Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut
AktualitetBote

SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

SHBA dhe Japonia kanë dënuar lëshimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut.

Ky njoftim erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bisedoi me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, tha Shtëpia e Bardhë më 4 tetor.

Biden përsëriti se SHBA-ja “është e përkushtuar për mbrojtjen e Japonisë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë mbi Japoni”, u tha në deklaratë.

- Publicitet -

“Liderët bashkërisht dënojnë testin e raketës, e shohin atë si kërcënim për popullin japonez, destabilizimin e rajonit dhe shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, u shtua në deklaratë.

Biden dhe Kishida po ashtu konfirmuan se do të vazhdojnë të koordinojnë përgjigjen e tyre të përbashkët, me Korenë e Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar.

Më 4 tetor, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Testimi i fundit – që është i pesti që Koreja e Veriut ka kryer në dhjetë ditët e fundit – shtyri Japoninë që të aktivizojë sistemin e alarmit të raketave dhe të lëshonte një paralajmërim të rrallë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të strehoheshin në vende të sigurta.

Për herë të fundit, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë mbi Japoni më 2017, në kohën kur lideri verikorean Kim Jong Un, kishte shkëmbyer akuza me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Koreja e Jugut tha se raketa balistike me rreze të mesme veprimi fluturoi rreth 4.500 kilometra – që mund të jetë distancë rekord për fluturimet e raketave të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, e quajti “provokim” lëshimin e raketës dhe tha se ky testim përbën shkelje të rezolutave të OKB-së, duke u zotuar për “përgjigje të fuqishme”./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?