Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Salianji u dënua me një vit burg, reagon Rama: Një ditë e mirë për të vërtetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Salianji u dënua me një vit burg, reagon Rama: Një ditë e mirë për të vërtetën
AktualitetPolitike

Salianji u dënua me një vit burg, reagon Rama: Një ditë e mirë për të vërtetën

Published: September 26, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Apelit që lë në fuqi dënimin me një vit burg për deputetin e PD, Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Përmes një reagimi në platformën X, Rama shkruan se drejtësia vonoi po nuk harroi, ndërsa thekson se drejtësia e re ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës.

Ndër të tjera, Rama shkruan se Partia Socialiste nuk do të heqë kurrë dorë nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë.

- Publicitet -

Reagimi i plotë i Ramës:

Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përnatë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.

Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq tek dera e gjykatës sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste, si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të politikanëve të trembur nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!

E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e  pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk besoj se do të ndryshojë gjësendi në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare, falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.

Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës.

Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • mali says:
    September 26, 2024 at 3:25 pm

    Po ti c’mutin do qe fut hundet kudo.
    Nga e di ti qe vendimi I gjykates eshte I drejte?
    Ti shiko gurgulene me dervishet qe ke krijuar me Sorosin dhe serbet.
    Kjo gurgule nuk mbaron me kaq.
    Kjo do te fute ne trouble ballkanin.

    Reply
  • Psikiatri says:
    September 26, 2024 at 3:37 pm

    O mali injoranti , as ti vetë nuk e kupton se sa hajvan që je .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 26, 2024 at 4:13 pm

    INJORANT JE VETË O PSIKIK-KARI QË I LËPIN BYTHËN EDI KARIT.

    Reply
  • mali says:
    September 26, 2024 at 4:22 pm

    Nastradini ishte duke vjedhur nje banke dhe po sharonte celesin. Kalimtaret kalonin dhe e pyesnin : c’fare po ben o Nastradin?
    Pergjigjet N.: po I bie violines.
    Kalimtari: nuk po degjoj gje?
    Nastrua : do t’i a degjosh neser avazin
    Te nesermen u mor vesh qe banka ishte vjedhur.
    Besoj se u kenaqe psikiater me kete mencuri te Nastradinit.
    Kjo varet nga shkalla e inteligjences per te kuptuar Nastradin Hoxhen.
    Nuk te detyroj te vrasesh mendjen per ta kuptuar.

    Reply
  • NKVD says:
    September 26, 2024 at 9:26 pm

    Perse rreshqet si gjarperi me gjera kot sh-Kryeminister. Te gjithe e dine qe ceshtja Salanji eshte nje show i radhes, ashtu si eshte dhe ai non grata miku yt ne grade. Ti kane kuptuar poshtersine dhe hilete, e kot mundohesh te shperqendrosh njerezit nga gjemat qe po i ben ketij Kombi si tradhetar e i shitur qe je, o psikopat e qenie e peshtire deri ne neveri. Me ato kampet e Melonit ca po behet? Me detyrove te dal nga etika, por meriton c’do germe e shume me teper, qurrash e pocaqi burre qe i re ne hise ketij vendi.

    Reply
  • adem says:
    September 27, 2024 at 6:14 am

    Po mire e ka shpifesit le te hane ate qe peshtyne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?