Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se brenda pak orësh bota mund të marrë “disa lajme të mira”, në lidhje me negociatat që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Teksa ishte duke folur për gazetarët në New Dehli, Rubio la të kuptohet që mund të ketë një njoftim zyrtar më vonë gjatë ditës së sotme, në lidhje me zhvillimet në Lindjen e mesme, përfshirë këtu çështjet e lidhura me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare për transportin e naftës dhe gazit.
“Mendoj se ndoshta ekziston mundësia që në orët e ardhshme bota të marrë disa lajme të mira”, u tha Rubio gazetarëve.
Marrëveshja gjithashtu do të fillonte një “proces që në fund të fundit mund të na lërë aty ku presidenti dëshiron të jemi, dhe kjo është një botë që nuk ka më pse të frikësohet ose të shqetësohet për një armë bërthamore iraniane”, shtoi ai.
Rubio tha se është bërë përparim në 48 orët e fundit në një skicë që mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës rreth Ngushticës së Hormuzit. Ai përsëriti se Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore dhe tha se sulmet ndaj anijeve tregtare ishin “krejtësisht të paligjshme”.
Komentet e tij erdhën pasi Trump tha se një propozim që përfshinte hapjen e Ngushticës së Hormuzit ishte “negociuar kryesisht”, sipas mediave të huaja.
j.l./ dita

Edhe kerbacin edhe kulacin.
Nese se shpejti Amerika me Iran do pajtohet,
nje li-dhjer i madh ne Ballkan do pezmatohet,
eshte ai li-dhjer qe servilizmin e peruljen ka demostruar,
me Muxhahedinet e MEK qe ne vend te tij ka strehuar,
pra nese Amerika dhe Irani pajtohen e paqja vjen,
ai servilizmi i li-dhjerit me asnje dysh nuk vlen,
A politik kurve à u QR
“Mendoj se NDOSHTA EKZISTON MUNDESIA që në orët e ardhshme bota të marrë disa lajme të mira”
Irani eshte kthyer ne SAFARI per te provuar efektshmerine e armeve Amerikia dhe Izraeli.Sigurisht Irani ka fituar,po c`kusur kane ato vendet rrotull.
Kujt i pellcet mer daku ca thoni ju ne usa?
Me te vertete mendoni se gjithe bota i ka syte tek ju?Njerezit kane nje jete per te jetuar e hallet e tyre e as nuk ju shkon ndermend ca karlliqesh beni e thoni ju.Bota eshte me nivelin e mbijeteses dhe juve ju mamlkon perdite.
Ju zencin mallkimet e popullit e mos ia pafshim
me fytyrat ketyre llumerve