Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sanksionet e reja ndaj Moskës, risi në paketën e re të BE: As Ballkani Perëndimor nuk mund të importojë naftë ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sanksionet e reja ndaj Moskës, risi në paketën e re të BE: As Ballkani Perëndimor nuk mund të importojë naftë ruse
KryesorePolitike

Sanksionet e reja ndaj Moskës, risi në paketën e re të BE: As Ballkani Perëndimor nuk mund të importojë naftë ruse

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në parim për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila përfshin edhe ndalimin e importit të disa prodhimeve të këtij shteti dhe vendosjen e një çmimi tavan për naftën e papërpunuar ruse që transportohet në vendet e treta.

Risi në paketën e re është se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse.

Në BE thanë se në muajin dhjetor do të ndalohet në tërësi importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit.

- Publicitet -

Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe ndalimi i dhënies së shërbimeve nga ekspertët e BE-së për Qeverinë ruse apo ndërmarrjet ruse.

Më herët gjatë javës së kaluar, në propozimin për të cilin diskutuan përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së ishte edhe pika ku thuhej se “duhet parashikuar që, për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të mundësohet transiti i naftës së papërpunuar ruse përmes territorit të Kroacisë për në Ballkanin Perëndimor, me kusht që sasitë të jenë të ngjashme me ato që ishin para krizës energjetike”.

Por, burimet diplomatike në Bruksel thanë se kjo pikë tashmë është hequr për shkak të Serbisë, e cila është importuesja më e madhe e naftës së papërpunuar ruse. Serbia e merr naftën ruse nga naftësjellësi JNAF, që gjendet në bregdetin kroat.

“Disa vende anëtare nuk kanë dashur që Serbia të shpërblehet për qëndrimet e saj rreth krizës në Rusi dhe për mospërshtatje me qëndrimet dhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë”, tha një diplomat.

Ndërkaq, burimet diplomatike thanë se “ekspertët e BE-së, pas një analize të thellë, kanë ardhur në përfundim se ka mjaft burime të tjera të naftës nga ku mund të importohet nafta e papërpunuar, prandaj nuk ka nevojë për përjashtim nga sanksionet”.

Serbia ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë luftën që Rusia nisi në shkurt kundër Ukrainës. Por, Beogradi ka refuzuar t’i vendosë sanksione Moskës.

BE-ja vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Por, deri më tani, BE-ja i ka lejuar Serbisë vazhdimin e kalimit të naftës ruse përmes territorit të BE-së për shkak të sigurisë energjetike në rajon. Por, sipas draft-dokumentit për paketën e re të sanksioneve, kjo mundësi nuk është e paraparë për të ardhmen. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • intelektuali says:
    October 5, 2022 at 7:14 pm

    Edi Rama:

    Ktheja naften shqyptareve qe ja fale Bankers Petroleum me nje bujari te papare ne mareveshje mafioze me ambasadorin e panerum Lu per interesat e pushtetit personal

    sepse:

    SHPEJT A VONE TE VLOJE HUNI

    Reply
  • LEON says:
    October 5, 2022 at 7:35 pm

    Shqiperia ka qene eshte dhe do te mbetet si ay nxenesi rrufjan,,qe vjedh provimet me kopje,,pooor gjitmone mbetet ne Klase.
    Europa mund ta bllokoje naften Ruse..Naften mund ta marre ne Harabi,ne Norvegji etj.
    Por qeverria shqiptare eshte miu ne Ballkanin Perendimor qe cane bllokaden.
    Serbia nuk ka shpallur sanksione ndaj Rusise dhe vazhdon te furnizohet me nafte dhe gaz rus.Shqiperia me nismen Ballkan i Hapur furnizohet ne Serbi me nafte,gaz,miell dhe vaj rus.Keshtu Fjalimet Heroike per qendresen e qeverise shqiptare ne Aleancen Perendimore te Rames,jane si deklaratat e kurves kunder Jaranit qe e shtyp.

    Reply
  • A.W. says:
    October 6, 2022 at 3:41 am

    Cfare kane ne mendje LGBTQ e BE kur thone: Pushtim i paprovakuar i Ukraines?
    Po per te futur Ukrainen ne NATO dhe per t’i ngushtuar lakun ne fyt Rusise ku hyn?
    Po grupet naziste ne Ukrinene qe keqtrajtonin dhe masakronin popullsine civile ruse qe jetom ne kete shtet ku hynPo rritja e tarivave per kalimin e gazit Nord Stream 1 qe kalon ne territorin e ukraine ku hyn ore shkerdhata.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 6, 2022 at 4:11 am

    Krijojne pretekstin, qe ti cojne karburantet dhe Energjine ne stratosfere, per ti sherbyer planit te c’montimit te ekonomive peremdimore. Konflikti ne Ukraine, u krijua posacerisht nga Kulti, per te justifikuar Inflacionin dhe cmimet e larta te Energjise dhe Karburanteve. Duhet te keini parasysh, se prodhimi i energjise dhe Karburantet kontrollohen nga dy tre kompani ne gjithe Europen, te cilat pastaj degezohen ne dhjetra firma te tjera. Eshte nje kartel, i cili ne siperfaqe duket si shume kompani me ngjyra e emra te ndryshem. Keta kontrollojne cmimet nga larte poshte. Natyrisht qe e kane justifikimin gati. E ka fajin lufta ne Ukraine dhe sanksionet. Rusia eshte gjithashtu pjese e lojes.

    Reply
  • Ilir says:
    October 6, 2022 at 5:00 am

    Phoenix po nga i di ti ? Apo je mes tyre

    Reply
  • xy says:
    October 6, 2022 at 5:15 am

    fiks o feniks. imperializmi botëror midis të cilëve është edhe rusia, shpiku një alla luftë për të rritur çmimet dhe imperialistët të dalin me fitime marramendëse.
    sepse çmimi rritet ndërsa prodhimi i mallit është njëlloj. dhe imperializmi që ta justifikojë këtë, shpik kriza, (dhe këtë gjë e ka thën marksi te manifesti komunist) dhe rrit çmimet në kurriz të popujve. nuk ka fare luftë. kam parë ca pamje që gjoja disa vende ishin goditur me rraketa por në të vërtet dukej hapur që ishin pjellë e krijimtarisë imperialiste

    Reply
  • Leon says:
    October 6, 2022 at 8:27 am

    Nje fakt qe ndoshta edhe nuk njihet. Ukraina paska qene bashkepunetore e Hitlerit gjate Luftes II Boterore. Ne kete bend, ishte ndertuar kampi i shfarosjes per 1.5 milione cicutet qe jefonin ne Ukraine.
    Arsyeja e rreshtimit te Ukraines ne krah te nazisteve ishte shpresa per shkeputje nga qeveria qendrore sovietike.

    Reply
  • LEON says:
    October 6, 2022 at 8:57 am

    Bravo.Te lumte.E ke gjet.Po hiqe ate nickun tim.Po te me pyesesh mua,te shkon Kopjaci.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?