Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Senatorët amerikanë takim me Ramën dhe Mickoskin: BP është kritik për sigurinë e Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Senatorët amerikanë takim me Ramën dhe Mickoskin: BP është kritik për sigurinë e Europës
Lajmi i funditPolitike

Senatorët amerikanë takim me Ramën dhe Mickoskin: BP është kritik për sigurinë e Europës

Published: July 10, 2024
Shpërndaje

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis shprehën të martën përkushtimin dypartiak ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe disktuan për mënyreat se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre në një njoftim për median, pas një takimi dypartiak në Kapitol me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministrin e jashtëm të Malit të Zi, Filip Ivanoviç të cilët ndodhen në Uashington për takimin e nivelit të lartë të NATO-s.

Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.

- Publicitet -

“Ne kemi mundësinë të demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor duke mbështetur përparimin e secilit nga këto vende drejt anëtarësimit në BE, gjë që do të ndihmonte që aleanca jonë transatlantike të arrijë stabilitet rajonal dhe global”, tha Senatorja Shaheen.

“Uniteti ynë i palëkundur është një shprehje e qartë e vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mos frenuar përpjekjet për të minuar paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ajo.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës, dhe si bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, ne e bëmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’iu kundërvënë regjimeve totalitare, në mënyrë të veçantë në kushtet kur Rusia vazhdon luftën e paligjshme kundër Ukrainës dhe kërcënon aleatët tanë të NATO-s”, tha Senatori Tillis.

Në takim morën pjesë edhe senatorët republikanë Mike Rounds, Jerry Moran dhe Pete Ricketts. Si bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s, Senatorët Shaheen dhe Tillis kanë drejtuar përpjekjet dypartiake në Senat në mbështetje të Aleancës transatlantike. Ata kanë bërë thirrje për një rikonfirmim të angazhimit të SHBA-së ndaj NATO-s.

Këtë javë në Uashington po mbahet takimi i nivelit të lartë të aleancës, që shënon 75 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit për themelimin e saj, një përvjetor që vjen mes sfidave jetike për aleancën.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    July 10, 2024 at 7:01 am

    Cfare do t’u sjelle shqiptareve ne shtepite e tyre Rama,nga ky takim pervec kesaj fotoje?
    Jam i sigurte se Rama bredh neper bote me parate tona sapo te dale ndonje njoftim per takime dhe me vrap i hipen avionit,se keshtu mund te kaloje kohen rehat!
    Sa per popullin shqiptar as qe do t’ia dije fare se nuk eshte kryeminister per t’u sherbyer shqiptareve,por DIKTATOR!
    Kete fare kryeministri mos e paste as hasmi!

    Reply
  • Ppsh says:
    July 10, 2024 at 7:27 am

    Kritik sepse ashtu e doni
    Si eshte e mundur qe po te ishte per ju ukraina do ishte ne be dhe nato mbrenda javes kurse bp rrin aty e pret me breza
    Kto jan pyetjet qe duhet te bejne eunuket e ballkanit
    Dhe si rrjedhoje vjen pyetja tjerer
    Kur e ka rradhen ballkani me u djeg?

    Reply
  • demo says:
    July 10, 2024 at 7:42 am

    Cfare kontributi REAL ka sheteti shqiptar ne NATO? A e ka zbatuar Rama buxhetin 2% per Mbrojtjen? A po punon per rivenjen ne pune te uzinave te armeve,sic u premtoi Aleatteve te NATO?
    Eshte mesyar ky rrufjani varavingo.Kryeminister Passarelash,Myster MA I BUKRI!!!
    NATO nuk eshte Agjenci Turistike.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 10, 2024 at 8:13 am

