Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro
AktualitetKronike

Sekuestrohen 6000 m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 6000 m2 tokë në Himarë më vlerë 1.8 mln euro, të cilat ishin regjistruar me dokumente të falsfikuara në emër të Kristo Gjokës.

‘Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, caktoi masën e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë.

Vlera e pasurisë të sekuestruar, sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1 800 000 euro.

- Publicitet -

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në datë 07.09.2021, ka regjistruar proçedimin penal me nr.1300, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 287 të K.Penal.

Nga hetimi rezultoi se pasuria e regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë (ASHK), në nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë, është regjistruar me dokumente të falsifikuara në emër të shtetasit K. Gj.

Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe aktit të ekspertimit tekniko-grafik të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i kësaj praktike që bën fjalë për pasuri të regjistruar në zonën e Livadhit Himarë, ka rezultuar i falsifikuar.

Nga aktet hetimore, provohet se i dyshuari shtetasi K. Gj., banues në Himarë, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, AMTP-në, formularin nr.6, si dhe gjithë praktikën e dalë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, DAMT-ja. Shtetasi K. Gj., dokumentet e falsifikuara i ka paraqitur fillimisht pranë Bashkisë Himarë, Drejtorisë të Manaxhimit të Tokave Pyjeve dhe Kullotave ku ka kërkuar regjistrimin e ngastrës te quajtur “Apelistra”, me sipërfaqe 6000m2.

Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin K.Gj.

Me vendimin me nr.448 datë 22/10/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sipas objektit të mësipërm. Po kështu, në funksion të këtij procedimi penal, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, lidhur me nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë më një sipërfaqe totale prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë.

Me vendimin me nr.449 datë 22/10/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasurinë e cituar në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë.’, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë
  • Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
  • PD bojkoton seancën, PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar
  2. Lala, shoku i Kiços, në kurbet. on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  3. Dajti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Berati on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Ana on I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?