Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia, Vuçiç: Bisedova me Putin në telefon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia, Vuçiç: Bisedova me Putin në telefon
BoteLajmi i fundit

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia, Vuçiç: Bisedova me Putin në telefon

Published: March 30, 2026
Shpërndaje

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese për furnizim me gaz nga Rusia, njoftoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 30 mars, duke bërë që Moska të mbetet furnizuesja kryesore e Beogradit me gaz natyror.

Vuçiç njoftoi për këtë çështje pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Marrëveshja e re është për tre muaj dhe, sipas saj, Serbia do të mund të importojë 6 milionë metra kub gaz nga Rusia.

- Publicitet -

Në një konferencë për media, Vuçiç tha se çmimi i gazit do të jetë ndërmjet 320 dhe 330 dollarë për 1 mijë metra kub. Këto kushte ai i vlerësoi si “shumë të favorshme”, për çka falënderoi Putinin.

Marrëveshja afatshkurtër e arritur në dhjetor skadoi më 31 mars.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Serbia ka filluar të ulë varësinë nga gazi i Moskës, por ende më shumë se 80 për qind e nevojave për këtë i mbulon nga Rusia.

Kjo varësi nga Rusia, siç vlerëson për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë eksperti hungarez i energjisë Attila Holoda, kushtëzohet si nga faktorë ekonomikë ashtu edhe politikë.

Megjithatë, ai konsideron se në këtë moment faktori ekonomik mbetet më i drejtpërdrejtë.

“Gazi rus për një kohë të gjatë i është furnizuar Serbisë me kushte relativisht të favorshme, ndërsa infrastruktura ekzistuese dhe marrëdhëniet tregtare e bëjnë këtë opsion më të lehtë në afat të shkurtër”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, sipas Holodas, e rëndësishme është edhe dimensioni politik, në të cilin Beogradi përpiqet të ruajë marrëdhënie stabile me Moskën, duke balancuar qartë në raport me rrugën e tij drejt BE-së.

Bashkimi Evropian po përpiqet të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë nga energjia që i përdor për luftën në Ukrainë dhe planifikon që deri më 1 janar 2028 të ndalojë plotësisht importin e naftës dhe gazit rus.

Ndërprerja graduale e importit të gazit rus në territorin e BE-së ka nisur në fillim të vitit dhe nuk vlen për tranzitin e gazit rus drejt vendeve të treta.

Megjithatë, BE-ja pret nga Serbia, si vend kandidat për anëtarësim, që të harmonizohet gradualisht me të gjitha vendimet.

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia tashmë blen gaz edhe nga Azerbajxhani, përmes Bullgarisë, ndërsa ndërtimi i gazsjellësit drejt Maqedonisë së Veriut, që do të mundësonte qasje në gaz natyror të lëngshëm nga Greqia, pritet të nisë këtë vit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tahir Gashi says:
    March 31, 2026 at 10:15 am

    Keta e kane ne terezi!
    Vrasin, presin, pushtim, gjenocid…
    Nafte e gaz nga rusiqka, investime ne ekonomi nga Evropa,Turqia e Japonia!
    Miqte tane na kane lene nen tallavane e edit dhe saliut!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?