Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sanchez në Tiranë, Rama reagon për tensionet në veri të Kosovës, thirrje Vuçiçit: Po ushtrohet sovraniteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sanchez në Tiranë, Rama reagon për tensionet në veri të Kosovës, thirrje Vuçiçit: Po ushtrohet sovraniteti
KryesorePolitike

Sanchez në Tiranë, Rama reagon për tensionet në veri të Kosovës, thirrje Vuçiçit: Po ushtrohet sovraniteti

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Rama ka çelur konferencën që po mban së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili ndodhet në Tiranë.

Rama e falënderoi publikisht dhe u shpreh se Spanja ka qenë një nga aktorët më të zëshëm në procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Shqipëria ka një pritshmëri të lartë nga Spanja e cila do të marrë presidencën në vitin 2023.

- Publicitet -

“Pas hapit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, na vjen mirë dhe dëshiroj që publikisht ta falenderoj Pedron për mbështetjen pa rezervë të Spanjës në këtë proces. Kujtoj që Spanja kishte një pozicion më të ngurtë se disa të tjerë duke qenë në njëfarë mënyre më kërkuese dhe sot Spanja është tërësisht e angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe ka qenë një nga aktorët për të zëshëm për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një pritshmëri nga Spanja e cila do të udhëheqë presidencën në 2023. Kemi folur me kryeministrin për rajonin të cilin ai po e viziton, për nismat rajonale, për mënyrën se si mund ta integrojmë këtë proces nismash rajonale me procesin që nis me idenë e komuniteti të ri politik evropian”, tha Rama.

Gjatë konferencës, Rama reagoi për herë të partë për tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet e reciprocitetit dhe i bëri thirrje presidencës serbe që mos të justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj së drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar. Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Per inat te sime vjerre says:
    August 1, 2022 at 9:22 am

    Sakte dhe qarte……

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    August 1, 2022 at 9:23 am

    Zbatoni marreveshjen rrace mu..i

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?