Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa shpesh mund të dhurojmë gjak dhe sa zgjat procedura?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa shpesh mund të dhurojmë gjak dhe sa zgjat procedura?
AktualitetShoqëri

Sa shpesh mund të dhurojmë gjak dhe sa zgjat procedura?

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

 

Gjak mund të dhurojnë të gjithë burrat dhe gratë e moshës midis 18-65 vjeç që gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë sjellje në risk.

Përveç dhurimit të gjakut të plotë është e mundur të dhurohen edhe komponentë të veçuar të gjakut nëpërmjet procedurës së aferezës.

- Publicitet -

Mund të dhurohet gjak i plotë:

Një dhurim i gjakut të plotë zgjat rreth 15 min. Sot gjaku i plotë përdoret tërësisht për prodhimin e hemokomponentëve (plazma, masat trombocitare dhe masat eritrocitare). Në lidhje me shpeshtësinë e dhurimit, autoritetet e shëndetit publik bëjnë me dije se mund të dhurohet gjak i plotë çdo 3 muaj për burrat dhe gratë në moshë jo fertile, ndërkohë që gratë në moshë fertile mund të dhurojnë gjak 2 herë në vit me një interval nga dhurimi në dhurim jo më pak se 3 muaj.

Mund të dhurohet vetëm plazmë:

Procedura njihet si plazmaferezë. Një dhurim plazme zgjat rreth 50 minuta. Procedura kryhet përmes një ndarësi qelizor në të cilin ngarkohet seti i posaçëm i lidhur me agën, e cila shpon krahun e dhuruesit. Ndarësi qelizor bën ndarjen e plazmës nga qelizat e gjakut të cilat i kthehen mbrapsht dhuruesit ndërkohë që rreth 600 ml plazmë mblidhen në një qese të posaçme. Koha e dhurimit varet nga fluksi i dhurimit, sa më i shpejtë fluksi i dhurimit aq më e shkurtër është procedura. Rekuperimi i volumit është i menjëhershëm dhe për të rikuperuar substanca të tilla si proteinat plazmatike nevojiten pak ditë. Plazma mund të dhurohet çdo 14 ditë.

Mund të dhurohen vetëm trombocite:

Procedura njihet si trombofereza. Një dhurim trombocitesh zgjat rreth një orë e gjysmë. Procedura është e ngjashme me atë të plazmaferezës: ndarësi qelizor në këtë rast ndan dhe mbledh trombocitet ndërkohë që plazmën dhe qelizat e tjera ia kthen mbrapsht dhuruesit.

Mund të dhurohen edhe komponentë multiple falë ndarësve qelizore si përshembull një dhurim plazme dhe eritrocitesh (eritroplazmaferezë), një dhurim eritrocitesh dhe trombocitesh (eritrotromboferezë), një dhurim trombocitesh dhe plazme (plazma tromboferezë).

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?