Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia ndalon mbajtjen e Paradës së Krenarisë së LGBTQ në Beograd
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbia ndalon mbajtjen e Paradës së Krenarisë së LGBTQ në Beograd
AktualitetBote

Serbia ndalon mbajtjen e Paradës së Krenarisë së LGBTQ në Beograd

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride disa ditë para se tubimi panevropian ishte parashikuar të mbahej në Beograd. Ky njoftim ka nxitur kritika nga organizatorët e kësaj ngjarjeje dedikuar komunitetit LGBT. Organizata “Krenaria e Beogradit” shkroi në Twitter më 13 shtator se policia serbe ka ndaluar marshin e sivjetmë të EuroPride-it dhe organizatorëve u është dorëzuar njoftimi zyrtar. Por, kjo organizatë u zotua se do të përdorë “të gjitha rrugët ligjore për të shfuqizuar këtë vendim” me qëllim që të organizojnë Paradën e sivjetme të Krenarisë.

Ministria e Brendshme më vonë konfirmoi për REL-in se marshi i EuroPride – i paraparë të mbahej më 17 shtator në Beograd – është ndaluar. Po ashtu është ndaluar mbajtja e një kundërproteste të paralajmëruar në po të njëjtën ditë. Ministria tha se ka “rrezik të lartë të sigurisë për pjesëmarrësit, por edhe për sigurinë e qytetarëve të tjerë”. Kjo ministri shtoi se pas një vlerësimi të sigurisë, kanë ardhur në përfundim se mbajtja e një marshi të tillë do të “paraqiste rrezik për dhunë, shkatërrim të pronës dhe forma të tjera të prishjes së rendit publik në një shkallë të gjerë”.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, shtoi se “në situatën aktuale gjeopolitike dhe tensionet në rajon, përplasjet e pakuptimta në rrugët e Beogradit do të bënin që pozicioni i shtetit tonë të ishte më i vështirë dhe do të vinin në rrezik sigurinë e pjesëmarrësve në marsh, por edhe të qytetarëve të tjerë”. Ndalesa për mbajtjen e marshit vjen disa ditë pasi protestuesit kundër Paradës së Krenarisë marshuan në Beograd. Protesta u organizua nga grupet e të djathtës ekstreme, me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe. Tensionet në Serbi janë rritur qëkur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, muajin e kaluar bëri thirrje për anulimin e EuroPride-it.

- Publicitet -

Por, organizatorët e kësaj ngjarjeje thanë se do ta mbajnë atë dhe e nisën Javën e EuroPride më 12 shtator, duke vendosur flamujt me ngjyra të ylberit. Kjo ngjarje kaloi pa asnjë incident. Pas njoftimit për ndalimin, gjatë një konference në Beograd, ku mori pjesë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq – e cila është lezbike – disa protestues kërkuan nga ajo që të mbahet marshi.

“Është e drejta juaj bazike njerëzore”, u përgjigj Bërnabiq, kur protestuesit brohoritën “Na lini të marshojmë të shtunën”.

EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ¿? says:
    September 13, 2022 at 8:59 pm

    Duan t’i mbushin mendjes qe nuk jane bytheqire, ne fakt jane kriptobytheqire.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 14, 2022 at 2:35 am

    Ajo qe me ben shume pershtypje eshte, pse e quajne paraden e tyre, nje “parade krenarie”.

    A mendojne ato se “menyra e tyre e jeteses” eshte superiore, “ne krasim me jetesen “tradicionale”?

    A desherojne ato qe “kjo menyre superiore” per te cilen jane krenarë. te perhapet,
    si nje “zgjidhje optimalete” per njerëzimin?

    A eshte e mundur, qe “pjesa e njerezve me familie tradicionale” te organizoje nje paradë të “vlerave,
    te konsoliduara ne shekuj”?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Mos rresht kurrë së buzëqeshuri…” ​Origjina e një mashtrimi letrar dhe thëniet e rreme në internet
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • ​Trashëgimia e fshehur dhe e frikshme e Luftës së Dytë Botërore
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?