Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shabani ironizon Këlliçin dhe e nxjerr blof: E kopjoi keq idenë tonë për transport falas!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shabani ironizon Këlliçin dhe e nxjerr blof: E kopjoi keq idenë tonë për transport falas!
AktualitetPolitikeShoqëri

Shabani ironizon Këlliçin dhe e nxjerr blof: E kopjoi keq idenë tonë për transport falas!

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

Kreu i ‘Nisma Thurje’, Endrit Shabani, ironizoi premtimin e kandidatit të opozitës për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit, për transport publik falas, duke thënë se e kishte kopjuar prej tyre. Shabani tha se premtimi i ‘Nisma Thurje’ për transport publik falas përfshin vetëm pensionistët, studentët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ai shtoi se partia synon të marrë vende në Këshillin Bashkiak për të sjellë ndryshime pozitive në kryeqytet. “Na i kanë marrë neve se e kemi nisur më herët por s’jam i sigurt nëse e kanë kuptuar drejt. Ne kemi propozuar që të kemi transport publik të unifikuar. Problemi më i madh që ka sot Tirana është transporti publik, ku është ineficent. Duam të shkojmë në këshill bashkiak si pykë, të heqim shumicën e të rinisim kontrollin. Është fokusuar te kryetari i bashkisë por harrohet këshilli bashkiak kur merren vendime. Privatët këta kanë leverdi që autobusët të lëvizin ngadalë. Leverdia e autobusit që lëviz ngadalë është se nëse autobusi vjen çdo 1 orë, do futen më shumë njerëz. Sa më ngadalë të lëviz autobusi, aq më pak harxhojnë për stafin, konsumin, kështu që e gjitha është qëllimi i fitimit. Ne sot nuk vëmë dot GPS se privati nuk do të kontrollohet. Kategoritë që duhet të lëvizin falas janë studentët dhe pensionistët. Po ashtu të bëjmë dhe 100 lekë biletën që ta përdorësh gjithë ditën në të gjitha linjat e të reduktojmë trafikun”, tha Shabani për ‘Report TV’.

Ai shtoi më tej se ‘Nisma Thurje’ propozon që linja e transportit duhet të jetë publike ndërsa theksoi se nuk ka asnjë arsye që transporti publik të jetë falas për kategoritë e tjera të qytetarëve. “Trafiku është humbje ekonomike, gjë që zgjidhet nga këshilli bashkiak. Këtë se kam parë të artikuluar as nga Belind Këlliçi, as nga Erion Veliaj. Propozimi ynë është që linja duhet të jetë publike. Skema aktuale ku private kanë marrë monopolet i imponohen bashkisë. Nëse këshilli bashkiak do mbetet si tani, premtimet bëhen dhe mbeten aty.  Unë besoj që garancia më e madhe që mund të kenë qytetarët e Tiranës është duke çuar këshilltarët e Nismës Thurje. Transporti falas për pensionistë dhe student, personat me aftësi të kufizuar. Për të tjerët besoj se nuk ka asnjë arsye pse të jetë falas. Një njeri e merr makinën sot se lëviz më shpejt, jo se është më lirë. Në Gjermani nuk bëhet fitim me autobusët”, shtoi Shabani.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. ¿? on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  3. xxx on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Greta on Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  5. Precizim on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?