Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet pse u thirr në SPAK, ish-ministri i Brendshëm, nën hetim transaksionet e gruas dhe kunatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbulohet pse u thirr në SPAK, ish-ministri i Brendshëm, nën hetim transaksionet e gruas dhe kunatit
KronikeLajmi i fundit

Zbulohet pse u thirr në SPAK, ish-ministri i Brendshëm, nën hetim transaksionet e gruas dhe kunatit

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Me xhaketë bezhë, me syze dhe një shishe ujë në dorë ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Për herë të parë në një dalje publike prej marsit 2023,  ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u paraqit në SPAK, për tu përballur sërish me drejtësinë mbi një hetim që është hapur ndaj tij për verifikimin e pasurisë.

Qëndroi rreth 2 orë e gjysmë në SPAK, – nga ora 13:00 deri në 15:40 (24 qershor 2024) – ku ishte thirrur nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij prej disa muajsh. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Tahiri nuk foli për mediat, ndërsa pyetjeve të shumta të gazetarëve zgjodhi t’iu përgjigjet vetëm me “Nuk kam asgjë për të thënë”. 

Verifikohen transaksionet, pyeten biznesmenë

Burime i thanë Report Tv e Shqiptarja.com se Tahiri është thirrur për të dhënë sqarime si person ndaj të cilit kryhen hetime rreth pasurisë por jo vetëm. Po sipas burimeve më herët në kuadër të ketij hetimi SPAK, ka pyetur edhe disa biznesmenë me të cilet familjarët e ish ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare.

- Publicitet -

Prokurori i Posaçëm Elvin Goga prej muajsh heton Tahirin mbi pasurinë dhe burimin e krijimit të tyre, pas denoncime që kanë mbërritur në SPAK në lidhje me disa prona që janë blerë nga familjarët e tij. Procedimi në fjalë është regjistruar disa muaj më parë teksa hetuesit kanë nisur verifikimet duke vënë në sitë të gjitha pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe llogaritë bankare të Tahirit dhe familjarëve të tij.

Prokuroria ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë, institucione e agjenci të pronave për të verifikuar pronat e llogaritë bankare të ish-ministrit të Brendshëm, dhe transaksionet që ai ka kryer që prej kohës kur ai mbante detyrën dhe deri më sot. Në kuadër të kësaj dosje hetimet janë zgjeruar edhe tek bashkëshortja e tij dhe tek vëllai i bashkëshortes, për të verifikuar burimin e të ardhurave dhe të pasurive në emër të tyre.

Tahiri i semure ne SPAK
Saimir Tahiri rezulton të jetë i sëmurë ndërsa sot la shtëpinë ku vijonte të kryente dënimin sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit e cila kishte urdhëruar që ish ministri të vijonte dënimin e mbetur në banesë dhe mund të lëvizte vetëm për nevoja të domosdoshme familjare kur Shërbimi i Provës binte dakord”.

Saimir Tahiri  nga qelia ne shtepi
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u shpall fajtor vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në 2 qershor 2023 kur Gjykata e Elbasanit mori vendimin që ish ministri dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë ta kryente në banesën e tij. Vendimi për lirimin u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe shkak u bë një raport mjekësor që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Lirimi nxiti reagim nga opozita dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim tha se ishte zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë dhe paralajmëroi pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’.

Beteja e fundit ne Gjykaten e Larte
Beteja vijon në Gjykatën e Lartë, ku ish-ministri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria kërkon që Tahiri të dënohet me 12 vite burg për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë nga grupi i vëllezërve Habilaj, me të cilët ka lidhje farefisnore.

Kjo e sotmja (24 qershor) është hera e parë që Saimir Tahiri shfaqet në publik pas marsit 2023, kur Tahiri mori leje të dilte nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Zgalem says:
    June 25, 2024 at 11:11 am

    Me qendrimin ndaj Tahirit , SPak u konsolidua si institicion i pa anshem dhe i vendosur , per te luftuar pandeshkushmerine , qe e paten vendosur te gjithe ish presidentet dhe ish Mryeministrat , e tranzicionit tone te deshtuar . Tahiri punoi mire si Minister , duke sfiduar te gjithe para ardhesit . U diskretitua nga mardheniet me kusherinjte e droges . Nga sa kam pare ne shtyp , keto mardhenie me Habiliajt , nuk ka mundur , t’i arsyetoi . Ne se arsyeton keto mardhenie dhe keto , qe po i ngrihen tani , mbetet nje minister dinjitoz . Nga sa shof ne shtyp .nuk besoj t’i arsyetoi ligjerisht . Ka faj edhe avokati , jo vetem , per kete rrast , avokatet tone nuk dine te mbrojne . Per c’do problem bien ne poziten e viktimes . Duhet te gjejne klauzolat , qe mbeshtesin te kunderten e asaj , qe ka ndodhur. Flas si lexus i rregullt i shtypit , duke u shmangur shprehjes se fameshme ” Doni me per mua ” . Shtypi i lire , prandaj eshte krijuar . Zgalem

    Reply
  • intelektuali says:
    June 25, 2024 at 3:11 pm

    Megjithate nje gje nuk e kuptoj une me Gjykatat dhe Drejtesine enveriste shqyptare:

    SAJE QORRI NE BURG, NDERSA AKUZUESI I TIJ KRYESOR KOMISARI I POLICISE, DRITAN ZAGANI NE AZIL I ANATEMUAR DHE I DENUAR FAMILJARISHT

    Po Edi Rama e kercenoi me liber shpie komisarin e policise Dritan Zagani me akuza se kishte shpifur per Saje Qorrin si kapobande e Habilajve te droges dhe krimit te organizuar dhe e mbrojti ministrin e tij beniamin qe i shpetoi vellane e tij, Olsi Ramen e Xibrakes me finte enveriste si nje Matrazov me gjithe Partine Socialist-Enveriste pas tij kur duhej te linte mandatin si deputet? Tani te gjitha ato qe tregoi Dritan Zagani dhe i beri transparente per Saje Qorrin e Habilajve te droges u vertetuan katerciperisht nga Gjykata e Apelit kunder krimit te organizuar qe e denoi me 5 vjet burg kete minister beniamin socialist, por akuzuesi ka mbetur i anatemuar dhe i poshteruar me vendimin e po kesaj Gjykate kontraverse qe jo vetem nuk kujtohet te kerkoje falje publike per vendimin e saj enverist si vendimi per Fredi Belerin e Himares qe eshte bere eurodeputet, po nuk anullon denimin me burg te Dritan Zaganit qe Edi Rama e masakroi me liber shpie vetem sepse tregoi me gisht Saje Qorrin si kapobanda e Habilajve te droges qe vendimi i Gjykates se Apelit e vertetoi katerciperisht. Te ben pershtypje se askush nga media jone kombetare e shitur tek mafia pushtetare totalisht dhe e paguar nga Edi Rama me parate e inceneratoreve, kampionin e mban Top Channel me emisionet banale te tij, nuk kujtohet asnjehere ta ngreje kete pyetje thelbesore ne emisionet e tyre te shemtuara totalisht:

    SI KA MUNDESI QE E NJEJTA GJYKATE DENON ME BURG PUSHTETARIN KRIMINEL SAJE QORRI DHE AKUZUESIN E TIJ QE KA KRYER DETYREN SI KOMISAR POLICIE DRITAN ZAGANI E DENON PO KESHTU ME BURG?

    Kjo as ne Rusine e Putinit nuk ka bere vaki.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?