Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Saranda dhe Ksamil një shembull që duhet ndjekur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Saranda dhe Ksamil një shembull që duhet ndjekur
Komunitet

Saranda dhe Ksamil një shembull që duhet ndjekur

Published: April 18, 2026
Shpërndaje

Nga Ilir Demalia

Fundjava në jug nuk është thjesht një udhëtim. Është një rikthim te ajo ndjesi që vetëm deti i Jonit ta jep. Drita e mëngjesit mbi ujë, aroma e kripës në ajër, zhurma e lehtë e valëve që përplasen në breg – Saranda të pret gjithmonë me një qetësi që të mbush.

Teksa ecja në pedonalen buzë detit, syri më ndaloi te një ndryshim që nuk mund ta anashkaloje: plazhi ishte zgjeruar. Hapësira dukej më e madhe, më e lirë, më mikpritëse. Një vijë bregdetare që dukej sikur i ishte kthyer qytetarëve. Dhe pa e kuptuar, mendimi më shkoi te vera: si do të jetë kjo hapësirë në kulmin e sezonit? Sa do të kushtojnë çadrat? A do të mbetet kjo ndjesi lirie?

- Publicitet -

Rastësia bëri që, pak më tej, të takoja kryetarin e bashkisë. Një përshëndetje e thjeshtë dhe biseda mori drejtimin e saj natyrshëm.

“Olti,” – i thashë pa shumë hyrje – “kujt ia keni dhënë plazhin dhe sa do të jetë çmimi për çadrat?”

Ai buzëqeshi, me atë qetësinë e dikujt që e ka një përgjigje të gatshme:
“Pse me këmbët e para? Pyet njëherë si je,” – tha me humor. Pastaj shtoi:
“Plazhi i është dhënë qytetarit. Çmimi do të jetë zero lek. Dhe kemi shtuar rreth katër mijë metra katrorë. Do të jetë tërësisht publik.”

Për një moment, mbeta në heshtje. Jo sepse nuk e dëgjova mirë, por sepse jemi mësuar ndryshe. Jemi mësuar të dëgjojmë për hapësira të zëna, për detin që ngushtohet nga rreshtat e çadrave private, për të bukurën që shpesh humbet mes interesave të grykësisë. Ndaj kur dëgjon “zero lek” dhe “plazh publik”, të duket si diçka që duhet verifikuar dy herë.

Por ndërsa ecja më tej, ajo që shihja përreth më jepte një tjetër siguri: qyteti po ndryshon.

Dukshëm dukej nje punë me pasion:

1.Baipasi i Ksamilit 2. Rehabilitimi i shetitores ne Ksamil 3. Ndertim trotuare, rikualifikim i rrethinave anesore ne rruget e brendshme dhe rikualifikim hapesirash shplodhese,4.Ndertim pedonale segmenti rrugeve Dea Isadora Dunkan – Alida Hysku ksamil 5 . Ndertimi i rruges nr6 Sarande , 6 .Rikonstruksion i rruges turizem Kanali i Cukes , 7. Ndertimi i terminalit te autobuzave . 8 Ndertimi i muzeut nenujor.9 Zgjatja e shetitores dhe rehabilitim rrugesh. 10. Ndertimi i ekokambusit .11. Rikonstruksioni i shtepise se Femijeve Sarande.

Saranda nuk është thjesht një destinacion turistik. Është një peizazh i gjallë, ku mali zbret drejt detit dhe ku çdo perëndim dielli duket si një pikturë e re. Dhe bashkë me Ksamilin, krijojnë një nga ato vende që nuk kanë nevojë për shumë përshkrime – mjafton t’i përjetosh.

Të nesërmen, rruga drejt Ksamilit ishte një përvojë më vete. Punimet përgjatë aksit po i japin një tjetër pamje kësaj lidhjeje kaq të rëndësishme. Trotuare me gurë dhe tulla, hapësira të sistemuara, një estetikë që nuk është vetëm funksionale, por edhe e bukur. Një rrugë që nuk të çon thjesht nga një pikë në tjetrën, por të shoqëron me pamje dhe ritëm.

Në hyrje të Ksamilit, ndryshimi është i dukshëm. Rruga e gjerë me dy kalime, trotuaret e rregullta dhe hapësira për biçikleta krijojnë një ndjesi hapjeje dhe frymëmarrjeje. Projekti për lidhjen me Sarandën përmes një korsie biçikletash nuk është thjesht ide – është një ftesë për ta përjetuar bregdetin ndryshe, më ngadalë, më afër natyrës.

Ksamilin e gjeta në punë. Në çdo cep kishte lëvizje. Punëtorë, makineri, zhurmë ndërtimi – por jo ajo zhurma kaotike që lodh, por ajo që të jep ndjesinë se diçka po ndërtohet me qëllim.

Shëtitorja po rehabilitohet, hapësirat publike po rikualifikohen, rrugët e brendshme po marrin formë të re. Muret e gurit të shtëpive, të kombinuara me kangjella të zeza, po krijojnë një identitet të veçantë vizual – një lloj harmonie mes traditës dhe modernes. Një mozaik që premton të jetë po aq i bukur sa vetë natyra që e rrethon.

Ndër projektet që po marrin jetë janë bypass-i i Ksamilit, zgjerimi i shëtitoreve, ndërtimi i rrugëve të reja në Sarandë, rikonstruksioni i akseve turistike si ai i Kanalit të Çukës, terminali i ri i autobusëve, madje edhe projekte më të veçanta si muzeu nënujor dhe ekokampusi. Të gjitha këto nuk janë thjesht investime – janë pjesë e një vizioni për ta kthyer këtë zonë në një destinacion të denjë për atë që natyra i ka falur.

Dhe mbi të gjitha, mbetet deti.

Ai ujë i kristaltë i Ksamilit, që ndryshon ngjyrë nga blu e thellë në jeshile të hapur. Ishujt e vegjël përballë, që duken sikur mund t’i arrish me not. Rëra e bardhë që shkëlqen nën diell. Një qetësi që, edhe në mes të sezonit, gjen mënyrën të të prekë.

Saranda dhe Ksamil nuk janë më vetëm një kujtim i bukur i verës. Janë një premtim i ri. Një përpjekje për të rikthyer balancën mes zhvillimit dhe natyrës, mes publikes dhe privates, mes kaosit të së shkuarës dhe rendit që kërkon e ardhmja.

Ky sezon turistik nuk po pritet rastësisht. Po ndërtohet, ditë pas dite.
Dhe këtë herë, duket se vera do të vijë në një vend që është më gati se kurrë për ta pritur.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    April 18, 2026 at 12:17 pm

    U shite dhe ti. I nderkryeri Antikomformist.

    Reply
  • Qytetari realist says:
    April 24, 2026 at 12:19 pm

    Demo mavria që s’ të kënaq asnjë gjë e mirë , je indoktrinuar ngaSaliu se atij i dhëmbin sytë kur Shqipëria zhvillohet e qytetërohet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?