Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sezoni turistik ‘24, Durrësi ofron më pak arkeologji dhe më shumë art
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Sezoni turistik ‘24, Durrësi ofron më pak arkeologji dhe më shumë art
Kulture

Sezoni turistik ‘24, Durrësi ofron më pak arkeologji dhe më shumë art

Published: May 17, 2024
Shpërndaje

Vizitorët në qytetin bregdetar gjatë sezonit të ardhshëm turistik do të shohin më pak objekte me karakter arkeologjik dhe historik, por do të kenë mundësi të ndjekin më shumë shfaqje artistike.

Për të dytin vit radhazi Muzeu Arkeologjik kombëtar i qytetit antik do ti ketë dyert e mbyllura për shkak të vonesave në restaurimin e godinës, si dhe në krijimin e eksponateve të rinj, në të tre katet e tij.

I mbyllur do të jetë edhe Muzeu Etnografik i vendosur që prej 45 vjetësh në një shtëpi karakteristike të lagjes historike.

- Publicitet -

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit 2019 i kanë mbajtur larg turistët, ndërsa ende nuk parashikohet restaurimi i mundshëm i tij.

Këtyre dy mungesave të rëndësishme për sezonin turistik të qytetit, i shtohen dëmtimet në galerinë e arteve pamore, e cila prej disa kohësh qëndron më shumë e mbyllur se sa e hapur.

Në këto kushte Teatri i Durrësit po kujdeset të mikpresë shfaqje nga trupa dramatike lokale, si dhe nga trupat e tjera të qyteteve pranë.

Në skenë do të ngjiten edhe orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, këngëtare të reja apo të njohura nga Durrësi dhe Kosova.

Bashkia ka bërë të njohur të shtunën 18 maj, si ditën e fillimit të sezonit turistik me një sërë veprimtarish artistike, të cilat edhe në mungesë të një kalendari publik duket se do të organizohen në sheshin qendror dhe në shëtitoren bregdetare.

Gjithçka në përpjekje për të krijuar një atmosferë artistike dhe kulturore të favorshme edhe në vigjilje të sezonit veror 2024, që parashikohet të ketë numra më të lartë si në turistë, ashtu dhe në të ardhura.

Më e vështirë do të jetë që artistët të performojnë në plazhin tradicional, në jug të qytetit, pikërisht aty ku pushojnë shumica e turistëve.

Edhe pse projekti i vitit të kaluar për krijimin e shëtitores së re ka përfunduar, sheshi i krijuar në sektorin “Apolonia” të plazhit nuk është shfrytëzuar asnjëherë si skenë spektaklesh.

Ndërkaq, vetëm 50 metra larg Bashkisë, Amfiteatri antik, i cili që prej 5 vjetësh synon ti nënshtrohet rivitalizimit, do ti presë vizitorët me të njëjtat kushte, me mungesa të nyjeve hidrosanitare dhe të guidave të shkruara.

Shumë pranë Forumit rrethor arkeologjik, mjaft i frekuentuar nga të huajt, ndodhet një monument tjetër, që u zbulua në fillim të viteve 1960, gjatë hapjes së themeleve të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Termat romake të shek. 1-2 të erës sonë mbeten ende pak të vlerësuara, dhe thuajse jashtë interesimit të udhërrëfyesve turistikë.

Të njëjtën situatë mungese vëmendjeje ka edhe mozaiku në Bazilikën e Arapajt, vetëm 4 km larg nga qendra e qytetit.

Në mungesë të muzeve kryesorë arkeologjikë dhe historikë, Durrësit gjatë kësaj vere i duhet të kujdeset më shumë për veprimtaritë me karakter artistik dhe kulturor./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?