Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti në Madrid, Rama: Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s, vlerë strategjike për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Samiti në Madrid, Rama: Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s, vlerë strategjike për Shqipërinë
KryesorePolitike

Samiti në Madrid, Rama: Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s, vlerë strategjike për Shqipërinë

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, ku është ndalur tek zhvillimet në Spanjë në Samitin e NATO-së dhe për takimet në Bruksel me krerët e shteteve të BE.

“Kemi pasur diskutime intensive për një marrëveshje përfundimtare për të çelur rrugën e fillimit të negociatave. Për të gjitha këto jemi këtu. Dëshiroj të kujtojë se me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë, janë krijuar premisat që NATO të shtohet me Suedinë dhe Finalandën”, tha Rama.

“Samiti ishte i veçantë për nga kohëzgjatja dhe pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat ashtu sikundër dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese që ishte dhe pjesa kryesore kishte edhe një element të rëndësishëm për ne që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë dhe MV që t’i çelet rruga fillimit të negociatave.

- Publicitet -

Për të gjitha këto dhe për të tjera që mund të keni pyetje jemi këtu, në radhë të parë dëshiroj të kujtoj që me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë janë krijuar premisat që NATO të shtohet me 2 anëtarë të tjerë. Edhe ajo ka qenë një negociatë e vështirë, e cila është përmbyllur në orët e fundit. Një fokus të veçantë ka pasur për Ballkanin Perëndimor, për kompleksitetin e rajonit dhe për vulnerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti, i njohuri dhe i përsërituri lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin”.

Rama ka shtuar se do të rikthehet së shpejti në Bruksel për propozimin për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Portin e ri të Durrësit.

“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me ekipin e ekspertëve tanë dhe aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar diskutimet. NATO ka hyrë në një fazë të re. Po ndërtohet bazë taktike e NATO- në Kuçovë, është financim i huaj ndërkohë sa i përket portit ne natyrisht që do financojmë vetë gjithë pjesën komerciale dhe e kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Do jetë një vlerë strategjike për Shqipërinë, por edhe për vetë NATO-n. Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën nuk mund të flasim publikisht por ka edhe përmasën e vet ekonomike. Në samit është folur për sfidën e furnizimit me energji, për parashikimi jo optimste, por vërtetë të zymta sa i takon çmimit të energjisë shoqëruar me vështirësitë e burimeve energjetike. Kemi folur për inflacionin që Shqipëri apo e mban më të ulët se vendet e rajonit se insistojmë në politikën që mos ta prekim familjarët, biznesin e vogël te çmimi i energjisë, nevojën e një maksimizimi të të gjithë forcave për të garantuar gjithë zinxhirin e furnizimit që është i cenueshëm nga konflikti”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek presioni mbi Serbinë nga BE, duke thënë se nuk duhet të tejkaloj krisjen që mund të çonte në veprime të gabuara.

Nga ana tjetër, Rama shtoi se ka kërkuar anëtarësimin për Kosovën, pavarësisht mosnjohjes së saj nga disa shtete.

“Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për paqe, një stad tjetër i marrëdhënieve me NATO-n, kemi dhënë të gjithë argumentat përkatëse dhe është e udhës që e gjithë aleanca të kuptojë se pavarësisht mosnjohjes së Kosovës nga disa prej vendeve, kjo nuk është një kohë e zakonshme. Si një kohë e jashtëzakonshme kërkonte dhe akte të jashtëzakonshme. Kosova, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, ka mbajtur një qëndrim të qartë duke treguar maturi të rëndësishme si shtet në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 1, 2022 at 2:38 pm

    EDVIN! Nese ai ‘gazetari’ ka nevoje per ‘riedukim’ (duke lecuar citatet e salise e like florise nga mali me gropa)ti ke kohe qe duhet ti nenshtrohesh :’Trajtimit sanitar te detyruar ne QELI bashke ‘babain’ tend shpirteror SALI e byrazerin e ngjalave Like Flo0ri si zjarrvcenes te Shqiperi…!
    Ne cilin do vend jo Ballkanit po edhe 68 vendeve te Afrikes ajo kaçurrelsja Xhaòka tani do ish terhequr zvarre nga ajo bordello qeverri e perfundonte ne burg per Hajduteri!

