Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz tha sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Ai përshëndeti shtimin e angazhimit të BE-së me gjashtë vendet e rajonit, ndërsa vlerësoi vendimet për t’i dhënë Bosnjes dhe Hercegovinës statusin e kandidatit dhe futjen e Kroacisë në zonën e Shengenit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti ringjalljen e bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit.
Zoti Scholz i bëri këto komente në fjalimin e tij në parlament, para takimit të nivelit të lartë të bllokut me 27 anëtarë në Bruksel.
“Është në interesin gjerman dhe evropian që pjesa e mbetur e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha zoti Scholz para ligjvënësve në Berlin.
Për momentin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në aspiratën e tyre për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.
Kancelari gjerman vlerësoi gjithashtu vendimin për futjen e Kroacisë në zonën evropiane të udhëtimit pa kontrolle, e njohur si zona Shengen.
“Është poashtu në interesin tonë që nga viti 2023 Kroacia të jetë pjesë e zonës Schengen”, tha zoti Scholz.
Zoti Scholz tha se njësoj duhet të veprohet edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë, përfshirja e të cilave në zonën Schengen u bllokua javën e kaluar nga Austria.
Gjatë viteve të fundit procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ka shënuar ndonjë përparim.
Por pas sulmit rus në Ukrainë në fund të shkurtit, zyrtarët e BE-së kanë theksuar se rritja e angazhimit të bllokut me vendet Ballkanit është jetik për sigurinë në Evropë.
Kancelari tha se mbështetja për Kievin dhe sanksionet kundër Moskës do të vazhdojnë të intensifikohen për aq kohë sa Presidenti Vladimir Putin vazhdon luftën e tij kundër Ukrainës.
“Ne do të sigurohemi që Ukraina të vazhdojë të ketë burimet financiare që i nevojiten në vitin 2023”, tha ai ndërsa njoftoi planet për t’i siguruar Kievit 18 miliardë euro shtesë.
Duke folur për rëndësinë e unitetit, zoti Scholz tha se forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara përmes “tregtisë së përbashkët dhe të ndershme” është thelbësore./VOA
a.m/dita

Cka ju duhen hajdutet,kriminelelat,te koruptuarit ,ju e tehiqni procesin haq gjate qe vendet lodhen nga pritja dhe terhiqen dhe i bashkohen Rusis ose Kines ,dhe ju jeni raciste shiqoni se sa vjet pret Turqia,mendimi im eshte qe shtetet me popullsi muslimane ma mire mos te bejne kerkesen pse ata nuk dote pranohen kure,si Shqiperia,Kosova, BH,dhe Maqedonia e veriut pse nuk jua thoni troc qe mos presin,mjaft me kushte dhe genjeshtra.
Nuk e kuptoj se ku e ka fjalen Kançelari Scholz, kur thekson:
Parternitet me SHBA-në nepermjet,
“Tregetise se Perbashket dhe te Ndershme”
1. A eshte kjo nje “Pakenaqesi”?
2. A nenkupton kjo nje kerkese për një “Integrim të më tejshëm”?
3. Apo Kançelari Scholz, po shpreh se Gjermania, do mari pergjegjesi te reja,
Për nje kontribut ekonomik dhe ushtarak,
Të “Permasave te Mëdha” në BE?
Zoti Bugajski:
1. Deshira e juaj e shprehur ne artikullin e fundit duket sikur po plotesohet.
2. Gjermania po mer drejtimin e Europes.
3. Po flet per interesat Gjermane dhe të BE-së.
4. Interesat perfaqesojne: Se si kuptohet “Nje Egzistence me Dinjitet”
5. Ky koncept ka qënë faktori kryesor i “Fuqive te Medha”,
Në mos mareveshjet ndermjet tyre gjate shekullit të 20-të.
6. “ATO” fatkeqesisht, nuk arriten ti zgjidhin kontradiktat e tyre ne “Tavolinen e Bisedimeve”.
7. Sot, në epoken e armëve nukleare, “Vleresimi objektiv i realitetit”,
Ështe nje domosdoshmeri, pa te cilen, Tragjedi te pa imagjinushme mund te ndodhin.
8. A mendoni se Kançelari Scholz beson se,
Nepermjet bisedimeve “Euro_Atlantike”,
Do gjenden zgjidhjet me te mira,
Qe do të çojnë në nje “Integrim me të Plotë”,
Të “Interesave Ekonomike” te pjestareve?
Shume fjale por asgje. Kur pra na e thoni se na dolen thinjat.
Kur populli qiptar te qerroje kurvat antishqiptare nga qeveria, dhe te krijoje shtetin ligjor
Ore koqe Schulz sipas teje keto vende nuk e meritojne, por eshte interesi i Gjermanise qe ato te anetaresohen.
BE qe drejtohet nga LGBTQ.