Shtëpia e Bardhë ka filluar bisedimet me miliarderin Elon Musk për të mundësuar që shërbimi satelitor i kompanisë SpaceX të ofrohet në Iran, njoftoi të premten kanali televiziv CNN.
Kanali citoi zyrtarë amerikanë në dijeni të bisedimeve, të cilët thonë se Shtëpia e Bardhë e shikon shërbimin e internetit të quajtur Starlink, si një mënyrë e mundshme për t’u lejuar iranianëve qasjen në internet, dhe anashkalimin e kufizimeve të qeverisë.
Qeveria iraniane kufizoi së tepërmi qasjen në internet pasi filluan muajin e kaluar protestat për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga ashtuquajtura policia e moralit.
“Po bëjmë çfarë të mundemi për të mbështetur aspiratat e popullit iranian”, i tha CNN-it një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
“Njëkohësisht, kjo është vërtet një lëvizje iraniane, e udhëhequr nga vajzat dhe që po përhapet në aspekte të tjera të shoqërisë. Dhe ne nuk duam kurrsesi të eklipsojmë lëvizjen e tyre”, tha zyrtari.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të Zërit të Amerikës për koment.
Shërbimi Starlink, i cili përdor satelitët për të transmetuar shërbim interneti drejt tokës, i ka ofruar internetin Ukrainës që kur Rusia sulmoi ushtarakisht.
Kanali CNN njoftoi javën e kaluar se kompania SpaceX i ka kërkuar Pentagonit të paguajë dhjetëra miliona dollarë në muaj për të financuar shërbimin Starlink në Ukrainë. Pasi kjo u raportua në edicionet e lajmeve, zoti Musk shkruajti në Twitter se e ka tërhequr mbrapsht kërkesën për fonde.
Nuk dihet nëse shërbimi Starlink po kërkon financimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mundësuar aktivitetin në Iran.
Zonja Amini u arrestua më 13 shtator nga policia iraniane e moralit për “veshje të papërshtatshme të hixhabit”. Ajo vdiq tre ditë më vonë ndërsa mbahej nga policia, duke shkaktuar kështu protesta në mbarë vendin./VOA
a.m/dita

shumë i dobët amerika.
mbahet nga imperialistët.
kjo është koha juaj o proletarë.
rrëzoni imperialistët dhe fitoni pushtetin tuaj
O pordhetar, po akoma me ato utopirat e Marksit dhe shkerdhatlleqet e Leninit dhe bastardlliqet e Enverit shkon ti o rrote kari. Po a e di ti qe ne Amerike nuk ka proletare fare or debil. Po ka nga ata qe quhen homeless ose pashtepi, po nqs e pret shpetimin prej tyre, mire e ke.
qenke shumë i paditur o ¿?
që ta dish ti ku ka borgjezi ka proletariat.
këtë e ke edhe te historia e shkollave nuk është ndonjë mësim që ta jep marksi ose engelsi.
ata kanë thënë këtë që sa të ketë borgjezi do ketë edhe proletariat dhe i vetmi sistem pa klasa është komunizmi i cili zbatohet vetëm në rend global dhe komunizmi vjen vetëm nga diktatura botërore e proletariatit sepse proletariati është e vetmja klasë e aftë të shuajë çdo formë shfrytëzimi.
dhe që ta dish ti meqenëse sa të ketë borgjezi ka edhe proletariat mundësia për të rrëzuar kapitalizmin është gjithmonë një alternativë.
ndaj komunizmi ësht e ardhmja.
vetëm se komunizmi botëror ka një veçori: po erdhi nuk ikën më sepse zhduk çdo potencial të restaurimit të kapitalizmit.
veçse do shumë kohë për arritjen e komunizmit botëror.
ndaj herës tjetër mos e nxirr veten si idiot duke thënë që ska proletarë në amerikë.
proletarët janë klasa punëtore dhe jo të pastrehët dhe vandalët.
ata i përkasin lumpenit
Po jo o koqe “pordhetari”. Klasat ne shoqerine e sotme amerikane nuk jane ato qe ka pershkruar Marksi, e Lenini. Te jesh i paditur nuk eshte ndonje turp, traplleku shtohet kur duke qene i paditur hiqesh si i ditur, si puna jote demek. Ta kam thene nja nje milion here, dijes sate i ka perenduar me kohe Dielli. Ne Amerike (SHBA) klasa me dominante per nga numri eshte klasa e mesme, qe nuk ka asnje lidhje me pordhetariatin e Marksit, po nejse vazhdo te enderrosh. Kjo klasa e mesme qe thua zotrote punon, fiton dhe jeton sipas nje standardi qe nuk e kualifikon si “Proletariat”, dmth si pabuks.