    VO:
    -Shqipëria në NATO & pjesëmarrja e Autoriteteve në 75 vjetor është Krenari,Vlerësim i madh që i bëjnë aleatët e mëdhej Shqipërisë si faktor kryesor paqeje në BALLKAN,megjith destabilizimin që po kryen non grara në 34 vite për të shpëtuar nga burgu e pasurinë marramëndese,ku Goca & dhëndrri kan mbi 30 pasuri të paligjëshme..mbi 5.4 mil.€ dhe lihen në arrest shtëpie PATURPËSISHT.
    -E.Rama nga Washingtoni SJELL(Siç shpifin berishistët) siguri maxsimale për Shqipërinë që nuk preket nga askush sa të jetë E.Rama KM,ndërsa me Sb Shqipëria pushtohet nga SËRBO-RUSËT të cilve Saliu u shërben si agjent i UDB-1967..(8.nëntor 1968 ANTAR I PPSH).
    -Organizimi protestës(mos bindjes civile)nga Sb natën (20,00)e 11.07.24,do të thot se.”.UJKU KËRKON MJEGULL “..Sb kërkon të dal nga arresti me GJAK.Pasi sipas medjeve(10.07)..në protestë do të marrin pjesë FORCAT RUSO-SËRBE, Si në 2 prill 1991 Shkodër,Në 1997,98,në 34 vite,etj.
    • Ndaj,KM E.Rama të kthehet nga Washingtoni dhe opozitës ti kufizoi territorin e protestës siç ja bënte Sb-F.Nanos që e mbyllte në STADIUM..!
    -ME S.BERISHËN OPOZITAR-SHQIPËRIA NË RREZIK MADHOR.FLM

    Reply
  • Ppp says:
    July 10, 2024 at 12:53 pm

    Km duhet te shkonte me nje kusht me vete ose kosova ne nato ose bashkim kombtar
    Por edi ne boten e çudirave nuk e kupton se ne cgjendje eshte sot europa
    Mjafton te shohim suedine qe la menjane neutralitetin e saj shekullor dhe ju bashkua natos per nje jave kurse kombi yne si vorri bomit gjysma mrena gjysma jashte

    Reply
    • pilo Lala says:
      July 10, 2024 at 1:00 pm

      Edi Rama perfaqeson Shtetin Shqiptar ne NATO, jo Kombin Shqiptar.
      Kryeministri Shqiperise mbron interesat e Shtetit te tij, Kryministri Kosoves po te jete i zoti te mbroje interesat e Kosoves.
      Por sic e shihni, Kryeministri i Kosoves eshte i izoluar nga gjithe Bota, per shkak te p[olitikes Antiamerikane qe ndjek.
      Te shikojme nese Presidentja Osmani do e zgjidhi kete problem te madh, qendrimi i saj ndaj Amerikaneve eshte aprovues, perndryshe kosova do behet Palestina e Europes.

      Reply
  • demo says:
    July 10, 2024 at 2:06 pm

    Edi Raqjaa perfaqeson PASARELAT. Po te kishte mbetur Kosova ne dore te Edi Raqes,do te ishte bere placke tregu.
    Albin Kurti!Ne bote kemi Ameriken,Ne Evrope kemi Gjermanine,Ne Ballkan kemi Kroacine,.
    Kombi shqiptar Tiranen e ka si vrimen e gjarperit,.Ketu ne shtepine e Partise ndertoi Beogradi guven ku pjell vezet e gjarperit antishqiptar.Tirana eshte mytra e antishqiptarizmit,.Ketu polli enver hoxha,Sali Berisha dhe gjarperi me i zi antishqiptar,Edi Rama. I vetmi avantazh eshte se edhe gjermanet e njohin kryeministrin me te mire te Serbise pas Pashiqit.
    Albin Kurti,nuk kemi kohe per lloqe.Associacionet jane vdekja Kosoves.Per te mbrojtur Kosoven pa Associacione duhen arme.VENDOS URGJENTISHT FONDIN PER KOSOVEN .TE PAGUAJNE EMIGRANTET SHQIPTARE KUDO QE JANE NDIHMEN PER ARMATIMIN E KOSOVES.

    Reply
  • Ppp says:
    July 10, 2024 at 2:12 pm

    Ai qe ushqen vilajetin skupton dot nga kombi
    Me behet qefi qe per hater te partise shet dhe fmine
    Dhe sigurine kombtare e sheh ne nje person dhe jo ne nje doktrine kjo tregon madheshtine tende si person

    Reply
  • demo says:
    July 10, 2024 at 2:17 pm

    Ne bazen e NATOs ne Kucove mund te trajnohen pilote kosovare per F-16,.Jo neser,SOT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?