Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA dënon ish-presidentin e Hondurasit me 45 vite burg për trafikimin e ‘tonelatave’ të kokainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA dënon ish-presidentin e Hondurasit me 45 vite burg për trafikimin e ‘tonelatave’ të kokainës
BoteLajmi i fundit

SHBA dënon ish-presidentin e Hondurasit me 45 vite burg për trafikimin e ‘tonelatave’ të kokainës

Published: June 26, 2024
Shpërndaje

Megjithse i patundur në qëndrimin e tij te pafajesise, ish-presidenti i Honduras, Juan Orlando Hernández u dënua sot në New York me 45 vjet burg për bashkëpunim me trafikantët e kokainës që kanë sjellë në SHBA rreth 400 ton kokainë gjatë një dekade, thanë zyrtarët.

Gjykatësi P. Kevin Castel dënoi Hernández dhe e gjobiti 8 milionë dollarë, duke thënë se masa duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë individët ‘me arsim të mirë dhe veshje ekstravagante’ që fitojnë pushet dhe statusin e tyre e përdorin për t’i shpëtuar drjetësisë kur bëjnë gjëra të gabuara.’

Një juri amerikane e kishte shpallur atë fajtor në mars pas një gjyqi dy-javor në Manhattan, që ishte në faqet e para të mediave në vendin e tij.

- Publicitet -

Por kjo nuk duket se e bënte ish-zyrtarin e lartë të ndryshonte qëndrim: “Jam i pafajshëm, jam akuzuar gabimisht dhe padrejtësisht,” tha Hernández me anë të përkthyesit të tij pas dhënies së dënimit.

Në deklaratën e tij te gjatë i dënuari u ndërpre disa herë nga gjyaktësi që i kujtonte se nuk lejohej të zgjatej shumë dhe se kjo nuk ishte mënyra për të sfiduar vendimin.

Hernández e quiante veten ‘hero’ të luftës kundër drogave, që kishte bashkëpunuar me autoritetet amerikane të tre adminsitratave të mëparshme për të reduktuar trafikun e drogave drejt SHBA.

Por gjykatësi tha se provat tregonin të kundërtën dhe se Hernández shfrytëzonte “aftësitë e tij të aktrimit” për ta bërë veten të dukej ndryshe, dhe se në fakt kishte përdorur policinë e ushtrinë e vendit për të ndihmuar trafikimin e drogave.

Castel e quajti Hernández një “politikan me dy fytyra, të etur për pushtet” që mbronte grupin e tij të trafikantëve.

Gjatë dhënies së dënimit, Hernández me syze dhe uniformën e burgut tundte kokën në mohim.

55 vjeçari Hernández, ka kryer dy mandate në krye të vendit amerikano-qendror me rreth 10 milionë banorë.

Me urdhër të SHBA, ai u arrestua në shtëpinë e tij në kryeqytetin Tegucigalpa në 2022 dhe u ekstradua në prill të atij viti.

Prokurorët thanë se Hernández ka bashkëpunuar me trafikantët që prej vitit 2004, duke marrë miliona dollarë rryshfet që kur u bë kongresmen dhe më pas president.

Hernández pranonte se paratë e drogave i shpërndaheshin të gjitha partive politike në Honduras, dhe mohonte të kishte përfituar vetë. Kjo e fundit sipas tij i solli arrestimin e dënimin.

Hernández insistonte se gjyqi i tij ishte i padrejtë pasi nuk u lejua të sillte provat e pafajësisë, dhe shtonte se në fakt “po gjykohej nga politikanët e trafikantët.”

Trafikantët e vrasësit që dëshmuan në gjyq thanë se Hernández mbronte disa nga trafikantët më të fuqishëm të Amerikës Latine si  Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili i kishte paguar rryshfet $1 milion në 2013 vëllait të Hernández, Juan Antonio, ish-kongesmen i dënuar tashme në SHBA përjetë në 2021.

Gjykatësi Castel shtonte se gjyqi ndaj Hernández ishte i drejtë dhe se provat tregonin për fajësinë.

Ai shtoi se Hernández kishte ndihmuar trafikantët të cilët nga ana tjetër kishin avancuar ambicjet e tij politike. “Qëllimi i tij kryesor ishte mbijetesa politike”, tha më tej Castel, shkruan thestar.com

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    June 26, 2024 at 11:01 pm

    Se kujt i ngjan ky bir kyrve president drogaxhi,,nga ana aktoriale??????????
    Edhe drogaxhi,edhw Delirant,,Edhe hajdut edhe qibar,edhe i dhjere edhe krenar????????
    Kemin edhe ne nje ketu qe bashkepunon shume me FBI,me Amerikant,me Evropiant kunder Drogave,kunder korrupsionit,
    BLLOK ESHTE BERE.!

    Reply
  • capi says:
    June 27, 2024 at 1:53 am

    Z. Demo ketu me duket se ke gabim. Ai qe nenkupton ti, nuk mund te jete trafikant se ka prirje te shkelil nje nga “10 Urdheresat (Commandments) e trafikantit , “kurre mos perdor mallin qe duhet te shesesh”. Sa ke ti pensionin i merr nga hunda ne dite. Te nxjerr bisnesin me kumbje.

    Reply
  • demo says:
    June 27, 2024 at 3:16 am

    capi,humori eshte aftesi e njeresve te mencur.Ke thene dy fjale me qoke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?