Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Serbia duhet ta njohë Kosovën”, Rama thirrje në KiE: Pranojeni si anëtare me të drejta të barabarta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Serbia duhet ta njohë Kosovën”, Rama thirrje në KiE: Pranojeni si anëtare me të drejta të barabarta
KryesorePolitike

“Serbia duhet ta njohë Kosovën”, Rama thirrje në KiE: Pranojeni si anëtare me të drejta të barabarta

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Europës se Serbia duhet që ta njohë Kosovën si shtet fqinj, të lirë, demokratik dhe të pavarur. Po ashtu, ai i bëri thirrje anëtarëve që Këshilli i Europës të pranojë Kosovën si anëtare me të drejta të barabarta.

“Është afërmendsh që Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet fqinj, të lirë, demokratik dhe të pavarur. Nëse ky hap për Serbinë mund të kërkojë kohë, pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në KiE nuk duhet të kërkojë më kohë. Bëjeni tani, dhe bëjeni për të gjithë ne. Për Europën, jo për Kosovën.

Për Europën që përballet sëbashku me një luftë të shëmtuar dhe nëse doni një opinion të dytë dëgjoni ukrainasit. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Pyetini ç’mendojnë tani? Dhe duke menduar për atë ç’ka ju thashë më parë përpiquni të përfytyroni Presidentin Zelensky 10 vjet më pas që bëhet pjesë e një diçkaje kaq surreale saç është presidenti Thaçi sot sepse Kremlini dhe Moska tanimë ka nisur të thotë se ka veprimtari të trafikimit të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas. Jini të përgatitur për këtë.

- Publicitet -

Me pranimin e Kosovës në këtë familje të madhe tonën, do të kontribuojmë për paqen dhe pajtimin në rajon. Do të konsolidojmë të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Europë do të mbështesim reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve në drejtësinë më të re të Europës. Do të ndihmojmë shoqërinë kosovare të mbajë qeverinë nën kontroll. Nuk kam aspak dyshim që Kosova do të vijojë të shënojë përparime në të gjitha këto fronte. Ajo çfarë më solli këtu është shqetësimi për demokracinë e Kosovës që pavarësisht moshës së saj të re, pavarësisht krizës aktuale do t’ia dalë, do të ecë mirë.

Është besimi i fortë i shqiptarëve në institucione si ky që është tronditur me vendimin tuaj, në atë vendim. Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet në mënyrë kaq të frikshme lutja e vetme që na vjen është për hir të Zotit mos i lini gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm. Jam këtu për ju, jam këtu për të gjithë ne, jam këtu si europian në tempullin europian të besimit në të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Ashtu si Shën Andou përfundoi duke u predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin, shpresoj që gabimet tragjike si ky që ka bërë kjo asamble me çlirimtarët nuk do të na kthejnë të gjithëve ne në heretikë. Jam këtu për t’ju përgjëruar që t’i shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë.

Të mbroni integritetin tuaj. T’iu dëshmoni të gjithë njerëzve të shtypur në botë dhe të gjitha viktimave të shkeljeve të drejtave të njeriut që ata mund të rezistojnë pa frikë, pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme një ditë mund të bëhet krim. Që viktimat nuk do të akuzohen në kriminelë, që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’ju vijë në ndihmë vetëm për t’ju kthyer sërish kurrizin më pas, që nuk do të degradojë dhe poshtërojë me akuza kaq të tmerrshëm, ata njerëz, dinjitetin e së cilëve prezupozohej të vinte në vend”, u shpreh Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Lasgushi. says:
    October 12, 2022 at 3:39 pm

    Prisni prisni,Vjollcen me Albinin si do ta tundin Strazburgun,e sa do te na nderojne ne shqiptaret,kur te shkojne atje.Sa minor do duket Edi,para tyre,si per pamje dhe oratori.

    Reply
  • Rrofshin shqiptaret. says:
    October 12, 2022 at 3:44 pm

    Me vjen keq per ata 10% shqiptare qe jetojne ne Kosove. Te tjeret meritojne te mbeten si Afganistani. Rrace e poshter dhe mosmirenjohese. Shoqeri thellesisht injorante, xheloze dhe dashakeqese ndaj Shqiperise.

    Reply
  • Ilia says:
    October 12, 2022 at 4:17 pm

    O Lasgush! Cfare flet!

    Reply
  • mali says:
    October 12, 2022 at 4:55 pm

    Ilia e ke trurin dyst taban te kuptosh Lasgushin.Vjollca me Albinin jane kosovare dhe Edi Rama del si kerici para gomarit.

    Reply
  • Tralala zura nje gale says:
    October 12, 2022 at 4:57 pm

    Eshte sarkazem o Ilia. Plus nje lapsus i vogel. Vjosen, jo Vjollcen.

