Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sejko në takimet e FMN dhe Bankës Botërore në Uashington: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5–4 për qind
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sejko në takimet e FMN dhe Bankës Botërore në Uashington: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5–4 për qind
EkonomiLajmi i fundit

Sejko në takimet e FMN dhe Bankës Botërore në Uashington: Ekonomia shqiptare do rritet 3.5–4 për qind

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

Javën e kaluar, nga data 21-26 prill u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku marrin pjesë ministrat e Financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare e përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile.

Në përfundim të takimeve, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me FMN-në dhe Bankën Botërore, duke nënvizuar rolin e tyre kyç në mbështetjen e reformave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në Komitetin e Zhvillimit të BB-së.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së, z. Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që ajo paraqet për investitorët e huaj.

- Publicitet -

Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të nivelit të lartë, të kryesuar nga Guvernatori, z. Gent Sejko. Me këtë rast, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, z. Alfred Kammer; Asistentedrejtore e Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, zj. Jennifer Elliott; Shefen e Misionit të FMN-së zj. Anke Ëeber, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, zj. Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, z. Matteo Bugamelli, Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, zj. Xiaoqing Yu. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare në Shqipëri, politikat makroekonomike, si dhe zhvillimet në sektorin financiar e atë bankar. Në fokus të bisedimeve ishin dhe qëndrueshmëria e rritjes ekonomike, kontrolli i inflacionit, konsolidimi fiskal, reformat strukturore dhe politikat monetare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të zhvillimeve ekonomike, Guvernatori Sejko theksoi stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë, e cila vazhdon të konfirmojë rritjen ekonomike të qëndrueshme, të mbështetur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektorët që po rriten, veçanërisht turizmi dhe konsumi privat. Guvernatori nënvizoi përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, duke vënë në dukje se bankat mbeten të mirëkapitalizuara, likuide dhe fitimprurëse, me një nivel të ulët të kredive me probleme. Sipas të dhënave, trendet pozitive në performancën financiare dhe zgjerimi i kreditimit dëshmojnë për besimin në sistemin financiar dhe në aftësinë e tij për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Në lidhje me inflacionin, Shqipëria ka arritur të ketë një inflacion të ulët si rezultat i politikave të qëndrueshme monetare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë dhe përmirësimit të kushteve financiare. Aktualisht, inflacioni në vendin tonë është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në lidhje me perspektivat e ardhshme, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e reformave strukturore, si një mundësi kyçe për përparimin e Shqipërisë. U vu theksi veçanërisht te nevoja për të forcuar transparencën, për të reduktuar nivelin e informalitetit në ekonomi dhe për të përgatitur vendin për fazat e ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian.

Guvernatori vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit dhe për të adresuar sfidat e mundshme në të ardhmen. Vlerësimet e përgjithshme ishin pozitive, duke evidentuar se ekonomia shqiptare po ruan një trajektore të qëndrueshme me rritje vjetore prej 3.5%–4%, inflacion të ulët rreth 2%, i cili pritet të kthehet në objektiv gjatë vitit 2026, borxh publik dhe të jashtëm në rënie, si dhe rezerva valutore në rritje.

Gjithashtu gjatë takimeve u theksua performanca e mirë e sistemit bankar, i cili mbetet likuid, me tregues të shëndetshëm financiarë dhe me një nivel të ulët të kredive me probleme (NPL), që ka rënë nga 25% në vitin 2014, në 4% në 2025. Sistemi bankar ka vijuar të mbështesë kreditimin e ekonomisë, me një kornizë rregullatore të përforcuar dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e FMN-BB përgëzuan Bankën e Shqipërisë dhe autoritetet përkatëse për punën e shkëlqyer që çoi në anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë në SEPA (Tregun Unik të Pagesave në Euro), si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm për zbatim e standardeve të SEPA në praktikë dhe finalizimin me sukses të transaksioneve të para në tetor 2025. Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit tonë me tregun evropian dhe hap perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e besimit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • vezhguesi says:
    April 28, 2025 at 7:47 am

    Bledush Sejko qe ju trash ca zverku qe kur e emeruan Guvernator gjithmone ato rritjet ( me ‘do rriten’) te ekonomise Shqiperise i projekton aty brenda shtepise.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 28, 2025 at 8:09 am

    FMN dhe Banka Boterore jane Terroristet ekonomike ne duart e Globalisteve. Misioni i tyre i vetem, eshte c’montimi ekonomik i vendeve Sovrane, nepermjet debise se Parase dhe politikave fiskale, ne nje operacion Global masiv Grabitjesh te marketuar si zhvillim. Mos kini as nje lloj dileme per kete.

    Reply
  • Dashi says:
    April 28, 2025 at 10:57 am

    Phoenix , ka mundësi të na spiegosh (me emra) kush janë globalistët , ku e kanë qëndrën e tyre , ku jetojnë , sa mbushje bërthamore disponojnë , sa armë të sofistikuara kanë , sa para kanë dhe ku i kanë gjetur , sepse afër mendsh , duhet të kesh fuqi të mbinatyrshme, që të vendosësh për fatet e çdo shteti të botës , deri edhe të një pike gjeografike , siç është Shqipëria jonë . Jo për gjë , por mënyra se si shprehesh ti , teoritë pa asnjë bazë të vërtetë që predikon në çdo koment , kundërshtimet që i bën shkencës dhe sidomos mjekësisë , të bëjnë të mendosh që kemi përpara një njeri me fiksime maniakale në tru , me fjalë të thjeshta, një njeri që nuk mbush mirë , pavarësisht korrektësisë drejtshkrimore . Prandaj po të kërkoj sqarime konkrete e jo teori marramendëse që predikon ti për të ashtuquajturit globalistë . Të na thuash p.sh. që është një grup i madh me Elon Muskë që e kanë qëndrën , fjala vjen , në Honolulu , para të cilëve dridhet e gjithë bota , sepse ky grup heq dhe ve udhëheqësit e qeverive të çdo shteti , ndoshta edhe në Korenë e Veriut dhe po ky grup ka në dorë oksigjenin e ajrit , po të dojë e lëshon , po të dojë mbyll rubinetin . Ka mundësi të zgjerohesh një çikë në teoritë e tua konspirative ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos
  • Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?