetër me shpenzimet më të mëdha është ajo e Matit me një popullsi totale prej 17 mijë banorë. Gjatë 2024-ës, u shpenzuan afro 6.5 milionë euro. Edhe kjo bashki klasifikohet pa vështirësi financiare, me 267 mijë detyrime të papaguara. Ky qytet i lidhur pas industrisë së kromit, e që ka kushte të favorshme për bujqësinë dhe blegtorinë, përballet gjithashtu me sfidën e emigrimit.

Tepelena me potenciale të shumta turistike nga kalaja e Ali Pashës, kanioni i Bënçës, deri tek Uji i Ftohtë, ka vetëm 6.761 banorë, dhe shpenzimet totale i ka në vlerën 3.3 milionë euro, kurse detyrimet e pashlyera deri në fund të 2025-ës arrijnë në 265 mijë euro. Borxhe këto, që në raport me shpenzimet, nuk paraqesim problematike financiare për bashkinë. Përtej destinacioneve turistike, sfidë e bashkisë është investimi dhe rritja e mirëqenies sidomos në zonat rurale.

Më problematike, situata paraqitet në Cërrikun me 25 mijë banorë. Shpenzimet janë 5 milionë euro ndërsa borxhet, përllogariten në 1.2 milionë euro, duke u klasifikuar si bashki me probleme financiare. Ish qyteza industriale e kohës së komunizmit, sot përballet me vështirësi ekonomike dhe me emigrim.

Shpenzimet e 5 bashkive që të dielën zgjedhin kryetarin e ti, i referohen vitit 2024, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Ndërsa borxhet e pashlyera, janë shifra të reflektuara deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Sa i takon vitit të ardhshëm, në projektbuxhet janë planifikuar që këto 5 bashki të marrin gati 40 milionë euro si transfertë e pakushtëzuar (grant nga buxheti) ku pjesën më të madhe e merr Vlora me 16.2 milionë euro dhe më pak përfiton Tepelena vetëm 3 milionë euro për shkak të numrit të ulët të popullsisë.

Eliza Gjediku – Report

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?