Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sezonin turistik të 2022 e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sezonin turistik të 2022 e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët
AktualitetEkonomi

Sezonin turistik të 2022 e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

Sektori i turizmit ka shënuar një vit të mbarë në 2022-n, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë Europa.

Edhe gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova me 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj.

Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas.

- Publicitet -

Sipas INSTAT, rreth 37% të totalit të vizitorëve në vend, që konsiderohen si turistë e zënë ata vendas.

Pas turistëve vendas, renditen shtetasit e Kosovës. Hyrjet e shtetasve nga Kosova, të cilët patën peshën kryesore të turizmit gjatë periudhës qershor-shtator 2022 variuan nga 11%-16.7% muaj pas muaji (shiko grafikun në fund).

Pas shtetasve të Kosovës, për vendin e dytë “garojnë” italianët dhe polakët. Në qershor dhe korrik vizitorët nga Polonia ishin të dytët, me përkatësisht 7.1 dhe 6.3% të totalit të vizitorëve turistikë në vend.

Në gusht dhe shtator, stafetën e morën italianët, me përkatësisht 6.7% dhe 8.7% të totalit të numrit të vizitorëve gjithsej.

Gjermanët përbënë rreth 5-6% të totalit, të ndjekur nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut (4-5%).

Risi për këtë sezon ishin dhe 2.6% turistëve të huaj që vizituan vendin, kryesisht gjatë muajit qershor, pas disa mungesash nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtetasit europianë gjithnjë e më tepër po shfaqin interes për Shqipërinë. Rëndësia e këtyre të fundit qëndron në faktin se turistët jo rezidentë janë ata që sjellin më shumë të ardhura në ekonomi, dhe këtë e tregon më së miri edhe rritja e porosive në bare, restorante, hotele, rritja e likuiditetit etj.

Nga Kosova dominojnë turistët që vijnë të paorganizuar, me makinat e tyre, ndërsa polakët vijnë kryesisht përmes agjencive turistike.

Në total, gjatë katër mujorit të sezonit turistik 2022, 62.5% e vizitorëve në vend ishin turistë të huaj, pjesa tjetër vendas.

Megjithatë, kriza ka prekur dhe vizitorët e huaj, që po shfaqen më të kufizuar në shpenzime. Fatos Çerenishti, Administrator “FAFA Group” që ofron kapacitete të mëdha akomoduese në zonën e Golemit, pohon se viti 2022 në tërësi, me pjesën e sezonit veror si kryesor, ka qenë i mbarë për hotelerinë.

Por, ai shton edhe pse në numër turistësh ka rritje, shpenzimet e tyre kanë qenë të ulëta, sidomos sa u takon shpenzimeve jashtë paketës, në bar-restorante.

“Ky segment ka shfaqur tkurrje në të ardhura dhe mesa kuptoj është tendenca e kursimit, por edhe mundësive më të ulëta për të shpenzuar nga ana e individëve dhe familjeve, në kushtet e shtrenjtimit të kostos së jetesës me të cilën po përballemi të gjithë”, pohon ai.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 23, 2022 at 2:22 am

    Shqiptare nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut jane per ti falenderuar se jane patriote e atdhetare.Bravo shqipe te Kosoves dhe Maqedonise se Veriut.Respekte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?