Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samir Mane fton të rinjtë për të synuar lart dhe për të provuar veten si sipërmarrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Samir Mane fton të rinjtë për të synuar lart dhe për të provuar veten si sipërmarrës
Ekonomi

Samir Mane fton të rinjtë për të synuar lart dhe për të provuar veten si sipërmarrës

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, për të ndarë shembullin personal të ngritjes së një biznesi të suksesshëm. Auditori qendror i universitetit, me dhjetëra studentët pjesëmarrës, u kthye në skenën e një bashkëbisedimi frymëzues për mundësitë që u jepen të rinjve në kohë të ndryshme dhe gatishmërinë e tyre për të provuar.

Interesimi i studentëve ishte i natyrshëm për fillesat e biznesit dhe mundësitë që mund të kenë vetë ata në ditët e sotme. “Gjithë sipërmarrja e sotme, që numëron rreth 5000 punonjës në nëntë vende, zë fill në Vjenë në vitin 1993. Kushtet e nevojshme për të nisur një biznes u paraqitën në moshën e duhur dhe unë nuk hezitova.” zbuloi Samir Mane për të pranishmit duke i nxitur të vënë në jetë sipërmarrjet që mund të kenë planifikuar.
“Filloi me pajisjet elektronike dhe sot kemi rrjetin më të madh të produkteve elektronike, i cili vepron me pakicë dhe shumicë në të gjithë rajonin dhe vende të Bashkimit Europian.”
Prof. Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, gjatë takimit e cilësoi Samir Manen si një nga personalitetet që kanë shkruar historinë e kapitalizmit në Shqipëri. “Vendi ynë po krijon historikun e një sistemi të ri ekonomik dhe, ndër themeluesit e industrive të rëndësishme për vendin, është Grupi BALFIN. Gjithçka që krijohet falë talentit dhe kurajos së sipërmarrësit kthehet në pasuri kombëtare dhe meriton vlerësim nga anëtarët e shoqërisë” përfundoi ai.

“Sektori i shitjes me pakicë zë vend të padiskutueshëm financiar në Grupin BALFIN, por edhe emocional në personin tim.” ishte një tjetër deklaratë e Samir Manes. Pikërisht në fillimet e rrjetit të supermarketeve apo qendrave tregtare, ai u ka besuar të rinjve entuziastë por pa përvojën e nevojshme dhe tani ata janë në krye të disa prej bizneseve më të mëdha na rajon. Sipas tij, Grupi BALFIN ka ekspertizën dhe kapacitetin e nevojshëm për të konkurruar në çdo treg europian e më gjerë përsa i përket shitjes me pakicë dhe modeleve të tjera të biznesit të njohura për të. Fuqizimi i Grupit BALFIN u konfirmua edhe nga marrëveshja e arritur vetëm pak ditë më parë me International Finance Corporation, për zgjerimin e aktivitetit të TEG.

- Publicitet -

I pyetur nga studentët se çfarë e motivon më shumë, ai u përgjigj se “Ndërtimi i bizneseve të dobishme për sa më shumë njerëz është motivacioni më i fortë.”

Vizitat në universitete dhe takimet me studentët janë bërë tashmë traditë për Samir Manen, para të cilëve tregon përvojën e rritjes graduale të biznesit dhe ç ’është më e rëndësishme, mundësitë që Grupi BALFIN krijon për ta nëpërmjet praktikave profesionale, mbështetjes së ideve të tyre për biznes dhe punësimit në profilet përkatëse.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s
  • Organizonin përdhunimet e grave, Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?