Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, detajet e organizimit të takimit BE-Ballkani Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, detajet e organizimit të takimit BE-Ballkani Perëndimor
KryesorePolitike

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, detajet e organizimit të takimit BE-Ballkani Perëndimor

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

Më 6 dhjetor Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare.

A2 CNN ka mësuar se për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve do të angazhohen më shumë se 1200 efektivë policie, që mes të tjerash do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit.

Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30.

- Publicitet -

Në këtë tryezë do të diskutohen çështjet si Lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, çmimi i naftës dhe gazit, siguria, sfidat e klimës si dhe bursat për të rinjtë. Një pikë që ende nuk ka arritur në finalizim mbetet heqja e tarifave roaming për telefonatat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Agjenda e samitit do të vijojë me takime dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, ndërsa me interes pritet një ballafaqim i mundshëm mes Presidentit Emmanuel Macron dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që mbetet ende për t’u konfirmuar.

Punimet e samitit parashikojnë edhe një foto familjare që do të realizohet në Sheshin Italia. Më pas, Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ardhja e Emmanuel Macron do të shënojë vizitën e parë të një Presidenti francez në vendin tonë. Liderët kryesorë të unionit pas përfundimit të Samitit do të largohen nga Shqipëria brenda ditës të shoqëruar me të njëjtin protokoll sigurie.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    November 25, 2022 at 3:51 pm

    Per te krganizuar takimin eshte caktuar Spiribaluku!?

    Reply
  • Spak says:
    November 25, 2022 at 4:36 pm

    Mallkuar qofshin te gjithe ata qe i shkojne prapa Saliut!

    Reply
  • Veri-Jug says:
    November 25, 2022 at 4:41 pm

    A e din Erl Murati qe deputetet nuk mbajne pergjegjesi ligjore per ata qe thone dhe voteojne apo firmosin ne Parlament! Mjerimi i politikes dhe gazetareve me mediat e tyre eshte mjerane!

    Reply
  • Pirdhni se liroheni. says:
    November 25, 2022 at 6:29 pm

    Ore bajga, presidenti frances Macron nuk vjen per vizite ne Tiranen zyrtare , por per Samitin qe zhvillohet ne Tirane midis BE dhe Ballkanit Perendimor qe po keqperdoret dhe eshte ne pritje te premtim-mashtrimeve te Evropers Kurves Plake.
    Vizite “zyrtare” qe zhvillohet ne SATDIUM dhe jo ne Kryeministri apo ne Presidence tek gjumashi Begaj qe nuk vlen me shume se nje numeror topi.

    Reply
  • Andis says:
    November 26, 2022 at 1:35 am

    Bravo Edi Rama . Po bjen ajken e politikes Europiane ne Tirane dhe nuk eshte pak. Sali plaku po plas nga inati se do te rrije dhe do e shikoje nga televizori tek kanali I preferuar i malokut Cim Peka Syri tv .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • “Mbarova punë me b… tënde në mendje”/ Kërkoi favore seksuale, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?