Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seancë maratonë, rrëzohen propozimet e demokratëve, miratohet akti për uljen e akcizës së naftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Seancë maratonë, rrëzohen propozimet e demokratëve, miratohet akti për uljen e akcizës së naftës
Politike

Seancë maratonë, rrëzohen propozimet e demokratëve, miratohet akti për uljen e akcizës së naftës

Published: May 8, 2026
Shpërndaje

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro aktin normativ për uljen e akcizës së naftës kur çmimi kalon 220 lekë. Mësohet se, kryeministri Rama iu bashkua punimeve vetëm pas mesnatës për procesin e votimit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të opozitës për interpelancë.

Ndërkohë, mazhoranca rrëzoi propozimet e PD-së, të cilat synonin reduktimin e taksës së qarkullimit dhe heqjen e akcizës së gazit për industrinë “Made in Albania”. Rama iku pa e votuar projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”, që u miratua me 84 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim. Gjithashtu bëhet me e dije se, seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.

Projektligjet e miratuara:

- Publicitet -

–Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

85 pro vota, 25 kundër

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

108 vota pro, 0 kundër

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

85 vota pro, 25 kundër

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

85 vota kundër, 25 pro

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

85 vota kundër, 25 pro

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

84 vota kundër, 25 pro

Projektvendimet:

– Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”- Sekretar e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës ku u zgjodh Ahmet Prençi me 84 vota pro e 22 kundër.

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit” – Sekretar për mbrojtjen dhe promvimin e të drejtave të fëmijëve”, ku u zgjodh Alma Faskaj me 82 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim.

– Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” miratoi emërimin e Genta Tafës me 83 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim.

– Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Merita Bejtja me 84 vota pro, 23 kundër, 1 abstenim.

– Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë” ku u zgjodh Matilda Shehu me 104 vota kundër, 1 pro, 2 abstenim.

– Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit” ku u zgjodhën Edlira Buzani dhe Rajmonda Reveli me 105 vota pro, 0 kundër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    May 8, 2026 at 11:42 am

    Cfare jane keto Protesta naten o Sali?As Rama,as ministrat hajdute nuk jane neper zyra.
    Fatos Nanos ju versule diten dhe jo me fishekzare,por me antitank.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?