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    October 12, 2022 at 5:31 pm

    O “maliiiii” , ja shofsh me mavri sic ja ke shuar…….ti dhe ca te tjere e keni mendjen fushe……o budalla , kush mund te mbante nje fjale te tille ne mes te Europes apo te Beogradit me pare o koqe ….jeni bere si ato shtrigat , e turpshme…..kritikojeni kur eshte per tu kritikuar o kafshe, por nje veprim te tille ceshtjes shqiptare nuk do tja kish bere askush sot .Prandaj “dai al Cesare quel che è di Cesare ” thote italiani ,por kembanat bien per ata qe kane veshe……

    Reply
  • mali says:
    October 12, 2022 at 5:42 pm

    Rama ne eshte shqiptar t’i beje jehone bashkimit me Kosoven dhe jo njohe duke e vecuar nga trungu.Ju jeni zagare te serbit qe e doni Kosoven te vecuar nga trungu.Kembanat po i bini per gezimin e serbeve qe jane kunder bashkimit.

    Reply
  • mali says:
    October 12, 2022 at 5:44 pm

    Haga do deshmi dhe jo fjalime qe te kenaqe Aliu nga selenica.

    Reply
  • ?+ says:
    October 12, 2022 at 5:48 pm

    ah mor mali filoserb kërkon prova e jo dëshmi.

    po haga imperialiste me çtë drejt e fur një njeri në burg pa prova.
    apo deri sa të dalin provat qëndron në burg

    o legen filoserb

    Reply
  • Sokrati says:
    October 12, 2022 at 7:25 pm

    @?+
    Ndaj te njejtin mendi me ju!
    Te tjeret jane te semure nga veremi, qe eshte produkt i inatit ne shkallen me siperiore, me emrin “urrejtje”…
    Duke mbajtur urrejtjen ne shpirt, i shkreeeeti shpirt se ç’heq! Gjykimi ne keta njeres kane ca fjale pa lidhje.
    Qendrimet e kryeministrit Rama meritojne nderim dhe pershendetje.

    Reply
  • mali says:
    October 12, 2022 at 7:37 pm

    Me fjalime nuk dalin nga burgu .

    Reply
  • Tani says:
    October 12, 2022 at 7:49 pm

    Të mos vlerësosh çfarë tha Edi Rama është të jesh mizgun në shpirt

    Reply
  • ?+ says:
    October 12, 2022 at 7:54 pm

    për ta thën e bëjn të tër.
    ik e bëje me vepra.
    se dhe rama për fjal ësht i pari.
    për veprat është maskarai dhe hajduti

    Reply
  • MALI says:
    October 13, 2022 at 12:17 am

    NENO MOJ QAJ E MBAJ ZI
    TE TURPEROJ NJE AXHAMI
    QE VELLA QUAN PUTININ
    E ARMIK LIDER ALBININ

    BOTA ME NE QESH E TALLET
    MALET RANE U NGRITEN HALET
    SKA ME BURRA SHQIPERIA
    NE FRON HAJNI TRADHETIA

    KOKEN NA E ULI
    HUMBEM DINJITETIN
    GJALLE ESHTE RINIA
    HARROI AMANETIN

    EH MOJ KOHE E LIG
    SA POSHTE NA RREZOVE
    JEMI VEND SHQIPONJASH
    APO E HARROVE

    Reply
  • Zgalem says:
    October 13, 2022 at 4:02 pm

    Jo vetem me kete fjalim , por me gjithe veprimtarine publicistike dhe diplomatike , Edi Rama e meriton te quhet Fanoli i koheve te reja . Ne fushen politike , eshte shume vite drite perpara Fanalit , sepse Fanoli deshtoi ne politike . Fjalimi i Edit , ne Keshillin e parlamentit europjan , ne 12 Tetor , e cfaqi Edin si nje diplomat dhe politikan klasi , qe ndoshta u gjend i vetmi , ne te tera ate salle , me deputet europjane. Buzhela , Kurti , Mustafai , qe kritikuan kete fjalim , jane opozitare te pa ndreqshem Gjekmarkaj u tregua ne lartesine e duhur , per vleresimin etiko-shkencor dhe atdhetar te fjalimit te Rames. Vleresimet e tjera negative , jane thjesht mbeturina berishiste . Historia , nuk njef nje fjalim te ngjashem , per mbrojtjen e Kosoves , vecohet fjalimi i Willsonit , per Shqiperine e pa varur . Sinqerisht , Zgalem

    Reply
  • Ai zoteria says:
    October 14, 2022 at 2:22 am

    Ky Thaci mo po te ishte kaq I eger me keto organe contrabande e ku di une,,,,,,nje dore per vete se gjeti ky trimi.?Apo e vuri doren ne vend te ndalur dhe iu tha fare.,Bote e cuditshme .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?