Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Senatorë amerikanë thonë se Rubio u ka treguar se plani për Ukrainën është një “listë dëshirash” e Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Senatorë amerikanë thonë se Rubio u ka treguar se plani për Ukrainën është një “listë dëshirash” e Rusisë
BoteLajmi i fundit

Senatorë amerikanë thonë se Rubio u ka treguar se plani për Ukrainën është një “listë dëshirash” e Rusisë

Published: November 23, 2025
Shpërndaje

Ligjvënës kritikë ndaj qasjes së Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë thanë të shtunën se kanë folur me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, i cili u ka thënë se plani i paqes që Trump po i kërkon Kievit ta pranojë është një “listë dëshirash” e rusëve dhe jo propozimi i vërtetë që pasqyron pozicionet e Uashingtonit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e mohoi këtë rrëfim, duke e quajtur “thellësisht të pavërtetë”.

Vetë Rubio ndërmori më pas hapin e pazakontë duke shkruar në një postim online se senatorët ishin gabim, edhe pse ata deklaruan se ai ishte burimi i informacionit. Sekretari i Shtetit këmbënguli se Uashingtoni ishte hartues i propozimit që ka habitur shumëkënd, pasi është tejet i favorshëm për Moskën.

- Publicitet -

E gjithë kjo krijoi një situatë të paqartë  dhe potencialisht të sikletshme për planin që edhe pa këtë incident, e ka të ardhmen krejt të paqartë.

Trump dhe Rubio

Plani prej 28 pikash, ishte sipas Shtëpisë së Bardhë, është rezultat i një muaji pune mes Rubio-s dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff, si dhe kontributeve që u përshkruan si “të sugjeruara nga palët ukrainase dhe ruse”.

Por plani në të vërtetë plotëson thuajse të gjitha kërkesat ruse që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka hedhur poshtë kategorikisht dhjetëra herë, përfshirë dorëzimin e pjesëve të mëdha të territorit.

Megjithatë Trump thotë se dëshiron që Ukraina ta pranojë planin deri në fund të javës së ardhshme.

Republikani Mike Rounds nga Dakota e Jugut, duke folur në një konferencë sigurie në Kanada tha se ata “duan ta përdorin këtë draft si pikënisje”.

Rounds tha se “dukej më shumë sikur ishte shkruar në rusisht që në fillim”.

Senatorët më herët thanë se kanë folur me Rubion teksa ai ishte duke udhëtuar drejt Gjenevës për bisedime mbi planin. Senatori Angus King shtoi se Rubio u kishte thënë se plani “nuk ishte plani i administratës”, por një “listë dëshirash e rusëve”.

DITA / Nga Associated Press

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    November 23, 2025 at 7:15 pm

    Amerikanet ishin shume efikase ne ndihmen kunder Rusise ne Afganiistan. As marreveshje,as pallavra,as fjalime.Armatime efikase me kosto te ulet.E gjithe ndihma qe i shkoi Talebaneve,nuk barazohet as me 1 muaj ndihma te dhene Ukraines.
    Mos duhet te marrin borxh gjeneralet Talebane tu tregojne ukrainazve si munden ruset?

    Reply
  • Dashi says:
    November 23, 2025 at 7:52 pm

    Rusët humbën në Afganistan , o demo ? Hajt se po e pranojmë , po me një kusht , të na tregosh ti “po amerikanët , mos vallë fituan në Afganistan ?”

    Reply
  • demo says:
    November 24, 2025 at 7:34 am

    Prandaj thashe:Duhet te marrin borxh gjeneralet Talebane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A do arrestohet Balluku
  • Trump njofton marrëveshjen “historike” për çarmatimin e Hamasit
  • Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
  • EUROSTAT: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime

Komentet e Fundit

  1. K R on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Shkoder locja on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  3. Kohë on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  4. Robin Hud on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. S.Kasi on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?