    Reply
    • Kerma plak i Vicidolit says:
      July 1, 2022 at 5:29 pm

      E ngaterron me Argiten , me Zenin apo me matufin e Vicidolit ? ! C`jane keto idjotesira e injoranca qae nxjerr nga ajo qe ti e qiuan goje , sikur jeton ne Hene , dini vetem te villni e te perbaltni kedo , per t`i dale per zot idhullit tuaj mesjetar qe i ka nxjerre uje te zi ketij vendi dhe ende perpelitet si gjarperi , deri sa ti shtypin koken ? !

      Reply
  • Aldrin says:
    July 1, 2022 at 4:42 pm

    Porti i Ri, si helikopteret e rinj te Ramutit. As per skrap nuk i kane. Dhe portin e Durresit ja nxori themelet.
    Para e madhe e vjedhur o shqiptare, rrini si muter, se po jua merr Ramuti jeten dhe vendin ku jetoni
    Nuk ke asnje vlere o popull, as sa nje koker qepe

    Reply
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    July 1, 2022 at 5:07 pm

    Ketij plehre qe nuk vlen as per riciklim i do bere gjyqi poshte ka.it te Skenderbeut.

    Reply
  • Mali says:
    July 1, 2022 at 8:41 pm

    KE PYETE TI
    PER TJA DHENE ARMIKUT
    PORTET DETIN TROJET
    KUSH TA LA CIFLIGUN

    VAZHDO E KE MIRE
    DITA DO TE VIJ
    QE VRIMA E MIUT
    TE KUSHTOJ NJEMIJE

    Reply
  • demo says:
    July 2, 2022 at 8:13 am

    Nje femije tekanjoz,qe i ka rene shteti ne dore.
    Cfare eshte Porti i Durresit?Parku argetimit 7 xhuxhat?
    Jane dashur 170 vjet investime,qekur Avullorja austriake Trieste-Athine-Stamboll,te caktonte nje Ndalese ne Durres.A ka mbetur ndonje Arkitekt ne PS,qe ti tregoje KETIJ,cfare do te thote te ndertosh nje port bashkohor per Anije cisterne dhe anije mallrash qe shkojne deri ne 200 mije ton?A ka mbetur ndonje specialist i Marines tregtare dhe ushtarake,ti trrgoje ketij camarroku,cfare eshte punuar,ndertuar,Thelluar,Zgjeruar,Paisur,Industrializuar ne Ate Port te Durresit?
    Kushton me pak te ndertosh nje qytet si Durresi ne Porto Romano,,se te ndertosh nje Port si Porti i Durresit.Ku jane sot Lodrat e Edvinit?
    Si minister kulture harxhoi miljonat e shtetit te rraskapitur per te shastisur shqiptaret me kinema Millenium..
    Ku jane sot kinemate Millenium?.Ca kane mbetur germadhe,,ca(si ajo e elbasanit)i rrafshoi vete per te ndertuar kulla 20 kateshe.
    Lidheni,se na mori ne qafe!

    Reply
  • LEON says:
    July 2, 2022 at 9:37 pm

    Rame,e ke segjuar ate llafin:Do shtrish kembet sa ke jorganin?
    Ti mashallah i ke kembet 3 metro..Nuk ka jorgan per ty.

    Reply
  • Messerschmitt says:
    July 3, 2022 at 5:30 am

    boll ma nato e baza ushtarake …..duhen investore ku njerzit te kene nje pune e te jetojne si perendimoret .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Mega-dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. demo on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  3. Koha on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?