Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Hakerët rusë përgjegjës për shumicën e sulmeve kibernetike më 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Hakerët rusë përgjegjës për shumicën e sulmeve kibernetike më 2021
AktualitetBote

SHBA: Hakerët rusë përgjegjës për shumicën e sulmeve kibernetike më 2021

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Një program kompjuterik i pagesave i krijuar nga hakerët rusë është përdorur në tre të katërtat e të gjitha skemave të mashtrimit të raportuara nga një agjenci amerikane e krimit financiar në gjysmën e dytë të vitit 2021, thuhet në një analizë të Departamentit të Thesarit të publikuar të martën.

Në analizën e publikuar në përgjigje të rritjes së numrit dhe ashpërsisë së sulmeve me programe kompjuterike kundër infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara që nga fundi i vitit 2020, Rrjeti i Policisë amerikane për Krimet Financiare, FinCEN, tha se kishte marrë 1,489 dosje të këtyre llojeve të sulmeve me vlerë gati 1.2 miliardë dollarë në vitin 2021, një rritje prej 188% krahasuar me vitin paraprak.

Nga 793 incidente të sulmeve me programet “ransomware” të raportuara nga FinCEN në gjysmën e dytë të vitit 2021, 75% “kishin një lidhje me Rusinë, përfaqësuesit e saj ose personat që vepronin në emër të saj”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Uashingtoni mban këtë javë një takimme zyrtarë nga 36 vende dhe Bashkimi Evropian, si dhe 13 kompani globale për të trajtuar kërcënimin në rritje të sulmeve kibernetike financiare dhe krimeve të tjera kibernetike, duke përfshirë përdorimin e paligjshëm të kriptomonedhave.

“Ne mund të zgjedhim një qasje krejtësisht ndryshe për sfidën e sulmeve me programet ‘ransomware’, dhe në disa raste, me mjete krejtësisht të ndryshme, por ne e dimë se këto lloje sulmesh kibernetike mbeten një kërcënim kritik në të gjithë globin dhe vazhdon të jenë fitimprurëse për grupet kriminale”, u tha zyrtarëve Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

Programet “ransomware” mundësojnë bllokimin e të dhënave të viktimave, dhe më pas hakerët u ofrojnë atyre një fjalëkalim për zhbllokimin e të dhënave në këmbim të pagesave në kriptomonedha që mund të arrijnë vlerën e miliona dollarëve.

Një zyrtar amerikan të martën tha se Departamenti i Thesarit muajin e kaluar zmbrapsi sulmet kibernetike nga një grup hakerësh pro-rusë, duke parandaluar përpjekjen e tyre për ndërhyrje, një shembull, sipas tij, i një qasjeje më të fortë të departamentit ndaj sigurisë kibernetike të sistemit financiar./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 2, 2022 at 2:23 am

    Vetem keto ruset jane duke kontrolluar cdo darkweb. Kur do mbarojne keto ankthe per milliona njerez qe bien pre e mashtrimeve

    Reply
  • filorusi says:
    November 2, 2022 at 7:29 am

    faktikisht amerikane5 kan me shum pajisje dhe te per kibernetiken.
    kushedi sa hacker ka punesuar amerika per te mbrojtur sistemet.
    pse sna jep garanci amerika qe nuk sulmon vendet e tjer por rusia.
    a nuk po e kuptoni qe jan te stisura si çeshtja me spiunet e gramshit.
    pse ça interesi ka rusia per gramshin?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bill Gates alarmon botën: IA mund të shkaktojë katastrofa me deri në 1 miliard viktima
  • Marrëdhënia Turqi-Greqi, sërish dallgë në Egje?
  • Horoskopi 28 Shtator 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme
  • Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  2. Glaukias on Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  3. Socialpis i nershëm... on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. Socialistët i ndershëm.. on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Dajti on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?