Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbët “braktisën” Shqipërinë në 2022, më pak rusë dhe ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbët “braktisën” Shqipërinë në 2022, më pak rusë dhe ukrainas
AktualitetEkonomi

Serbët “braktisën” Shqipërinë në 2022, më pak rusë dhe ukrainas

Published: January 24, 2023
Shpërndaje

Konflikti Rusi-Ukrainë, që në fillim të tij në muajt e parë të vitit të shkuar, u cilësua si një faktor që do të sillte tkurrje të vizitorëve nga këto vende që po i drejtoheshin Shqipërisë, në formë individuale dhe të organizuar tre vitet e fundit.

Në të vërtetë nga Rusia dhe Ukraina turistët nuk kanë munguar as gjatë vitit 2022, por në shifra siç pritej ishin më të ulëta. Kështu për periudhën janar-nëntor 2022, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se ishin 37 mijë shtetas të huaj, nga 109 mijë që ishin për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rënie me 66% i atribuohet situatës së luftës. Ndërkohë shtetasit nga Rusia shënuan një tkurrje me 12% për janar-nëntor 2022 në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në total për 11-mujor hynë në Shqipëri 30 mijë shtetas nga Rusia.

- Publicitet -

Ardhja e dy grupeve si rusët dhe ukrainasit u theksua gjatë vitit të pandemisë në vendin tonë. Për shkak të mbylljes së kufijve dhe pamundësisë për të udhëtuar lirshëm, Shqipëria ndoqi një politikë më liberale, gjë që bëri që ukrainasit të vinin në formë të organizuar dhe e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë vitit 2021 kur u theksua më shumë.

Rusët, nga ana tjetër, edhe pse në shifra më modeste sërish përmes agjencive të interesuara po shihnin Shqipërinë si një treg për turizmin e organizuar në bashkëpunim me turoperatorët shqiptarë.

Turistët nga Serbia gjithashtu kanë pësuar një rënie me 2% për janar-nëntor 2022 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në shifra, Shqipërinë e vizituan mbi 95 mijë shtetas serbë nga 97 mijë që ishin në 2021 sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Edhe për turistët nga Serbia rritja gjatë viteve të pandemisë u pa si një mundësi për të kaluar drejt turizmit të organizuar më të konsoliduar por mbetet e paqartë sesa efektive ka qenë kjo përpjekje.

Një tjetër grup turistësh që gjatë vitit 2022 pësoi rënie në raport me vitin 2021 ishin shtetasit e huaj nga India. Në janar-nëntor 2021 numri i tyre ishte 14.4 mijë ndërkohë që në vitin 2022 për të njëjtën periudhë kjo shifër ishte me ulje 54%.

Heqja e plotë e kufizimeve në vitin 2022 duket se ka dhënë ndikim edhe këtu ku destinacionet e disponueshme për udhëtim ishin shumë më të mëdha dhe pati një rikthim të normalitetit.

Ndërkohë krejt e kundërta ka ndodhur me vende të tjera që kanë rritur numrin e vizitorëve drejt vendit tonë. Kosova vijon të jetë kryesorja ku për janar-nëntor shqiptarët e Kosovës shënuan shifrën mbi 3 milionë me rritje 20 për qind në raport me 2021-in.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Maqedonia e Veriut dhe Italia me rritje 19 për qind dhe 74 për qind që në numër është 631 mijë dhe 561 mijë hyrje të shtetasve nga këto vende.

Deri në nëntor 2022 në vendin tonë hynë 7.1 milionë shtetas të huaj, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë duke përmbysur edhe vitin 2019 që ishte më i miri deri para pandemisë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Erdogan says:
    January 24, 2023 at 3:30 pm

    Ska problem per kaurret e derrit.
    Sa te kini you Turqine qe you cliroi nga Vorio Epirotet “mire” do shkoni.
    Drejtesia d.m.th Zoti vonon por nuk Harron.

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    January 25, 2023 at 11:12 am

    Kurdise oren pellazgos, se te ka mbetur mbrapa!

    Reply
  • Tani says:
    January 25, 2023 at 12:00 pm

    O erdogan
    Mos shaj kauret se bithen palare si turqit nuk e kane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?