700 kilogramë rezulton të jetë deri më tani droga e kapur këtë të enjte në fshatin Drenovicë të Beratit. Burime për mediat bëjnë të ditur se ajo mund të jetë mbi 1 ton. Autoritetet aktualisht vijojnë peshimin e lëndës narkotike.
Numri i të arrestuarve është 105, prej të cilëve 95 janë gra ndërsa 10 të tjerët burra, te cilet janë nga veriu i Shqipërisë, nga Shkodra, Lezha, Burreli, Mati etj.
Aktiviteti kriminal dyshohet se kryhej prej 3 javësh. Punëtorët silleshin me furgona dhe më pas largoheshin përsëri. Aktualisht, gazetarja thotë se të ndaluarit ndodhen në ambientet e policisë së Beratit, ku po merren në pyetje.
Autoritetet zbuluan paraditen e kësaj të enjteje disa sera ku kultivohej dhe përpunohej kanabis. Policia ndërhyri pasi kishte marrë informacione se serat me sipërfaqe prej 2 hektarësh përdoreshin nga trafikantët.
Ato ishin në pronësi të 40-vjeçarit Hamit Dyli, i cili u shoqërua dhe pritet që të përballet me akuza të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
o,j.dita

Paskeni arrestuar te gjithe komunen. Ku ishte gjithe ky milet i madh se nuk e kuptoj pse duhet me u be si nje lajm sensacional.
Nuk shoh asgje te keqe, dikush ne bote do ta beje deri sa ka treg ….apo duhet te presim qe ta beje ligj Hollanda se i iken tregu pastaj …..hipokrizi
Mjerim total!!! Sa për kujtesë: Në kohën e regjimit socialkomunist nga një fshat i Shkodrës u arratisën për në Jugosllavinë e atëhershme pothuajse i gjithë fshati. Kapet vetëm njëri prej tyre, një burrë i vjetër. E pyet hetuesi në gjyq: pse ikët? – Për 100 arsye , – i thotë ai. E para, skemi bukë të hamë! -Hetuesi: Mjafton, s’më duhen 99 arsyet e tjera !! Tani njerëz mendoni dhe ghykoni vetë. Kjo qeveria jonë e dashur është e vetmja që mburret se po ndërton burgje të reja…. Mjerim total!!