Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Se gjithnjë do jetë një i tretë në mes…” Biseda e Arben Dukës me mikun e dashuruar (nuk ishte thjesht një poet i satirës politike)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Se gjithnjë do jetë një i tretë në mes…” Biseda e Arben Dukës me mikun e dashuruar (nuk ishte thjesht një poet i satirës politike)
Lajmi i funditVargje

“Se gjithnjë do jetë një i tretë në mes…” Biseda e Arben Dukës me mikun e dashuruar (nuk ishte thjesht një poet i satirës politike)

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Ky triptik poetik për dashurinë i shkruar nga i ndjeri Arben Duka dhe i marrë nga arkiva e tij e pasur në gazetën DITA, tregon që Duka nuk ishte thjesht një poet i satirës politike, por edhe një lirik i mrekullueshëm:

1.
Miku kthente gota
dhe s’ma ndante synë,
për të kishte Bota:
“Ty dhe Perëndinë!…”

Ty të adhuronte
si Zot e si Krisht,
se të dashuronte
fare marrëzisht!…

- Publicitet -

U fiksova keq
në fiksim të tija,
dhe ai për dreq
s’e kish veç nga pija!…

Ai po me joshte,
që e marrtë e mira,
edhe pse me thoshte
vetëm marrëzira.

Sikur e kuptonte
këtë gjë dhe vetë,
ndaj dhe nuk pushonte:
“Tjetër s’ka në jetë!…”

2.
“Ty dhe Perëndinë!…”
e ç’i duhej tjetër,
dhe s’ia mbushnin synë
as princër, as mbretër!…

Veç ty të dhuronte
dashuri për zota,
se tek ti fillonte
dhe mbaronte Bota!…

Veç ty të premtonte
ç’ka Toka dhe Qielli,
se tek ti agonte
dhe perëndonte Dielli!…

“Ti dhe Perëndia”
dhe askush në Botë,
gjente veç tek tyja
hënëzën e plotë!…

“Ti dhe Perëndia!…
derdhur-o në ar,
shikonte tek tyja
veç yllin Polar!…

“Ti dhe Perëndia”
dhe s’kish tjetër emër,
jetonte me ty
mu si në një ëndërr!…

Kur dëgjoj se ç’thotë,
sa s’më merr të qarët,
se s’është kjo botë
për ëndërrimtarët!…

Vetëm ti në Tokë
dhe lart Perëndia,
më gjëmon në kokë
gjëmimi i tija!…

“Ti dhe Perëndia!…
dhe asgjë më tjetër,
unë me kohë e dija
këtë përrallë të vjetër!…

3.
Po kur e takova
pa shkuar behari,
në çast e kuptova
se s’ish më I pari!…

Qe tharë e që tretur
në maraz të tia,
duket i kish mbetur
vetëm Perëndia!…

Miku im qe fikur
porsi një cigarë,
ti i kishe ikur,
Zotin s’e kish parë!…

“Ti dhe Perëndia”
s’ju zuri në gojë,
gjithë njerëzia
humb në këtë lojë!…

Gdhihen si agimi
e si nata mugen,
krejt i kotë fiksimi
për gjëra që s’duken.

Një që kaptoi motin,
rroi katërqind stinë,
nuk pa dot as Zotin
dhe as dashurinë!…

Se u lind njeriu
krejt i ndërlikuar,
Po s’u lind i ziu
për t’u dashuruar!…

“Ti dhe Perëndia!…”
fjalë që na kanë lodhur,
as mua, as tyja
kjo nuk na ka ndodhur!…

Asnjë s’do ta ketë,
për asnjë s’ka shpresë,
se gjithnjë do jetë
një i tretë në mes!…

Qindra shekuj ikën
dhe ndërruan jetët,
dashurinë e shpikën
në muza poetët!…

13.06.2009

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet
  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?