Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seanca e përbashkët e dy Kuvendeve, Rama: Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë, sot duhet ta lërë në bisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Seanca e përbashkët e dy Kuvendeve, Rama: Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë, sot duhet ta lërë në bisht
Lajmi i funditPolitike

Seanca e përbashkët e dy Kuvendeve, Rama: Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë, sot duhet ta lërë në bisht

Published: December 20, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në Parlamentin e Kosovës foli për njohjen e pavarësisë nga vendet e BE që ende nuk e kanë bërë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, dy vendet tona, duhet të jenë dorë për dorë për të bindur të gjithë skeptiket në BE.

Rama u shpreh se barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të bjerë mbi Serbinë dhe asnjë gram mbi Kosovën.

“Duhet të jemi dorë për dorë, paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut evropian të normalizimit duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Serbisë, po kurrsesi nuk duhet të lejojmë që qoftë3 edhe një gram t’i bjerë Kosovës. Ne duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga të gjitha ato vende evropiane që ngurojnë të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës”, tha Rama në Parlamentin e Kosovës.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama tha se Kosova nuk duhet të presë se çfarë duhet të bëjë Serbia për hapat drejt BE apo NATO-s.

“Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë”, tha Rama.

“Nuk ka asnjë arsyer që Kosova të presë ca do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE dhe NATO-së. Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë. E them këtë jo për ti dhënë Kosovës në asnjë mënyrë një leksion, por një opinion vëllazëror dhe konstruktiv për mënyrën sesi mësimet e integrimit në njërin vend mund t’i vlejnë edhe vendit tjetër. Fatin tonë të përbashkët kombëtar e kemi të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Do udhëtojmë të gjithë bashkë, ose nuk udhëtojmë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    December 20, 2024 at 12:03 pm

    Ja praaa.E shef qe vlejten verejtjet e demos? Nga Mitrovica ne Konispol,,.
    Demos pordhet mos ja degjo,por fjalen degjoja!
    Associacione s`ka.

    Reply
  • Dashi says:
    December 20, 2024 at 12:32 pm

    Kam frikë se , prapë se prapë , associacione do të ketë . Mbaje mënd këtë , demo .

    Reply
  • SHKODRANK.R says:
    December 20, 2024 at 1:12 pm

    EDHE BUFI DHE GOMARI
    JO ME ROBI E KUPTON
    KOSOVA HUMBET PERJETE
    PO BERI ASOCIACION

    ASHT I SHITUN TRADHETAR
    KUSH E MBRON KRIJIMIN E TIJ
    VETEN ACIK E DAMKOS
    U SHOFTE FARA,BOJA E TIJ

    Reply
  • mali says:
    December 20, 2024 at 8:28 pm

    Akoma me Kosoven?
    Kosova ka shume problema per te zgjidhur me Serbine per t’u shkeputur plotesisht qe te quhet shtet.
    Nuk eshte e lehte te krijohen ligje per kompani te perziera serbo -kosovare a thjesht serbe qe operojne ne Kosove dhe anasjelltas ne serbi.
    Hyjne bankat ne kete problem.
    Vetem dialogu I specialisteve e ben kete.
    Prandaj puna e pavaresise se Kosoves nga Serbia nuk eshte e thjeshte me nje te rene te lapsit.
    Nuk e ben qeveria Kurti te gjithe kete proces te gjate.
    Kurti ben sa mundi.
    Vazhdon ky proces deri ne pavaresi te plote .

    Reply
  • ISA says:
    December 20, 2024 at 11:48 pm

    SHQIPERINE KENDEJ DRINIT
    KOSOVA E KRIJOI
    THERORR BERI VETEN
    NJE SHEKULL DUROJ

    NEN ZGJEDHEN E SHKAUT
    TANI BORXH JA KEMI
    PER TY JAPIM JETEN
    ME GJITHE SHPIRT TI THEMI

    LLOGARI DO TE JAP
    RIPJELLJA E LIG
    QE KOMBIN KERKON
    TA KTHEJ NE CIFLIG

    AKBININ ME SHOKE
    SA TE KETE DARDANIA
    DO TE RROJE KOMBI
    DO BEHET DHE SHQIPERIA

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 21, 2024 at 8:44 am

    Më vjen keq që lëpirsit e Saliut+Albinit nuk po e kuptojnë se EDI RAMA NUK FLEË E BËN PA PYETUR ALEATËT KRYESOR SHBA+BE,SI INTERLEKUROR I TYRE.
    Jo më kotë E.Rama ka drejtuar OSBE,duke shkuar në STROFKËN E PUTINIT-NË KREMLIN & JA PLASI LAVROVIT ” BOMBËN “..JU KENI NGELUR NË KOHËN E STALINIT 1953.”. Drejtoi KS OKB BASHKË ME AMERIKËN duke e ulur në GJUNJË AMBASADORIN RUS..”..NDALINI LUFTËN NË UKRAINË TË MOS FLASI PRESIDENTI ZELENVSKI.” !
    Ishte E.Rama që pruri në TIRANË Kryetarët
    e 27 Shteteve të Europës,e pa ndodhur në 112 vite SHTET.
    Është ky E.Tama që e ktheu Shqipërinë në VËND TURISTIK ME 12 MIL.VIZITOR.!
    Nëse nuk e do SALEH..e berishzmi nga XHELOZIA AQ NA BËN.
    Unë PATRONAZHISTI QË MË FUTI SALIZMI NË BURG PËR TË MË VJEDHUR VOTAR NË 1996..DO VOTOI PËR E.RAMA 4,5,6..derisa NON GRATA TË IKI NGA PD PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË NGA TIRANIA E TIJ MBI 20.000 TË VRARË..200 NË TROPOJË.
    FLM DITA,GËZUAR FESTAT..NGA MALLAKASTRIOTI JO ANONIM.

    Reply
  • demo says:
    December 21, 2024 at 9:34 am

    Bombe sa ajo e Gerdecit quhet Bomba qe i plasi ne Tavoline Reshit Lleshi,sy per sy Enver Hoxhes dhe te jatit Haxhi Lleshit,kur i tha:-Ju te dy jeni bere si Stalini me Budjonin. Per kete qe nga viti 1962 e kaloi Jeten ne Internim ne fshatrat e Suloves.
    Po hipur mbi gerdallen e OSBE,si don Kishot evropian,,mund ti thuash ne 2020 Putinit-Ke mbetur ne kohe te Stalinit dhe ta marre per karamele,jo per bombe.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 21, 2024 at 11:14 am

    Demos more Demkës
    Pordhët hiç mo ia dëgjo
    Por llafin dëgjoja mirë
    Dhe mendime i kërko.

    Demkës, more Demos
    Jepi një tas plot me fasule
    Të pjerdhë dyqind herë
    Pordhë me, era lule.

    Reply
  • MeteH says:
    December 21, 2024 at 11:53 am

    Me ne fund edhe Kapterr Lalaj bashkatundar i atij Poliagjentit po tregon sinqeritet e po pranon se nga ish Hafije e kohes Enverit eshte konvertuar ne Patronazhist i Rames sot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?