Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrohen 1 ton lëndë plasëse në Dibër, përdorej për hapjen e minierave. 6 në pranga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekuestrohen 1 ton lëndë plasëse në Dibër, përdorej për hapjen e minierave. 6 në pranga
AktualitetKronike

Sekuestrohen 1 ton lëndë plasëse në Dibër, përdorej për hapjen e minierave. 6 në pranga

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Sekuestrohen 1 ton lëndë plasëse në Dibër! 6 persona në pranga. Lënda plasëse përdorej për hapjen e minierave.

“Së bashku me prokurorin jemi këtu, për të bërë prezent për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e operacionit policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit janë goditur raste të shfrytëzimit të minierave, në mënyrë të paligjshme, të magazinimit dhe tregtimit të lëndëve plasëse, të fshehjes së të ardhurave dhe të punësimit të paligjshëm.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas shfrytëzonin një minierë, në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa të tjerë tregtonin lëndë plasëse po në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

- Publicitet -

B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Krastë, përvetësues dhe shfrytëzues, në mënyrë të paligjshme, të një miniere në Batër, Krastë.

Këta shtetas u arrestuan për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve”.

Dy vëllezërit kishin përvetësuar një galeri në Batër dhe vazhdonin të kryenin punime, me qëllim nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialit minerar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në galeri janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kallëpe me lëndë plasëse dinamit (me peshë 8 kg) dhe 15 kapsolla elektrike.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi H. B., 38 vjeç (minator/zjarrmëtar), punonjës në galerinë e përvetësuar nga dy vëllezërit, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në vijim të operacionit janë arrestuar dhe shtetasit:

I. L., 34 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton e 56 kilogramë lëndë plasëse dinamit dhe 2275 kapsolla elektrike; shtetasi E. L., 33 vjeç, me detyrë minator/zjarrmëtar në këtë subjekt;

K. L., 48 vjeç, banues në Krastë, administrator i një subjekti për përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, pasi në subjektin e tij janë sekuestruar 96 kg lëndë plasëse dhe 1525 kapsolla elektrike.

Gjithsej janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ton e 162 kilogramë lëndë plasëse dhe 3815 kapsolla elektrike dhe janë vënë në pranga 6 shtetas.

Administratorët e të dy subjekteve për përdorimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, njëri prej tyre edhe drejtues teknik i subjektit të tij, konkretisht shtetasi K. L., tregtonin lëndë plasëse në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e përdorimit dhe të tregtimit të lëndëve plasëse.

Në bazë të VKM-së nr. 313, të datës 15.04.2015, Policia mori vendim për revokimin e autorizimit të depove për magazinimin dhe transferimin e lëndëve plasëse për subjektet e mësipërme. Gjithashu, i është dërguar shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për heqjen e licencave të subjekteve të mësipërme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Njëkohësisht, ndaj këtyre dy subjekteve të konstatuara në paligjshmëri me lëndët plasëse po vijojnë hetimet për mënyrën e pajisjes me licencë nga organet përkatëse, për hetimin e ngjarjeve të ndodhura me lëndë eksplozive më parë, në qarkun e Dibrës, si dhe në bashkëpunim me qarqet e tjera, për të parë nese këto subjekte kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndës plasëse, personave të paautorizuar nga ligji.

Ndërkohë, nga ana e strukturave të DVP Dibër do të vijojnë kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë për pajisjen e subjekteve të tjera me licencën për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Dibër se strukturat policore të këtij qarku janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë, si dhe për të goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër dëshiroj të ftoj sërish qytetarët që të besojnë dhe të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë e qarkut, pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?