Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrohet kartela mjekësore e Lear Kurtit, mjekët e Traumës dhe efektivët rimerren në pyetje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekuestrohet kartela mjekësore e Lear Kurtit, mjekët e Traumës dhe efektivët rimerren në pyetje
AktualitetKronike

Sekuestrohet kartela mjekësore e Lear Kurtit, mjekët e Traumës dhe efektivët rimerren në pyetje

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësore të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Në ditën e shtatë pas vdekjes së të riut, hetimet vijojnë ende dhe me sekuestrimin e kartelës së Kurtit, synohet të zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e të ndjerit.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe mjekët e spitalit të Traumës që kanë qenë në turn mbrëmjen e 19 tetorit, kohë kur dhe u është dërguar Kurti nga efektivët e policisë.

17 punonjës të Policisë së Shtetit janë rimarrë gjithashtu në pyetje pasi dyshohet se janë përfshirë në veprime për ndalimin e Lear Kurtit. Deri më tani, nga të dhënat e administruara nuk rezulton se Lear Kurti të vuante nga epilepsia, pista e parë e deklaruar nga autoritetet. Gjithsesi, pritet ende rezultati përfundimtar i të gjitha hetimeve për të dalë në një konkluzion.

- Publicitet -

32-vjeçari dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve.

Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen.

I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte “këshilluar” indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?