Sipas hetimit, Sali Berisha ka përfituar avantazhe të drejtpërdrejta, jo vetëm përmes familjes Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., në kuadrin e fushatës zgjedhore të vitit 2013.
Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin e një këngëtari të ftuar prej tij.
SPAK vijon se, ndër vite, familja Berisha ka përfituar nga të ardhurat e Jamarbër dhe Argita Malltezi.
Në vitin 2014, Berisha akuzohet se ka përfituar 24 mijë euro, prej të cilave 6 mijë euro janë përdorur për shpenzime shëndetësore të Liri Berishës, dhe janë deklaruar në ILDKPI si të dhëna nga dhëndri, Jamarbër Malltezi.
Pjesa tjetër prej 18 mijë eurosh është deklaruar nga Shkëlzen Berisha si hua pa interes nga Jamarbër Malltezi, shumë që nuk është dokumentuar të jetë shlyer më vonë.
Në vitin 2017, Berisha akuzohet për përfitimin e 27,439.98 USD dhe 7,403.75 euro.
Shuma e parë përfaqëson shpenzime mjekësore për ish-kryeministrin, të paguara nga Argita Malltezi dhe të deklaruara në ILDKPI, ndërsa shuma e dytë është paguar nga avokati i Shkëlzen Berishës në SHBA, si një hua pa interes.
Gjithashtu, Jamarbër Malltezi ka paguar 3 mijë euro për pushimet e Liri dhe Sali Berishës.
Në vitin 2021, 19,933 euro janë paguar për shpenzime konsulence avokatie për zyrën ligjore në Francë në çështjen e Antony Blinken, që përfshinte Sali dhe Liri Berishën.
Nga kjo shumë, 13,288 euro janë pasqyruar si detyrim ndaj Jamarbër Malltezit, ndërsa pjesa tjetër si detyrim nga Shkëlzen Berisha.
Në vitin 2022, Argita Malltezi ka shlyer faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babain e saj, Sali Berishën, me një shumë prej 213,590 euro.
SPAK thekson se këto pagesa, si dhe të tjera, janë bërë gjatë kohës kur ish-kryeministri Berisha ka hapur procese gjyqësore në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar kundër sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar që e shpallën atë persona non grata.
Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, vepër e kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. Sipas SPAK, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe në këmbim ka përfituar favore.
Dosja Berisha pritet të shqyrtohet nga një gjyqtar paraprak, i cili do të vendosë nëse hetimet janë të plota dhe më pas çështja do të kalojë në gjykim. / VN
O po lereni Berishen dhe shikoni cfare shkruan Spiegel per Ramut Vucicin
Po u denua ky,nuk shpeton me ay tjetri.
Se ka ende person ose insan normal që e beson mediatiken private si informim të drejtë të pa korruptë të pa tendenciozë si një Der Spiegel
Saliu krijoi nje tip korrupsioni te lidhur me kriminelet sjqiptare! E ktheu familjen ne vrases! Kete nuk ja fal askujt! Te besh djalin dhe vajzen kriminel! Me kujtohet Zeni ne ato kohe! Vraponte si Alvaro Kozenca! Si mundet nje baba te beje dicka te tille! Nje prove thote Saliu,por e thote eshte idioti Malltezi! E thone idiote hajdute Muli e Gaz Bytha, e thote Lucio ,cfare Njeri i percipte! Enveri i vrau te gjithe intelektualet shoket e tij dhe jrijoi qeveri me njerez te tipit Sali,sikur ta dinte qe do te lindte nje Njeri i semure psiqik! Jane edhte me te rinjte qe edhe ata presin te ngordhe Kali i Vicidolit e t’i marrin patkonjte! Nje sh’genjim i madh per te gjithe ne qe e njihnim Saliun dhe me hir ato pahir na mposhti! Por tani ka ardhur koha te paguaje “wage of krimes” te tij! Keta mbreter te idiotesise thone se edhe Rama…! Krimet paguhen secili per vete,,,,
Mendoj se ortaku i Idiotit Malltezi eshte figurine per te mbulluar korrupsionin! C;do gje eshte planifikuar nga Argita dhe hajdutet e tjere qe i sherbejne Saliut! Ai, bektashi, duket kaq idiot sa nuk besoj se eshte bissnesman! Saliu eshte mjeshter ne gjetjen e ushtareve te tij! Shikoni listen e mbeshtetesve te tij dhe do te vini re nje fenomen jane te gjithe skllever pa tru!
SPAK+GJKKO Po vonon shumë për SEKUESTRO PASURISË & NDËSHKIMIN e hajdutëve madhor 34 vjeçar.
Nuk duhet në arrest shtëpie dhëndrri Sb MALLTEZI me ndërtimin e 19 kullave 18,19,20 kate dhe të mbi 25 pasurive ndërtimore në gjithë Shqipërinë deri në Gjermani për GOCËN me mbi 300.000 € dhe futet në burg Zv.Ministrja E BRËNDËSHME E PS ROVENA VODA për 1 ark peshk dhurat.Kjo është MARRZI E DREJTISË SË TREDHUR NGA SB 92,ndonse ky & Berishistët shpifin Ditë-Natë i ka kapur E.Rama-HIPOKRIZI.FLM
Ku ishte Saliu kur ne shikonim San Remon, Bitellsat, Elvis Presllin, Tom Jons Adrianon,Minen etj! Dhe mendomin kunder Komunizmit! saliu u be spiun i sigurimit me gjithe familje dhe kreu krimet me te medha ! Jemi dy Bote te ndryshme, ne mentalitet! Saliu dhe raca e tij prej muti kane lindur per te qene skllever!
Afro gjysem milion euro per gjyqin ne Angli dhe 20 mije per tentativen ne France.100% korrupsion Sali Berisha,solidariteti familjar motamo si Familja Mafioze .Tani kemi Familjen Mafioze BERISHA.
Sale Berisha eshte diktatori me I keq qe ka jetuar ne periudhen mbas komunizmit .